- Programi i studimeve te Ciklit te Pare
Programi i studimeve universitare / Arsimi Fillor: Bachelor ne Arsimi Fillor
Programi i studimeve universitare / Arsimi Parashkollor: Bachelor ne Arsimi Parashkollor
- Programi i studimeve pasuniversitare:
Master Profesional ne Mesues i Arsimit Fillor Klasa I-V: Mesues i Arsimit Fillor Klasa I-V
Master Profesional ne Mesues ne Edukimin Special: MP ne Mesues ne Edukimin Special
- Programi i Studimeve Master i shkencave:
Plani mesimor per programet e studimit me karakter professional
Edukatore per Zhvillimin Dhe Edukimin e Femijerise se Hershme: Edukatore per Zhvillimin Dhe Edukimin e Femijerise se Hershme
- Kerkime/Studime
FAKULTETI EDUKIMIT DHE SHKENCAVE SHOQERORE
DEPARTAMENTI I EDUKIMIT DHE METODOLOGJISE SE MESIMDHENIES
FUSHAT E INTERESIT NE KERKIMIN SHKENCOR
1. Edukimi gjate gjithe jetes.
Problematikat dhe pervojat e edukimit te vazhdueshem ne plan te pergjithshem. Format e organizuara dhe jo te organizuara. Lidhja e te mesuarit gjate gjithe jetes me tregun e punes dhe zhvillimin teknologjik bashkekohor.
Formimi dhe zhvillimi profesional i mesuesve si aspekt i rendesishem i te mesuarit gjate gjithe jetes. Legjislacioni, praktikat konkrete, politikat e zhvillimit.
2. Edukimi nderkulturor.
Plani global, rajonal, lokal. Edukimi ne nje shoqeri multikulturore.. Dimensioni social dhe edukativ.
Dimensioni nderkulturor ne sistemin e edukimit dhe praktiken e institucioneve edukative ne rajon ( curricula shkollore, praktike, politika arsimore etj.)
Edukimi nderkulturor dhe proceset e integrimit ne edukim ne procesin e pergatitjes se mesuesve.
Proceset nderkulturore tek emigrantet
3. Zhvillimi i sistemit dhe i curriculave per pergatitjen e mesuesve ne arsimin e larte sipas sistemit te Bolonjes.
Tranformimet ne sistemin e formimit te mesuesve per nivele dhe cikle te ndryshme
Zhvillimi i curriculave dhe i mesimdhenies
4. Gjitheperfshirja ne edukim.
Edukimi dhe arsimimi i femijeve me nevoja te vecanta. Problematikat e diagnostikimit , permbajtjes dhe metodave te punes me ta.
5. Psikologjia dhe Shkolla.
Problematika psikosociale e marredhenieve ndermjet komponenteve ne procesin mesimor edukativ dhe ndikimi i tyre ne cilesine e mesimdhenies dhe te nxenit. Motivimi. Menaxhimi i klases. Etika e sjellljes. Problematika moshore dhe individuale. Fushat e veprimit te psikologeve shkollore. Etj.
POZICIONI DHE MISIONI I DEPARTAMENTIT TE EDUKIMIT DHE METODOLOGJISE SE MESIMDHENIES ( DEMM)
Departamenti i Edukimit dhe Metodologjise se Mesimdhenies ( DEMM ) është një nga departamentet e Fakultetit te Edukimit dhe Shkencave Shoqerore (FESHSH) te Universitetit “Eqrem Cabej “ Gjirokastër. DEMM realizon përgatitjen e mësuesve me arsim të lartë për arsimin Parashkollor dhe për Arsimin Fillor (klasat I-V ) të arsimit 9-vjecar. Gjithashtu, që nga fillimet e veta ka mbuluar me stafin e vet akademik formimin psiko-pedagogjik të studentëve të degëve të tjera të Universitetit “ E.Cabej” që përgatiteshin si mësues për shkollat 9- vjecare dhe të mesme të vendit. Ne kuadrin e zhvillimeve te arsimit te larte ne perputhje me Marreveshjen e Bolonjes , stafi i DEMM mbulon lëndët e karakterit psikpedagogjik të curricules se Programeve Master Profesional në Mësuesi për Arsimin e Mesëm të Ulët ( Kl. 6-9) në këtë universitet.
Departamenti ofron 2 diploma :
– Bachelor në Mësuesi për Arsimin Fillor
– Bachelor në Mësuesi për Arsimin Parashkollor
Ky pozicion dhe mission i DEMM ka përcaktuar gjithashtu edhe drejtimin kryesor dhe dominant të aktivitetit kërkimor shkencor të departamentit : problematika psikopedagogjike e edukimit të nxënësve në shkollë në të gjitha aspektet e saj , që nga formimi cilësor i mësuesve në universitet dhe deri tek metodologjitë e reja bashkëkohore të mësimdhënies në shkollë .
- Rregullore e departamentit te DEMM: