Përfshihu në kërkim të aplikuar për Bashkitë.
Universiteti “Eqerem Çabej” Gjirokastër, në bashkëpunim me OSBE – Prezencën në Shqipëri dhe bashkitë partnere, fton studentët të bëhen pjesë e një programi kërkimi të aplikuar përmes mbledhjes dhe analizës së të dhënave nga terreni, në mbështetje të qeverisjes vendore dhe zhvillimit të qëndrueshëm lokal.
Kjo nismë zhvillohet në kuadër të Grupit të Punës Bashki–Universitet dhe synon të forcojë lidhjen ndërmjet universitetit, institucioneve vendore dhe komunitetit përmes përdorimit të të dhënave dhe analizës kërkimore në proceset e planifikimit vendor.
Çfarë synon programi?
Programi synon të angazhojë studentët në:
- mbledhjen dhe analizën e të dhënave në nivel vendor;
- kërkim të aplikuar mbi problematika konkrete të bashkive;
- zhvillimin e rekomandimeve praktike për politikat vendore;
- mbështetjen e hartimit të policy briefs dhe analizave lokale.
Studentët do të punojnë në bashkëpunim me:
- Qendrën Kërkimore të Universitetit;
- bashkitë partnere;
- ekspertë dhe pedagogë mentorë;
- OSBE – Prezencën në Shqipëri.
Angazhimi i studentëve:
- Korrik 2026. Mbledhja e të dhënave dhe vizita në terren në bashkitë partnere.
- Gusht -Tetor 2026. Përpunimi dhe analiza e të dhënave, përgatitja e inputeve analitike dhe mbështetje për policy briefs.
Studentët do të trajnohen mbi:
- metodologjinë e kërkimit;
- etikën dhe mbledhjen e të dhënave;
- analizën bazë të të dhënave;
- hartimin e produkteve analitike.
Fushat ku mund të përfshiheni:
Në bazë të prioriteteve të identifikuara me bashkitë, studentët mund të angazhohen në temat e mëposhtme:
Qeverisje mjedisore
- Menaxhimi i mbetjeve
- Cilësia e ujit dhe ajrit
- Pyjet dhe biodiversiteti
Zhvillim lokal dhe rural
- Migrimi dhe braktisja e zonave rurale
- Agrobiznesi dhe ekonomia lokale
- Punësimi dhe përfshirja e të rinjve
Turizëm dhe ekonomi lokale
- Analiza e flukseve turistike
- Promovimi i produkteve lokale
- Turizmi i qëndrueshëm dhe sezonaliteti
Shëndeti publik dhe shërbimet
- Aksesi në shërbime
- Faktorët mjedisorë dhe shëndeti
- Infrastrukturat sanitare dhe ndikimi në komunitet
Përfitimet për studentët
- Përvojë praktike në terren
- Punë direkte me bashkitë dhe ekspertë të fushës
- Certifikatë pjesëmarrjeje
- Letër reference
- Mundësi për zhvillim profesional dhe akademik
- Përfshirje në produkte analitike dhe policy briefs
Si të aplikoni:
Dërgoni një letër aplikimi ku shprehni interesin tuaj për tu përfshirë në këtë projekt dhe mendimin tuaj se si mund të realizohet puna kërkimore.
Aplikimet të dërgohen në: qkzhv@uogj.edu.al
Afati i aplikimit: 19 qershor 2026
Bëhu pjesë e një eksperience praktike që lidh studimet me realitetin dhe kontribuon drejtpërdrejt në zhvillimin e komunitetit!
