Hapet thirrja për pjesëmarrje në shkollën verore në Universitetin e Prishtinës

Njoftime Studentet

Universiteti i Prishtinës organizon shkollën verore ndërkombëtare për studentë nga e gjithë bota. Shkolla verore PISU 2023 do të mbahet në Prishtinë nga data 3 deri më 14 korrik 2023.

Gjatë periudhës 2-javore do të ofrohen 14 kurse cilësore me literaturë moderne që lidhen me fusha të ndryshme të studimit si: shkencat sociale, drejtësia, ekonomia, artet, mjekësia, etj. Diskutimet apo panelet publike të cilat ngrenë debate socio-ekonomike do të jenë pjesë e shkollës verore. Komunikimi në të gjitha kurset do të zhvillohet në gjuhën angleze. Pjesëmarrësit që do të ndjekin të paktën 80% të programit dhe do të kalojnë provimin, do të pajisen me çertifikatë dhe kredite. Per me teper klikoni….

Për përzgjedhjen e kurseve klikoni katalogun:

https://drive.google.com/file/d/1P-lTOj0Oh38D3GnvkFcdHgxplqfYD8hT/view?usp=sharing

Përveç studimit në fushat e interesit, pjesëmarrësit do të mund të bëhen pjesë e ekskursioneve, programeve kulturore dhe aktiviteteve ekstrakurrikulare për të zbuluar bukuritë e Kosovës.

Aplikimet janë të hapura deri më 26 maj 2023. Për informacione të mëtejshme mund të kontaktoni:

Email: uvp@uni-pr.edu. FACEBOOKhttps://www.facebook.com/prishtinasummeruniversity

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *