Universiteti “Eqrem Çabej” çel modulet e trajnimit nga LLL Center për mësuesit e arsimit parauniversitar për periudhën Janar – Mars 2024. Trajnimet zhvillohen në kuadrin e 16 moduleve për mësuesit e APU, të akreditura nga ASCAP dhe të implementuara prej vitit 2021 edhe në Universitetin e Gjirokastrës.Ju mund të regjistroheni në këto module trajnimi:Njësia Bazë e Edukimit dhe Metodologjisë së Mësimdhënies:
1. Aspekte të një komunikimi të ri në shkollë. – 2 kredite 08.01.2024-13.01.20242.
Modele dhe strategji të të nxënit vetërregullues për fëmijët me dhe pa vështirësi në të nxënë. – 1 kredit 11.01.2024-13.01.2024
3. Edukimi i mendimit kritik nëpërmjet medias. – 1 kredit 06.02.2024-08.02.20244. Projektimi i të nxënit për të gjithë, format e mësimdhënies dhe stilet e të nxënit. – 2 kredite 05.03.2024-10.03.20245. Përshtatja dhe modifikimi i planit edukativ në varësi të nevojave të çdo nxënësi. – 2 kredite 25.03.2024-30.03.2024
Njësia Bazë e Gjuhës, Letërsisë dhe Qytetërimit Grek:
1. Kompetencat kyç, kompetencat lëndore dhe rezultatet e të nxënit. – 1 kredit 24.01.2024-26.01.20242. Planifikimi sipas nevojave të nxënësve. – 1 kredit 06.02.2024-08.02.20243. Komunikimi me nxënësit, prindërit, kolegët. – 1 kredit 19.02.2024-21.02.20244. Trajnime sipas përmbajtjes shkencore sipas fushave, lëndëve. – 1 kredit 25.03.2024-27.03.2024
Trajnimet zhvillohen në zyrën e LLL center, ora 13:00 – 19:00