Bashkëpunimi i mirë mes Italisë dhe Universitetit të Gjirokastrës ka qenë fokusi i takimit të zhvilluar paraditen e sotme mes rektorit të UGJ, prof.dr. Bektash Mema dhe zv/ambasadorit italian Alberto Petrangeli.

Aktivitete

Të pranishëm në takim ishin edhe zv/rektorja për marrëdhëniet me jashtë prof. asoc. Valbona Duri dhe konsulli i nderit i Italisë në Gjirokastër, Teodor Bilushi.

Për rektorin Mema bashkëpunimi me universitetet italiane është një aset i rëndësishëm për Universitetin e Gjirokastrës dhe kjo praktikë disavjeçare do të zgjerohet më tej edhe me universitete të tjera italiane dhe programe të reja. “Ambasada italiane ka qenë një faktor pozitiv dhe tashmë është momenti të bashkohemi për zhvillime të reja”, u shpreh ai.

Zv/ambasadori Petrangeli pohoi mbështetjen e vazhdueshme të Italisë për Universitetin e Gjirokastrës, si një ndër universitetet e para që ka ecur në rrugën e bashkëpunimit dypalësh. Ndër të tjera ai tha se “duhet të punojmë së bashku për të forcuar universitetet shqiptare në rrethe dhe të frenojmë spostimin e studentëve drejt Tiranës”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *