Përfundon trajnimi treditor i “Kampit të inovacionit mbi sipërmarrjen”

Aktivitete

106 studentë të UGJ u bënë pjesë e trajnimit studentor treditor “Kampi i Inovacionit mbi sipërmarrjen”, ku u pilotuan 4 modulet e dizenjuara në kuadër të projektit EntrAL.
Përfaqësues të industrisë, Enea Shalari dhe Klaudio Imeraj, ndanë me audiencën, përvojën e tyre në sipërmarrje që ka nisur gjatë kohës kur ata ishin ende studentë 👩‍🎓👨‍🎓
Ata inkurajuan studentët pjesëmarrës të intensifikojnë punën e tyre, edukimin sipërmarrës dhe kultivimin e aftësive sipërmarrëse duke nënvizuar faktin se sipërmarrës nuk lind, por bëhesh, duke gërshetuar faktorë të tillë si inisiativa e lirë, kreativiteti, komunikimi, këmbëngulja dhe vendosmëria për të bërë ëndrrat realitet.
“Kampi i inovacionit mbi sipërmarrjen” ishte një trajnim prej 36 orësh të ndara në auditor dhe orë pune e pavarur në grup, me mentorimin e trajnereve Majlinda Bobrati, Eduina Guga, Daniela Qiqi.
Në përfundim të kampit të inovacionit, grupet prezantuan idetë e tyre të biznesit si pjesë e një konkursi ku juria e përbërë nga trajnerët votoi për 3 prezantimet më të mira midis të cilave edhe ekipi fitues.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *