“Programet e përbashkëta të studimit – një sfidë e sistemit arsimor universitar”

Aktivitete

Ka qenë kumtesa e mbajtur nga profesori i universitetit “Zoja e Këshillit të Mirë”, Edmond Hajdëri.

Të pranishëm ishin anëtarë të stafit akademik të UGJ – së të cilët bashkëbiseduan mbi sfidat dhe rëndësinë e programeve të përbashkëta dhe procesin e ndërkombëtarizimit të institucioneve të arsimit të lartë në vend.

Rektori i UGJ, prof.dr. Bektash Mema, e cilësoi kumtesën e sotme si të vlefshme për Universitetin e Gjirokastrës në këtë fazë përpjekjesh ndërkombëtarizimi. “Shumë departamente janë përfshirë intensivisht në punën e implementimit të programeve të përbashkëta. UGJ synon të ketë ciklin e tretë të studimeve”, shtoi ai.

Gjatë ligjëratës së vet prof. Hajdëri theksoi se procesi i implementimit të programeve të përbashkëta është një proces vizionar dhe i rëndësishëm për garantimin e standarteve dhe cilësisë intelektuale dhe profesionale.

“Programet e përbashkëta të studimit janë një vlerë e shtuar e arsimit të lartë dhe një urë institucionale, profesionale dhe kulturore. Ato janë instrumenti më efikas, më kompleks dhe më i shpejtë për ndërkombatarizimin e Arsimit të Lartë Kombëtar dhe progresin e tij drejt Zonës Evropiane të Arsimit të Lartë”, tha në ligjëratën e vet prof. Edmond Hajdëri.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *