Edukimi i aftësive sipërmarrëse

Aktivitete

Në një tjetër modul trajnimi pilot, të organizuar në kuadrin e projektit EntrAL, 87 mësues të ciklit të ulët dhe parashkollor të arsimit parauniversitar në Qarkun e  Gjirokastrës u certifikuan  në modulin me temë: “Edukimi i aftësive sipërmarrëse”.

Temat kryesore të programit u trajtuan përgjatë tre ditëve trajnimi të zhvilluara në ambientet e Universitetit të Gjirokastrës nga lektoret trajnere Majlinda Bobrati,  Irena Boboli & Mimoza Çarka.

Trajnimi synon edukimin e mësuesve të ciklit të ulët dhe parashkollor për  zhvillimin e mendësisë sipërmarrëse tek fëmijët që në moshë të hershme.

Përveç anës teorike pjesëmarrësit u bënë pjesë e aktiviteteve praktive, ndërsa në mbyllje iu nënshtruan testimit përfundimtar.

Gjatë trajnimit ndanë eksperiencën e tyre dhe përcollën mesazhe të rëndësishme, lidhur me edukimin në sipërmarrje, edhe përfaqësues nga bota e biznesit.

Etleva Yzo foli mbi shfrytëzimin e mundësive dhe shndërrimin e problemeve në mundësi. Në cilësinë e ish – mësueses znj. Yzo, nënvizoi rëndësinë e punës për nxitjen e kreativitetit tek nxënësit që në moshë të vogël si dhe inkurajimin e nismës së lirë.

Emocione të veçanta i dhuroi auditorit ish – mësuesja sipërmarrëse Ollga Paguna, e cila ndau me pjesëmarrësit në trajnim eksperiencën e saj në fushën e biznesit dhe përcolli mesazhe të rëndësishme tek mesuesit duke vlerësuar rolin e tyre madhor në të ardhmen e brezave dhe shoqerisë në përgjithësi.

Trajnimi i rradhës ka si grup të synuar studentët e UGJ në një trajnim që do të organizohet në datat 16, 17, 18 Maj 2023.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *