Projektet

  • Thirrje për Projekte
  • Tabela e Projekteve
  • Projekte Erasmus+
  • Projekte Jean Monnet
  • Projekte IPA
  • Projekte TEMPUS
  • Projekte të financuara nga Ambasada Amerikane
  • Projekte të financuara nga AKKSHI
  • Projekte të financuara nga UGJ
  • Thirrje për Projekte
  • Thirrje për aplikime për projekte kerkimore shkencore te financuara nga UGJ.
  • Aneks 1: Përshkrimin e detajuar të projekt propozimit.
    Aneks 2: Buxhetin e detajuar të parashikuar për projektin.
  • Hapen thirrjet për shkrim projekt propozimesh në kuadër të programit The Interacademy Partnership (IAP).
  • Hapen thirrjet për shkrim projekt propozimesh në kuadër të programit Research Expertise from Academic Diaspora (READ).
  • Thirrja e dytë për aplikime për projekte kërkimore – shkencore ANEKS-1a. Forma e aplikimit për projekte të UGJ-së ANEKS-2a. Forma e Propozimit Financiar 2024
  • Hapen thirrjet për aplikime për projekte kërkimore – shkencore
  • Njoftim për shtyrje afati per aplikime projektesh kerkimore shkencore deri me 5 korrik 2024 ANEKS-1. Forma e aplikimit për projekte të UGJ-së ANEKS-2. Forma e Propozimit Financiar 2024
  • Hapen thirrjet për shkrim project propozimesh në kuadër të programit Horizon Europe – ERA
  • Hapet thirrja për aplikime për përfitim grantesh nga Fondi i Kërkimit AUAP 2023
  • Hapet thirrja për projekte kërkimore shkencore
  • Hapet thirrja për shkrim projektesh në kuadër të programit Erasmus+
  • PROJEKTE TËBASHKËFINANCUAR NGA AKKSHI
  • PROJEKTE TË FINANCUAR NGA UGJ
  • PROJEKTE TË BASHKËFINANCUAR NGA PROGRAMI ERASMUS+
  • PROJEKTE TË BASHKËFINANCUAR NGA INTERREG-IPA CBC GREECE-ALBANIA
  • PROJEKTE TË BASHKËFINANCUAR NGA TEMPUS
  • PROJEKTE TËFINANCUAR NGA AADF
  • PROJEKTE TË FINANCUARA NGA AMBASADA AMERIKANE NE TIRANË
  • LISTA E PROJEKTEVE E PËRDITËSUAR.
  • Projekte Erasmus+
  • 1. 1 DilanEdu-WB – TRANSFORMIMI DIGJITAL NË STUDIMIN E GJUHËS DHE EDUKIMIN NË BALLKANIN PERËNDIMOR
  • 1. 2 DilanEdu-WB PROJECT PRESENTED AT THE FIRST INTERNATIONAL SCIENTIFIC CONFERENCE ON GREEK EDUCATION AND CULTURE IN ALBANIA
  • 2. TCCWB – MBËSHTETJA E ZHVILLIMIT TË KOMPETENCËS TRANSKULTURORE PËR PROFESIONISTËT E KUJDESIT SHËNDETËSOR NË BALLKANIN PERËNDIMOR
  • 3. ENTRAL – AFTËSI SIPËRMARRËSE PËR NJË ARSIM MODERN NË SHQIPËRI
  • 4. QUADIC – ZHVILLIMI I CILËSISË PËR KOOPERIMIN NDËRKOMBËTAR DHE MENAXHIMIN E PROJEKTEVE
  • 5. BKSTONE – NDËRMARRJE E ARSIMIT TË LARTË PËR NXITJEN, MODERNIZIMIN DHE RRITJEN E QËNDRUESHME NË INDUSTRINË E GURIT NATYROR NË BALLKANIN PERËNDIMOR
  • 6. TECOMP – FORCIMI I KOMPETENCAVE TË MËSIMDHËNIES NË ARSIMIN E LARTË NË SHKENCAT NATYRORE DHE MATEMATIKE
  • 7. TEAVET – ZHVILLIMI I KOMPETENCAVE TË MËSIMDHËNËSVE PËR NJË SISTEM GJITHËPËRFSHIRËS VET NË SHQIPËRI
  • PROJEKTE JEAN MONNET PROJEKTE ERASMUS+, JEAN MONNET PROJEKTE NË VAZHDIMËSI IMPLEMENTIMI EPPAL-EUROPIANIZIMI I POLITIKAVE PUBLIKE NE SHQIPËRI Programi: ERASMUS+, JEAN MONNET CENTER OF EXCELLENCE Periudha: 2022 – 2025 Lider i projektit: Universiteti “Kadri Zeka” Gjilan Partnerë të projektit:  Fakulteti i Historisë dhe Filologjisë, Universiteti i Tiranës  Fakulteti i Drejtësisë, Universiteti i Tiranës  Fakulteti i Ekonomikut, Universiteti i Tiranës  Fakulteti i Shkencave Shoqërore, Universiteti i Tiranës  Instituti i Studimeve Evropiane, Universiteti i Tiranës  Lëvizja Evropiane Shqiptare  Dhoma Kombëtare e Avokatëve  Universiteti “Eqrem Çabej”, Gjirokastër Qëllimi i projektit: Të kontribuohet aktivisht në afrimin e Evropës dhe institucioneve të saj formale dhe joformale, me qytetarët shqiptarë. Objektivat specifike:  promovimi i përsosmërisë në mësimdhënie në fushën e studimeve të Bashkimit Evropian;  mësimdhënia e moduleve që trajtojnë ndikimin e Integrimit Europian nga perspektiva multidisiplinare;  kërkime të avancuara në drejtësi, shkenca politike, ekonomi dhe fushat e sociologjisë, për të vlerësuar progresin shqiptar me europianizimin e procedurave dhe proceseve formale dhe joformale;  forcimin e dialogut ndërmjet botës akademike dhe shoqërisë;  aktivitete trajnuese me jurist/ forume me politikëbërësit/ ekspertët dhe përfaqësuesit e shoqërisë civile;  arritjen e publikut të gjerë dhe përhapjen e njohurive rreth BE-së/ si psh, forume online akademike me studiues kombëtare dhe ndërkombëtare dhe përfaqësues të BE-së dhe turne debate për të trajnuar dhe angazhuar studentët në diskutimin e strategjive dhe procedurave të Procesit të Integrimit. Përshkrimi i projektit: EPPAL (Evropianizimi i politikave publike në Shqipëri) është një qendër ekselencë e krijuar për herë të parë në një IAL publike shqiptare për të promovuar sinergjitë ndërmjet departamenteve të universiteteve publike me përvojë dhe pa përvojë në Studime Evropiane, politikëbërës, OJF përkatëse dhe të tjerë aktorë të shoqërisë civile. Linku i projektit: https://unitir.edu.al/eng/europeanization-of-public-policies-in-albania-
    PROJEKTE INTERREG IPA CBC GREECE-ALBANIA STONEART – ZHVILLIMI TEMATIK I TURIZMIT NDËRKUFITAR NËPËRMJET RUAJTJES SË MJESHTËRISË SË GURIT Programi: INTERREG-IPA CBC Periudha: 01/2020 – 11/2023 Lider i projektit: Bashkia Konicë, Greqi Partnerët e projektit: Universiteti i Janinës, Greqi Bashkia Përmet Universiteti “Eqrem Çabej”, Gjirokastër. Përshkrimi i projektit: Zonat e Konicës, Përmetit, Janinës dhe Gjirokastrës ndajnë tradita shoqërore dhe kulturore që simbolizojnë mishërimin e bashkëjetesës së dy kombeve. Ruajtja e trashëgimisë së përbashkët kulturore është e rëndësishme për të nxitur identitetin e përbashkët kulturor të zonës, ndërkohë që përdorimi i saj i përbashkët dhe i qëndrueshëm mund të kontribuojë në rritjen ekonomike dhe të turizmit kulturor. Një tipar kryesor i përbashkët kulturor i zonës është mjeshtëria e muratorëve, teknikat që ata përdorin, veçanërisht me përdorimin e gurit si materialin kryesor të ndërtimit. Një aspekt i artit të gurit, arti i ndërtimit të murit me gurë të thatë, është përfshirë në listën e Trashëgimisë Kulturore të UNESCO-s, në vitin 2018, duke treguar rëndësinë e lartë të promovimit dhe ruajtjes së traditave të ndërtimit që mund të kenë një vlerë të shtuar në ditët e sotme. Si në Greqi dhe Shqipëri ka një nevojë urgjente për të studiuar, mbledhur dhe ruajtur këtë aspekt të trashëgimisë së përbashkët si një karakteristikë emblematike e zonës ndërkufitare. Ndërsa shumë projekte janë zbatuar në këtë fushë nga të dy palët, ekziston nevoja për një ndërhyrje të kombinuar, kryesisht sepse shumica e këtyre iniciativave të kaluara janë kryer në baza lokale. Objektivi i përgjithshëm i projektit: Të ruhet dhe forcohet mjeshtëria e gurit dhe tradita e rajoneve të Epirit dhe Shqipërisë së Jugut, si një element kulturor integral i zonës së ndërhyrjes, dhe të vlerësohet ajo në mënyrë efektive në fushën e turizmit tematik. Objektivat specifike: Të dokumentohen dhe analizohen teknikat dhe metodat e zejtarisë së artit të gurit të zonës së ndërhyrjes në lidhje me rëndësinë e tyre historike dhe kulturore; Të forcohet bashkëpunimi ndërkufitar në fushat e artit, kulturës dhe turizmit; Të rritet numri i vizitorëve në Zonën e Ndërhyrjes; Të përmirësohet atraktiviteti në zonat e ndërhyrjes; Të zhvillohen mekanizma të IT-së dhe markës së përbashkët STONE.ART, për mbështetjen e strukturuar të përparimit të turizmit; Të trajnohen, të shkëmbehen njohuri dhe përvoja mes profesionistëve e autoriteteve dhe organeve në nivel lokal, rajonal dhe ndërkufitar; Të themelohet Shkolla e Gurit për ruajtjen dhe vazhdimin e teknikave të ndërtimit si një aset për brezat e ardhshëm; Të mbështeten përpjekjet për zhvillimin e turizmit lokal dhe menaxhimit kulturor duke u siguruar Autoriteteve Rajonale dhe Lokale mjete për të krijuar një vizion dhe plan strategjik për rajonin e tyre. Linku i projektit: https://greece-albania.eu/projects/thematic-tourism-development-through-the-preservation-stone-craftsmanship-stone-art VIRTUALAND – NJË EKSPERIENCË VIRTUALE GJITHËPËRFSHIRËSE PËR TROJET E TRASHËGIMISË KULTURORE DHE NATYRORE Programi: INTERREG-IPA CBC Periudha: 12/2019 – 05/ 2023 Lider i projektit: Universiteti i Janinës, Greqi Partnerët e projektit: Libraria Qendrore Publike e Konicës, Greqi Qendra për Zhvillim Ekonomik dhe Marrëdhënie Kombëtare, Shqipëri Universiteti “Eqrem Çabej”, Gjirokastër Përshkrimi i projektit: Zona ndërkufitare Greqi-Shqipëri, ku vendosen aktivitetet e projektit VirtuaLand, karakterizohet nga një trashëgimi kulturore unike dhe e larmishme që mund të formojë bazën për zhvillimin e turizmit. Trashëgimia kulturore është ruajtur në libra, revista, letra dhe materiale të tjera të shtypura ose audiovizive që ruhen kryesisht në bibliotekat publike në të gjithë këtë zonë. Sidoqoftë, shumë prej objekteve të trashëgimisë kulturore që përfshijnë historinë, traditën, kulturën e të dy kombeve, janë duke u ruajtur në vitrina të mbyllura pa qasje për vizitorët. Kjo për shkak të shumë faktorëve. Për shkak të cilësisë së dobët, shpesh është e pamundur të dixhitalizohen asetet egzistuese me cilësi të pranueshme. Nga ana tjetër, në zonën ndërkufitare, është identifikuar nevoja për zhvillimin dhe miratimin e strategjive inovative të turizmit që do të krijonte mundësinë për të përdorur pasuri të rëndësishmë kulturore në zonën ndërkufitare. Për të adresuar sfidat, VirtuaLand ofron një platformë ndërvepruese të Realitetit Virtual (VR), ku objektet e trashëgimisë kulturore do të shndërrohen në skenarë virtualë të shfletimit kulturor dhe turistik. Këto pasuri, të siguruara nga bibliotekat ne të dy rajonet nuk mund të dixhitalizohen pasi janë ose shumë të ndjeshme, ose cilësia e tyre është shumë e ulët për shkak të shkatërrimit, vandalizmit ose dëmtimit të lidhur me moshën. Përveç skenarëve VR, VirtuaLand do të ofrojë një bibliotekë me objekte 3D dhe një platformë të hapur VR, ku punonjësit e bibliotekave, profesionistët e turizmit ose individët me aftësi të kufizuara programimi do të jenë në gjendje të krijojnë historitë e tyre VR. Platforma gjithashtu do të lidhet me Bibliotekat Dixhitale ekzistuese, të krijuara përmes iniciativave të mëparshme Interreg, Greqi-Shqipëri. Objektivi i përgjithshëm i projektit: Të dentifikohet, mbrohet dhe ruhet trashëgimia kulturore e zonës ndërkufitare duke nxjerrë në pah pasuritë e rralla, shumë të vjetra, të rëndësishme që egzistojnë në biblioteka. Të veprojë si pjesë e një pakete tërheqëse turistike dhe si një pikë referimi e përbashkët për të gjithë turistët që vizitojnë zonën për të kuptuar më mirë traditat, historinë dhe kulturën e njerëzve që jetojnë në zonë. Objektiva specifikë: Të tërhiqet audiencë e re, pasi librat nuk janë gjithmonë të disponueshëm ose tërheqës sidomos për të rinjtë; Të tejkalohen pengesat gjuhësore dhe të krijohen ura lidhëse për pasuritë kulturore të shkruara në gjuhë të ndryshme. Anglishtja përdoret për të kapërcyer diversitetin gjuhësor, por jo gjithmonë me sukses, pasi nuk është e kuptueshme nga folësit jo-anglezë që përfaqësojnë një pjesë të madhe të njerëzve që jetojnë ose vizitojnë zonën e ndërkufitare; Të rriten kapacitetet e agjentëve turistikë dhe operatorëve për të promovuar identitetet lokale dhe rajonale, duke i pajisur ata me objekte 3D të gatshme për përdorim dhe një platformë VR për të ndërtuar skenarë dhe paketa shtesë, pavarësisht aftësive të kufizuara në programim; Të përmirësohet dukshëm vizibiliteti i aseteve kulturore dhe zonave të bukurisë natyrore të rajoneve pjesëmarrëse; Të vendoset një emër i përbashkët i markës midis Greqisë dhe Shqipërisë, marka “VirtuaLand” që do të përfshijë paketa VR, përcaktimin e mjedisit virtual interaktiv për të promovuar identitetin e përbashkët natyror, kulturor dhe historik të zonës me interes. Linku i projektit: https://greece-albania.eu/projects/immersive-virtual-experience-for-cultural-and-natural-heritage-sites-virtualand CHEESECULT – RRUGA E DJATHIT SI NJË FORCË NXITËSE E TRASHËGIMISË KULTURORE INOVATIVE PËR ZHVILLIMIN E TURIZMIT RURAL NË ZONËN NDËRKUFITARE Programi: INTERREG-IPA CBC Periudha: 12/2019 – 11/2022 Lider i projektit: Universiteti i Janinës, Greqi Partnerët e projektit: Hellenic Agricultural Organisation, Greqi Universiteti “Eqrem Çabej”, Gjirokastër Argjiro, Shqipëri Përshkrimi i projektit: Projekti CheeseCulT synon të ruajë traditën lokale të kuzhinës në prodhimin e djathit, për ta integruar atë më tej në qasjet e zhvillimit lokal inovativ dhe për të përmirësuar cilësinë dhe konkurrencën në sektorët e turizmit dhe kuzhinës në zonat ndërkufitare të Shqipërisë dhe Greqisë. Në një rajon me burime të bollshme natyrore, shembuj të shumtë të trashëgimisë kulturore dhe historike, si dhe folklor të gjallë, industria e turizmit ende nuk është bërë një nxitës kryesor i zhvillimit. CheeseCulT paraqet një mundësi unike për turizëm të qëndrueshëm dhe modele të reja zhvillimi për zonën ndërkufitare, duke marrë parasysh që blegtoria e bagëtive dhe prodhimi i produkteve të qumështit, më së shumti djathi, qumështi dhe kosi, janë një pjesë integrale e kulturës lokale dhe traditës së kuzhinës. CheeseCulT do të krijojë rrjete tematike, do të promovojë aktivitete lokale të turizmit dhe tradita gastronomike dhe do të përmirësojë aftësitë e popullatës lokale dhe palëve të interesit. CheeseCulT pritet të kontribuojë në ruajtjen e traditës lokale të përgatitjes së qumështit dhe më tej, ta përfshijë atë në zhvillimin e qëndrueshëm të turizmit lokal duke krijuar një produkt të ri të turizmit kulturor të bazuar te djathi. Objektivi i përgjithshëm i projektit: Të ruajë traditën lokale të kuzhinës dhe të përdorë në mënyrë efektive mjete dhe qasje inovative për të kapitalizuar përfitimet nga tradita, në planin e zhvillimit të turizmit në zonat ndërkufitare, në mënyrë që të arrihet rritja e numrit të vizitorëve turistikë. Objektiva specifikë: Të identifikohet një Rrugë Ndërkombëtare e Djathit; Të stimulohet inovacioni gastronomik dhe promovimi i turizmit; Të promovohet dialogu rajonal; Të inkurajohet përmirësimi i cilësisë së produktit. Linku i projektit: https://cheesecult.eu / INECO – EKOSISTEME TË EKONOMISË INOVATIVE Programi: INTERREG-IPA CBC Periudha: 06/2018 – 12/2021 Lider i projektit: Dhoma e tregtisë, Kastoria, Greqi Partnerët e projektit: Universiteti i Selanikut, Greqi Shoqata e Grave Sipërmarrëse, Greqi Dhoma e Tregtisë, Gjirokastër Studimet e Qendrës Zhvillimore, Tiranë Universiteti “Eqrem Çabej” Gjirokastër Përshkrimi i projektit: Projekti synon të krijojë mekanizma të strukturuar para-inkubimi, në mënyrë që të inkurajohen sipërmarrësit dhe ekipet e reja për të përgatitur dhe testuar idetë e tyre të biznesit në kushte reale para se të ndërmarrin ndonjë rrezik biznesi. Mësimi i ofruar do të bazohet në përvojë, duke ulur kështu rrezikun e dështimeve të tregut. Në kontrast me një inkubator të përbashkët biznesi, para-inkubatori mbështet vetëm projekte sipërmarrëse dhe ndërmarrjet jo të regjistruara tashmë. Për këtë qëllim, projekti kërkon krijimin e një platforme solide dhe të qëndrueshme bashkëpunimi, duke ofruar mundësi për të shfrytëzuar përparësitë që ofron rajoni. Projekti është në përputhje me strategjitë dhe qëllimet e Programit Interreg IPA CBC, përkatësisht me Prioritetin 2 “Rritja e ekonomisë lokale”, dhe kontribuon në Objektivin Specifik 2.2 “Përmirësimi i kapacitetit ndërkufitar për të mbështetur sipërmarrjen, mbijetesën e biznesit dhe konkurrencën”. Objektivi i përgjithshëm i projektit: Të adresohet një ekosistem më i gjerë inovativ në zonën ndërkufitare. Objektivat specifikë: Të zhvillohet një strategji para-inkubacioni në zonën ndërkufitare bazuar në përvojën ndërkombëtare duke përfituar nga metodologjitë ekzistuese; Të formulohen plane të biznesit dhe të zhvillohen prototipa për sipërmarrësit dhe ekipet e mundshme; Të zhvillohen mjete të përshpejtimit të Para-Inkubimit të Biznesit dhe Platformës Virtuale, shoqëruar me të gjitha modulet e veçanta; Të krijohet një Rrjet Ndërkombëtar i Mentorëve, Bordit Këshillimor, Grupit të Para-inkubimit; Të instalohet pajisja e dy mekanizmave të strukturuar të para-inkubacionit; Të konsultohen rekomandimet e politikave dhe kapitalizimi me palët kryesore të interesit, Të zhvillohet një program mbështetës holistik para-inkubator që përfshin trajnime, mentorime dhe aktivitete laboratorike. Linku i projektit: https://greece-albania.eu/projects/innovative-economy-ecosystem
    PROJEKTE TEMPUS CCNURCA – REFORMA E KURRIKULËS ME BAZË KOMPETENCAT NË INFERMIERI DHE KUJDES SHËNDETËSOR NË UNIVERSITETET E BALLKANIT PERËNDIMOR Programi: Tempus Periudha: 2014 – 2017 Lider i projektit: HUB HAKO Partnerët e projektit:  Universiteti i Sarajevës Lindore, Bosnje-Hercegovinë  Universiteti i Mostarit, Bosnje-Hercegovinë  Universiteti i Zenicës, Bosnje-Hercegovinë  Universiteti i Malit të Zi  Universiteti “Luigj Gurakuqi”, Shkodër, Shqipëri  Universiteti “Fan S. Noli”, Korçë, Shqipëri  Universiteti i Shkencave të Aplikuara, Hanze, Gjermani  Universiteti i Presov, Sllovaki  Ministria e Arsimit dhe Kulturës, Serbi  Ministria e Arsimit, Shkencës, Kulturës dhe Sportit, Republika e ZEDO Canton  Ministria e Arsimit, Mali i Zi  Ministria e Arsimit dhe Mirëqënies, Serbi  Ministria e Shëndetit, Neretvanski, Bosnje-Hercegovinë  Ministria e Shëndetit , Zenica Doboj Canton  Ministria e Shëndetit, Shqipëri  KU Leuven, Belgjikë  Universiteti “Eqrem Çabej”, Gjirokastër Përshkrimi i projektit: Reforma në mësimdhënien e Infermierisë është kusht për hyrjen në Bashkimin Evropian për gjithë vendet partnere të Ballkanit Perëndimor të përfshirë në projekt. Ky projekt përshtatej me strategjitë e zhvillimit të vendeve partnere dhe madje ishte një domosdoshmëri. Të gjitha aktivitetet e projektit u organizuan në mënyrë logjike, duke marrë parasysh analizën e trendit aktual në mësimdhënien e Infermierisë në BE dhe Ballkanin Perëndimor. U zhvilluan një sërë aktivitetesh për zhvillimin e kurrikulës së re si përcaktimi i rezultateve të pritshme dhe objektivave të mësimdhënies, aftësive dhe metodave të vlerësimit të stafit trajnues dhe ngritjes së kapaciteteve të institucioneve të Ballkanit Perëndimor të përfshirë në projekt. U punua që kurrikula e re të bazohej në kompetenca të tilla si: vlerat profesionale, qëllimet, sjellja dhe etika, aftësitë komunikuese, aftësitë e infermierisë klinike, background-i shkencor i infermierisë, mendimi kritik, menaxhimi i informacionit, kujdesi shëndetësor social, parandalues dhe kurues. Sa i takon ngritjes së kapaciteteve, synimi kryesor ishte sigurimi i pajisjeve të përshtatshme dhe të nevojshme për mësimnxënien dhe performimin e aftësive të ndryshme praktike. Linku i projektit: http://www.ccnurca.eu/ U3M-AL – MISIONI I TRETË I UNIVERSITETEVE NË SHQIPËRI Programi: Tempus Periudha: 10/2012 – 10/2014 Lider i projektit: Universiteti i Leonit, Spanjë Partnerët e projektit:  Universitetit Politeknik i Venecias, Itali  Universiteti i Turkut, Findlandë  Universiteti i Romës “La Sapienza”, Itali  Instituti Superior “Mario Boella”, Itali  Ministria Arsimit Sportit dhe Rinisë, Shqipëri  Universiteti “Luigj Gurakuqi”, Shkodër  Universiteti “Eqrem Çabej”, Gjirokastër  Universiteti “Aleksandër Moisiu”, Durrës  Universiteti Bujqësor i Tiranës  Universiteti Politeknik i Tiranës  Universiteti “Fan S. Noli”, Korçë Përshkrimi i projektit: U3M-AL është një projekt i financuar pjesërisht nga BE, ku marrin pjesë Ministria e Arsimit dhe shumica e Universiteteve shqiptare. Misioni tradicional i Universitetit është mësimdhënia dhe puna kërkimore. Lidhja midis Arsimit të lartë dhe shoqërisë referohet si Misioni i Tretë (3M). Ky mission përfshin aktivitete që lidhen me punën kërkimore (teknologjinë dhe inovacionin), mësimdhënien (Të Mësuarin Gjatë Gjithë Jetës, Arsimimi i Vazhduar, etj) dhe angazhimin e shoqërisë (akses publik në muze, koncerte, leksione; punë vullnetare dhe konsulencë nga stafi apo studentët). Janë një sërë aktivitetsh që përfshijnë pjesët përbërëse të Universiteteve dhe që kërkojnë kulturën e duhur, njerëz me aftësi të veçanta dhe struktura e mekanizma mbështetëse për të arritur potencialin e vet. Tre grupet e aktiviteteve që janë pjesë e 3M (teknologjia, arsimimi i vazhduar dhe angazhimi social) janë ende në fazat fillestare në universitetet shqiptare, prandaj kërkohet të ndërmerret një përpjekje më e madhe për t’i bërë universitetet më të përgjegjshëm ndaj nevojave sociale dhe ekonomike, veçanërisht në nivel rajonal. Objektivi i projektit: Projekti U3M-AL synon të mbështesë rolin e universiteteve shqiptare në Shqipëri përmes tre drejtimeve kryesore:  Zhvillimi i marrëdhënieve midis universiteteve shqiptare dhe shoqërisë përmes promovimit të aktiviteteve 3M: transferimi i teknologjisë, edukimi i vazhdueshëm dhe angazhimi social;  Themelimi i Qendrave Rajonale të Zhvillimit për të promovuar dhe organizuar aktivitetet 3M në secilën prej Universiteteve Publike Shqiptare;  Krijimi i një rrjeti shqiptar për të promovuar këto aktivitete pas përfundimit të këtij projekti. Linku i projektit: http://www.u3m-al.org/
    PROJEKTE TE FINANCUARA NGA AMBASADA AMERIKANE PROJEKTE TË MBËSHTETUR NGA AMBASADA AMERIKANE
  • 1. EDUKIMI PËR MEDIAN DHE INFORMACIONIN Kohëzgjatja e projektit: Qershor – Tetor 2024 Zbatues: Instituti Shqiptar i Medias Mbështetur: Ambasada e ShBA Qëllimi i projektit: Qëllimi kryesor është që të zhvillohet një kuptim i fortë mbi rolin e medias në shoqërinë moderne dhe impaktin e saj në formimin e opinionit publik. Përshkrimi i projektit: Në programet e ofruara nga Departamenti i gjuhëve të huaja kjo lëndë do të jetë një lëndë specifike e cila do të zhvillohet me studentët e ciklit të parë “Bachelor në Gjuhë angleze” dhe studentët e të ciklit të dytë “Master në Gjuhë angleze”. Lënda do të zhvillohet fillimisht si lëndë me zgjedhje në një semestër, e organizuar në 15 leksione/15 seminare. Synimi i lëndës është që mësuesit e ardhshëm të zhvillojnë aftësitë përzgjedhëse, analizuaese dhe vlerësuese në përthithjen e informacionit dhe të mbajnë qëndrim kritik për përzgjedhjen dhe përdorimin e tyre, si dhe për të mundësuar transferimin e këtyre aftësive ndër nxënësit e tyre të ardhshëm. Nëpërmjet këtij moduli, individët, veçanërisht brezi i ri, do të zhvillojnë aftësi të mendimit kritik lidhur me median, duke u mundësuar të dekonstruojnë mesazhet mediatike dhe të lexojnë përtej sipërfaqes së tyre. Do të trajtohen njohuritë dhe kompetencat e nevojshme për të dalluar paragjykimin, dezinformimin, manipulimin apo lajmet e rreme, duke zbuluar informacionin që është harruar ose deformuar kontekstualisht, duke identifikuar reklamat e fshehura, etj.
  • 2. PROJEKT STUDENTOR: VLERËSIM I INFORMACIONIT MEDIATIC NGA STUDENTËT DHE INTEGRIMI I TIJ PËR EDUKIMIN E FËMIJËVE ME AFTËSI NDRYSHE Periudha: Nëntor – Djetor 2023 Financues: Instituti Shqiptar i Medias Mbështetur: Ambasada e ShBA në Tiranë PJESËMARRËS: Studentët e Universitetit “Eqrem Çabej”, Fakulteti i Edukimit dhe Shkencave Shoqërore, Njësia Bazë e Edukimit dhe Metodologjisë së Mësimdhënies. OBJEKTIVAT: Nëpërmjet këtij projekti studentor synohet që të kuptohet dhe vlerësohet nga studentët/tet rëndësia e edukimit dhe komunikimit mediatik në funksion të formimit dhe edukimit të fëmijëve më aftësi ndryshe. Në mënyrë më specifike synohet që: të studiohet nga studentët se si edukimi mediatik sjell ndikime pozitive që lidhen me pasurimin e njohurive, perceptimeve dhe sjelljeve; të përgatiten studentët për tu mësuar fëmijëve me aftësi ndryshe mënyra alternative për të analizuar dhe reflektuar mbi mesazhet mediatike; të aftësohen fëmijët me aftësi ndryshe për të kuptuar dhe deshifruar drejt mesazhet e medias duke vlerësuar kuptimet e drejtpërdrejta apo të nënkuptuara; të hartohen dhe komunikohen mesazhe efektive mediatike duke zhvilluar aftësinë e të menduarit kritik te fëmijët me aftësi ndryshe. Përshkrimi i projektit Projekti mbështetet në tre aktivitete bazë: Hartimi dhe plotësimi i një pyetësori mbi Media Literacy nga një numër i caktuar fëmijësh me aftësi ndryshe që studiojnë në shkollat 9-vjeçare të qytetit të Gjirokastrës dhe një numër i caktuar studentësh që studiojnë në Njësinë Bazë të Edukimit dhe Metodologjisë së Mësimdhënies. Ndërtimi i një raporti, nga studentët të mbështetur nga stafi akademik, mbi gjetjet e pyetësorit të plotësuar në fazën e parë të projektit. Workshop për ndërgjegjësimin e palëve të interesuara dhe shpërndarjen e gjetjeve, konkluzioneve dhe sugjerimeve të projektit mbi aftësitë e fëmijëve me aftësi ndryshe për të lexuar siç duhet mesazhet mediatike.
  • 3. MEDIA AND INFORMATION LITERACY PËR MËSUESIT E ARDHSHËM Periudha: Janar – Djetor 2023 Zbatues: Instituti Shqiptar i Medias Mbështetur: Ambasada e ShBA UNIVERSITETET PJESËMARRËSE: Universiteti i Tiranës Fakulteti i Gjuhëve të Huaja Fakulteti Histori-Filologji Fakulteti i Shkencave të Natyrës Fakulteti i Shkencave Sociale Universiteti Luigj Gurakuqi, Shkodër Universiteti Aleksandër Xhuvani, Elbasan Universiteti Fan Noli, Korçë Universiteti Ismail Qemali, Vlorë Universiteti Eqrem Çabej, Gjirokastër Universiteti Aleksandër Moisiu, Durrës Kolegji Universitar Beder (pjesëmarrës për herë të dytë) OBJEKTIVAT: Përgatitja/finalizimi i një kurrikule në Media Literacy Futja si lëndë me zgjedhje në programet e mësuesisë në vitin akademik 2023- 2024 Trajnimi dhe përgatitja e pedagogëve që do të japin këtë lëndë Organizimi i aktiviteteve informuese dhe ndërgjegjësimi i studentëve dhe pedagogëve që Media Literacy nuk është një lëndë që i përket vetëm programeve të gazetarisë. Përshkrimi i projektit Ndërhyrjet e MIL në nivel universitar do të planifikohen në tre nivele: operacionale (duke përfshirë promovimin dhe ndërgjegjësimin analitike (të kuptuarit e medias, të menduarit kritik, aftësitë analitike, verifikimi i burimeve, identifikimi i lajmeve të rreme, dezinformimi dhe propaganda, etj.) krijuese (zhvillimi i aftësisë për të krijuar përmbajtje si dhe për ta publikuar atë). Ky projekt trajton tre nivelet e ndërhyrjes efektive të MIL në universitete.
  • Projekte te Financuar nga AKKSHI PROJEKTE TË FINANCUARA NGA AKKSHI 1. Titulli i projektit: ANALIZA E TREGUT DHE RIDIZENJIMI I KURRIKULAVE UNIVERSITARE NË UNIVERSITETIN “EQREM ÇABEJ”, DUKE IU PËRGJIGJUR ZHVILLIMEVE RAJONALE DHE FORCIMIT TË MISIONIT TË TRETË TË UGJ-SË ne pdf
    PROJEKTE KOMBËTARE TË FINANCUARA NGA UOGJ
  • Projekte nga UGJ.


  • Rreth Projekteve Erasmus +
    Projekte Erasmus+
  • Erasmus+ është një program i Bashkimit Evropian (BE) që mbështet financiarisht një sërë veprimtarish në fushat e Arsimit, Trajnimit, Rinisë dhe Sportit për periudhën 2014-2020. Erasmus + ngrihet mbi përvojën dhe suksesin e programeve të mëparshme arsimore të BE-së (Tempus, Erasmus Mundus, Alfa, Edulink etj) dhe mbështet shkëmbimet ndërkombëtare të studentëve, stafeve akademike dhe administrative, qarkullimin e praktikave më të mira midis institucioneve të arsimit të lartë dhe forcimin e lidhjeve midis arsimit dhe tregut të punës.
  • DilanEdu-WB – TRANSFORMIMI DIGJITAL NË STUDIMIN E GJUHËS DHE EDUKIMIN NË BALLKANIN PERËNDIMOR

      DilanEdu-WB – TRANSFORMIMI DIGJITAL NË STUDIMIN E GJUHËS DHE EDUKIMIN NË BALLKANIN PERËNDIMOR

      Programi: Erasmus + CBHE Periudha: 01/10/2024 – 31/03/2027 Lider i projektit: LOGOS University College, Shqipëri Partnerë të projektit:
    1. LOGOS University College, Shqipëri
    2. Universiteti i Tiranës, Shqipëri
    3. Universiteti "Eqrem Çabej" i Gjirokastrës, Shqipëri
    4. Univerzitet U Banjoj Luci, Bosnje & Hercegovinë
    5. Univerzitet U Sarajevu, Bosnje & Hercegovinë
    6. Universiteti i Prishtinës, Kosovë
    7. Universiteti i Mitrovicës “Isa Boletini”, Kosovë
    8. Univerzitet Mediteran Podgorica Privatna Ustano, Mal i Zi
    9. Panepistimio Dytikis Makedonias, Maqedoni
    10. Otto-Von-Guericke-Universitaet Magdeburg, Gjermani
    11. British School of Tirana, Shqipëri
    12. SHFM Faik Konica, Shqipëri
    13. Javna predskolska ustanova Trol, Bosnje & Hercegovinë
    14. JU Gimnazija Miloje Dobrasinovic, Mal i Zi
    15. Tessera Sistimata Pliroforikis AE, Greqi Përshkrimi i projektit: Në epokën dixhitale, ndërsa fëmijët shpenzojnë gjithnjë e më shumë kohë në botën dixhitale duke lënë pas dore ndërveprimin fizik me fëmijët e tjerë, dixhitalizimi i mësimit gjuhësor është i domosdoshëm për të përmirësuar komunikimin gojor, aftësitë gjuhësore dhe për të reduktuar ankthin në detyrat e të folurit. Nevoja për të integruar metodat dhe mjetet dixhitale në edukimin dhe studimin gjuhësor është ndjerë në Ballkanin Perëndimor, ku janë zhvilluar strategji për transformimin dixhital duke vendosur kompetencat dixhitale si synim parësor në transformimin e sistemeve të tyre arsimore. Çështjet e përbashkëta të identifikuara këtu përfshijnë kualifikimin joadekuat të mësuesve, duke përfshirë mësuesit e gjuhës, për të integruar mjetet dhe metodat dixhitale në procesin e mësimdhënies dhe të të nxënit, si dhe mungesën e përmbajtjes adekuate dixhitale në gjuhët e Ballkanit Perëndimor. Objektivi i përgjithshëm i projektit: Ky projekt synon të përmirësojë cilësinë e arsimit gjuhësor në Arsimin e Lartë të Ballkanit Perëndimor, duke forcuar kurrikulat e trajnimit të mësuesve të gjuhës në IAL me kompetenca digjitale. Projekti gjithashtu do të krijojë dhe funksionalizojë laboratorë të specializuar.

    DilanEdu-WB PROJECT PRESENTED AT THE FIRST INTERNATIONAL SCIENTIFIC CONFERENCE ON GREEK EDUCATION AND CULTURE IN ALBANIA

      DilanEdu-WB PROJECT PRESENTED AT THE FIRST INTERNATIONAL SCIENTIFIC CONFERENCE ON GREEK EDUCATION AND CULTURE IN ALBANIA

        DiLanEdu-WB – Digital Transformation in Language Study and Education of the Western Balkans was presented on May 30, 2025, at the First International Scientific Conference on Greek Education and Culture in Albania, held under the theme: “Historical Approach to Education in the Greek Ethnic Minority in Albania until 1990”.
        This event was made possible through the collaboration between the Department of Greek Language, Literature and Civilization at “Eqrem Çabej” University of Gjirokastër and the Department of Philology at Aristotle University of Thessaloniki. The conference is part of UGJ’s ongoing efforts to strengthen academic and scientific cooperation with universities in Albania and abroad, with a focus on improving the quality of education and preparing new generations to meet the evolving demands of the regional and international labor market.
        In this context, the presentation of the DiLanEdu-WB project marked an important step for affirming the role of “Eqrem Çabej” University as an active partner in joint international academic initiatives. Bringing together 15 universities and educational institutions from the Western Balkans and Europeans countries, the project aims to support the professional development of foreign language teachers through new pedagogical approaches and contemporary digital tools. It stands as a tangible contribution to the modernization of language education and its alignment with current and future educational challenges.
        The presentation of DilanEdu-WB in the conference attracted the attention of around 100 academics and researchers from various local and international universities, representatives of educational institutions and other interested stakeholders from the region and beyond. The participants were introduced, among others, to the main objective of the project, the expected outcomes and its potential impact to the language education in the region. The interest shown was an indicator of the relevance of the project’s mission towards the advancement of the digital transformation and teaching methods in foreign language education across Western Balkans.

        Newsletter #1 DLanEdu-WB NAF

    TCCWB – MBËSHTETJA E ZHVILLIMIT TË KOMPETENCËS TRANSKULTURORE PËR PROFESIONISTËT E KUJDESIT SHËNDETËSOR NË BALLKANIN PERËNDIMOR

      TCCWB Aktivitete


      Programi: Erasmus + CBHE Periudha: 01/04/2024 – 31/03/2027 Lider i projektit: ODISEE, Belgjikë

      Partnerë të projektit:
    1. ODISEE, Belgium
    2. Javna Ustanova Univerzitet U Zenici Universitas Studiorum Zenicaensis, Bosnje & Hercegovinë
    3. Universiteti i Shkodrës “Luigj Gurakuqi”, Shqipëri
    4. Turun Ammattikorkeakoulu OY, Finlandë
    5. Univerzitet U Istocnom Sarajevu, Bosnje & Hercegovinë
    6. Fondacije FAMI, Bosnje & Hercegovinë
    7. Sarajevo Susret Kultura, Bosnje & Hercegovinë
    8. Universzitet Dzemal Bijedic U Mostaru, Bosnje & Hercegovinë
    9. Universiteti “Eqrem Çabej” i Gjirokastrës, Shqipëri

      Përshkrimi i projektit:

      Kompetencat transkulturore për profesionistët e kujdesit shëndetësor në Ballkanin Perëndimor (TCCWB) është një projekt për ndërtimin e kapaciteteve që synon të mbështesë IAL-të në Bosnje Hercegovinë (BiH) dhe Shqipëri të zhvillojnë materiale për tu mundësuar studentëve të infermierisë në rajon të ofrojnë kujdes kulturalisht kongruent (infermieror) për të gjithë marrësit e kujdesit, duke përfshirë migrantët në Evropë. Vendet e BE-së dhe ato jashtë BE-së kanë një përgjegjësi të përbashkët për të mbrojtur të drejtat e migrantëve në lëvizje, pavarësisht nga statusi i tyre juridik. Kompetenca ndërkulturore do t’u mundësojë infermierëve të respektojnë dinjitetin dhe të drejtat e njeriut dhe të migrantëve. Bashkëpunimi ndërmjet vendeve të BE-së dhe vendeve jashtë BE-së është gjithashtu i rëndësishëm për lehtësimin e integrimit të migrantëve në shoqëritë pritëse. Kuptimi i dallimeve ndërmjet vlerave kulturore, moralit të njerëzve dhe legjislacionit kombëtar kundrejt BE-së mund të zvogëlojnë gjasat e problemeve të etikës, zhgënjimet dhe aktivitetet e paligjshme. Qëllimi i këtyre programeve arsimore ndërkulturore është të promovojnë një qasje më humane dhe të qëndrueshme ndaj kujdesit infermieror dhe edukimit të migrantëve. Qëllimi i projektit është të sigurojë që infermierët të kenë njohuritë, qëndrimin dhe aftësitë për të trajtuar migrantët në mënyrë të drejtë gjatë ofrimit të shërbimeve bazë të kujdesit shëndetësor. Në përputhje me prioritetin rajonal për “mbështetje të inovacionit dhe reformës brenda sektorit të arsimit që adreson nevojat për aftësi për tregun e punës të së nesërmes në Ballkanin Perëndimor”, nga krijimi i përbashkët i një program të ri studimi të fokusuar në kompetencën ndërkulturore, të zbatuar në kurrikulat e infermierisë në IAL-të përfituese, do të përfitojnë si pedagogët ashtu edhe studentët. Kjo kurrikulë e re do të mbështesë edhe studentët në kujdesin për popullatat e reja dhe njerëzit në lëvizje, si dhe studentët me prejardhje migrimi duke studiuar në Ballkanin Perëndimor.

      Objektivi i përgjithshëm i projektit:

      Zhvillimi dhe inovacioni i metodologjive të mësimdhënies për të integruar kompetencat ndërkulturore në edukimin infermieror me qëllim rritjen e aftësive të fuqisë punëtore të kujdesit shëndetësor. Ky projekt do të zhvillojë kurrikula të orientuara drejt së ardhmes që plotësojnë më mirë nevojat e studentëve të infermierisë dhe infermierëve duke zhvilluar përmbajtjen dhe metodat e ofrimit (të mësuarit në distancë dhe dixhital). Projekti inkurajon zhvillimin dhe zbatimin e arsimit të lartë dixhital dhe përfshin dixhitalizimin në kurrikulën e infermierisë. Nëpërmjet fokusimit te më të cenuarit dhe duke theksuar vlerat, besimet e përfituesve të kujdesit shëndetësor, mënyrën e jetesës, mënyrën e të menduarit dhe zakonet e tyre unike, projekti ndihmon për të hedhur themelet për forcimin e qytetarisë aktive tek studentët e infermierisë dhe fakultetet në Shqipëri dhe BiH. Së fundi, duke u fokusuar në komunikimin ndërkulturor në të gjitha fushat e kujdesit shëndetësor (kujdesi parësor dhe terciar, infermieri në komunitet etj) ky projekt është i rëndësishëm për thirrjen duke zhvilluar edukimin për të ndërtuar “soft skills” për jetën dhe punën.

      Linku i projektit:

        https://unishk.edu.al/en/scientific-research/projects/supporting-development-of-transcultural-competence-for-healthcare-professionals-in-the-western-balkans/

    ENTRAL - AFTËSI SIPËRMARRËSE PËR NJË ARSIM MODERN NË SHQIPËRI

      Programi: Erasmus + CBHE Periudha: 1/2021 – 1/2024 Lider i projektit: Universiteti i Turkut, Finlandë

      Partnerë të projektit:

    1. Universiteti i Leon-it, Spanjë
    2. Universiteti Teknologjik, Dublin, Irlandë
    3. Agjensia e Sigurimit të Cilësisë për Arsimin Parauniversitar (ASCAP), Shqipëri
    4. Universiteti i Sporteve, Tiranë, Shqipëri
    5. Universiteti “Aleksandër Moisiu”, Durrës, Shqipëri
    6. Universiteti “Aleksandër Xhuvani”, Elbasan, Shqipëri
    7. Universiteti “Eqrem Çabej”, Gjirokastër, Shqipëri
    8. Universiteti “Fan S. Noli”, Korçë, Shqipëri
    9. Universiteti “Luigj Gurakuqi”, Shkodër, Shqipëri
    10. Kolegji Universitar “Pavarësia”, Vlorë, Shqipëri
    11. Universiteti “Ismail Qemali”, Vlorë, Shqipëri

      Përshkrimi i projektit:

      Projekti EntrAL mbështet punësimin e të rinjve të diplomuar përmes arsimit sipërmarrës. Duke organizuar trajnime sipërmarrëse në nivele të ndryshme arsimore (nivele parauniversitare dhe universitare) dhe për një audiencë të madhe (mësues parauniversitar dhe mësues e studentë universitarë), projekti synon një ndikim më të gjerë. Projekti nuk mbështet vetëm mentalitetin sipërmarrës të studentëve të arsimit të lartë, por edhe të mësuesve të arsimit parauniversitar, të cilët do të inkurajojnë brezin e ardhshëm të mendojë jashtë kornizave dhe të jetë më i hapur drejt rrezikut. Për këtë arsye projekti inkurajon metodat e mësimdhënies sipërmarrëse dhe ushqen sjelljen sipërmarrëse te studentët. Mësuesit mbështeten nga strukturat dhe mekanizmat e universitetit (LLL, aktivitete për stafin); studentët marrin nga trajnuesit e tyre mbështetje dhe këshilla më të mira për sa i përket sipërmarrjes dhe aftësive që lidhen me qëndrimin sipërmarrës duke mbështetur punësimin e tyre pas diplomimit. Ky projekt adreson prioritetet shqiptare duke nxitur edukimin për sipërmarrjen dhe mentalitetin sipërmarrës në nivelet parauniversitare dhe universitare, duke mbështetur mundësinë për tu punësuar për studentët dhe të diplomuarit e ardhshëm.

      Objektivi i përgjithshëm i projektit:

      Të rrisë ndërgjegjësimin sipërmarrës në institucionet arsimore shqiptare (IAL dhe shkolla) për të mbështetur aftësitë e të diplomuarve që përputhen me kërkesat e tregut të punës dhe shoqërisë moderne. Për këtë arsye, projekti synon të sjellë një mendësi sipërmarrëse në nivelet universitare dhe parauniversitare, duke inkurajuar metodat e mësimdhënies sipërmarrëse, për të ushqyer sjelljen sipërmarrëse të studentëve dhe për të mbështetur krijimin e ndërmarrjeve të reja. Kjo do të ketë një ndikim në strukturën e ekonomisë shqiptare në planin afatgjatë, duke nxitur biznese të reja dhe inovative.

      Objektivat specifike:

      Zbatimi i edukimit për sipërmarrjen në procesin e kualifikimit të mësuesve gjatë gjithë jetës dhe misionit të tretë U3M-AL dhe Teavet, vendosur në nivel kombëtar përmes trajnimit të akredituar të mësuesve në sipërmarrje; Rritja e mendësisë sipërmarrëse në nivelin institucional përmes trajnimit të mësuesve; Vendosja e ekspertizës dhe standardit të ri të trajnimit të mësuesve për sipërmarrjen në universitetet dhe shkollat shqiptare përmes organizimit të seminareve në universitetet shqiptare dhe vizitave trajnuese në universitetet evropiane; Zhvillimi i një kursi trajnimi për mësuesit dhe një kampi për studentët duke përdorur metodologji shkencore, çështje pedagogjike, etikë dhe përdorim të TIK-ut në mësimdhënie; Aplikimi për kredite të një kursi trajnimi me 2 kredite dhe identifikimi i pajisjeve për të mbështetur procesin e trajnimit; Zhvillimi i strukturave dixhitale (tableta, mirëmbajtja e pajisjeve ekzistuese, aparati fotografik etj.) në universitetet shqiptare që mbështesin aktivitete sipërmarrëse për kualifikimin e mësuesve dhe mësimin e tyre gjatë gjithë jetës.
      Linkun i projektit: https://entralproject.eu/

    QUADIC – ZHVILLIMI I CILËSISË PËR KOOPERIMIN NDËRKOMBËTAR DHE MENAXHIMIN E PROJEKTEVE

      Programi: Erasmus + CBHE Periudha: 1/2020- 6/2023 Lider i projektit: Universiteti “Kadri Zeka”, Gjilan

      Partnerë të projektit:
    1. IBCM College, Mitorvicë
    2. Universiteti “Fehmi Agani”, Gjakovë
    3. Universiteti “Ukshin Hoti”, Prizren
    4. Universiteti “Hasan Prishtina”, Prishtinë
    5. Universiteti “Cote D’Azur”, Francë
    6. Universiteti për Biznes dhe Teknologji, Prishtinë
    7. Universiteti “Haxhi Zeka” Pejë
    8. Kolegji “Heimerer”, Prishtinë
    9. Universiteti “Isa Boletini” Mitrovicë
    10. Universiteti Europian i Tiranës, Tiranë
    11. Universiteti i Mjekësisë, Tiranë
    12. Universiteti “Aleksandër Moisiu” Durrës
    13. Universiteti “Fan S. Noli” Korçë
    14. Universiteti “Eqrem Çabej” Gjirokastër
    15. Universiteti Teknik i Sofies, Bullgari
    16. Universiteti i Ljubljanës, Fakulteti Bio-Teknik, Slloveni
    17. Universiteti i Perugias për Studentët e Huaj, Itali
    18. Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Kosovë

      Përshkrimi i projektit:

      Qëllimi i përgjithshëm i këtij projekti është të përmirësojë ofrimin e arsimit të lartë në Kosovë dhe Shqipëri, duke ndërtuar kapacitetin institucional për marrëdhëniet ndërkombëtare duke krijuar ose bërë zyra plotësisht funksionale përkatëse në të nëntë anëtarët e konsorciumit në Kosovë dhe pesë partnerë shqiptarë. Qëllimi i projektit është krijimi dhe zhvillimi i katërmbëdhjetë zyrave plotësisht funksionale të bashkëpunimit ndërkombëtar që do të përfshijnë gjithashtu funksionin e menaxhimit të ciklit të projektit.

      Objektivi i përgjithshëm:

      Ky projekt do të ndërtojë kapacitetet institucionale për ndërkombëtarizimin e IAL-ve në Kosovë dhe Shqipëri, duke përmirësuar kapacitetet për zhvillimin dhe menaxhimin e projekteve përmes ekspertizës ndërkombëtare të vënë në dispozicion nga IAL-të evropiane partnere në këtë projekt dhe shkëmbimin e praktikave të mira ndërmjet anëtarëve të konsorciumit.

      Objektivat specifike:

      Themelimi i nëntë (9) Zyrave të Bashkëpunimit Ndërkombëtar (IRO) plotësisht funksionale në të gjithë anëtarët e konsorciumit të Kosovës, dhe zhvillimi i tyre; Krijimi i pesë (5) Zyrave të Bashkëpunimit Ndërkombëtar plotësisht funksionale në të gjithë anëtarët shqiptarë të konsorciumit, dhe zhvillimi i tyre; Zhvillimi i kapaciteteve të IAL-ve partnere në zhvillimin dhe menaxhimin e bashkëpunimit ndërkombëtar; Zhvillimi i kapaciteteve për menaxhimin e ciklit të projektit; Lehtësimi i menaxhimit të lëvizshmërisë ndërkombëtare duke zhvilluar një platformë operacionale online për bashkëpunim ndërkombëtar cilësor; Rritja e numrit të projekteve ndërkombëtare, mobilitetit dhe marrëveshjeve ndërkombëtare.
      Linku i projektit: http://www.quadic.net/

    BKSTONE – NDËRMARRJE E ARSIMIT TË LARTË PËR NXITJEN, MODERNIZIMIN DHE RRITJEN E QËNDRUESHME NË INDUSTRINË E GURIT NATYROR NË BALLKANIN PERËNDIMOR

      Programi: Erasmus + CBHE Periudha: 1/ 2020 – 11/2022 Lider i projektit: Universiteti Politeknik i Tiranës

      Partnerë të projektit:

    1. Përshkrimi i projektit:

      Projekti adreson nevojat e vendeve të Ballkanit në lidhje me përdorimin e gurit, një burim natyror, i cili është mjaft i rëndësishëm për zhvillimin e ekonomisë në vendet mesdhetare. Sa i takon përpunimit të gurit, mungesa e inxhinierëve të përgatitur në këtë zonë bën që kompanitë vendase të përballen me shumë probleme për të konkurruar në tregjet ndërkombëtare. Egzistojnë një sërë problemesh të evidentuara në këtë industri sot, të cilat përfshijnë: çmimet e larta të nxjerrjes së gurit për shkak të makinerive dhe teknikave të vjetra; mungesën e cilësisë së produkteve nga përdorimi i tepërt i eksplozivëve për nxjerrjen e tij; numrin e madh të aksidenteve në gurore për shkak të përdorimit të eksplozivëve në vend të makinerive moderne të ndërtuara me tela diamanti; ndikimi i mjedisit të ndotur për shkak të pluhurit apo baltës në gurore. Prodhimi i gurit, kërkon njohuri të specializuara për të prodhuar materiale me nivelin e cilësisë së kërkuar nga tregjet kombëtare dhe ndërkombëtare. Një rëndësi të vecantë ka edhe restaurimi i ndërtesave historike të ndërtuara me gurë. Edhe pse nga jashtë duket se ndërtesat janë restauruar, përdorimi i teknikave të vjetra për ndërhyrje në ndërtese, krijon probleme të rëndësishme në të ardhmen. Kështu ka ndodhur me shumë vende të zhvilluara me ndërhyrjet e kryera në mesin e shekullit të kaluar. Mungesa e stafit të kualifikuar në arsimin e lartë, e kombinuar me mungesën e stafit të kualifikuar në nivelet profesionale, veçanërisht për prodhimin ose gdhendjen e gurit dhe për vendosjen e tij në destinacionin përfundimtar, e përkeqëson edhe më tepër situatën. Problemi global i mungesës së stafit të aftë në të gjitha nivelet është edhe më i madh për shkak të mungesës së marrëdhënies midis universiteteve dhe kompanive vendase, gjë që bën që të mos ketë një transferim të vërtetë të njohurive. Është e rëndësishme të thuhet se zhvillimi i industrisë së gurit në Ballkan kërkon gjithashtu që zhvillimi të shkojë dorë për dore me industrinë dhe ndarjen e njohurive ndërmjet agjentëve akademikë dhe ekonomikë, duke patur parasysh edhe kërkesën aktuale të rëndësishme për të qenë miqësorë me mjedisin. Ky proces kërkon njohuri akoma më të specializuara, aktualisht plotësisht të padisponueshme në vendet e Ballkanit, por që po zhvillohen shpejt në vendet e BE-së si Italia, Spanja apo Greqia.

      Objektivi i përgjithshëm i projektit:

      Projekti BKSTONE ka si qëllim kryesor nxitjen e modernizimit dhe zhvillimit të sektorit të gurit në vendet partnere të Ballkanit Perëndimor përmes forcimit të marrëdhënies midis institucioneve të arsimit të lartë dhe industrisë, si dhe ndërkombëtarizimit të kurrikulës dhe metodave.

      Objektivat specifike:

      Të kontribuojë përmes rezultateve të projektit për të zhvilluar strategji kombëtare / rajonale të inovacionit për specializim në sektorin e gurit natyror. Të vlerësohen pikat e forta të secilit vend / rajon, avantazhet konkurruese dhe potenciali i përsosmërisë në sektorin e gurit përmes krahasimit të iniciativave ekzistuese të trajnimit dhe përfshirjes së elementeve në materialet arsimore që do të zhvillohen në projekt. Të mbështesë trajnime inovative teknologjike, si dhe praktike të bazuara në qasjen dhe formatin e kurseve që do të zhvillohen. Të kontribuojë për të përfshirë plotësisht palët e interesit në industrinë e gurit, duke inkurajuar pjesëmarrjen e tyre në fazat e konceptimit dhe testimit të zhvillimit të materialeve. Të promovojë midis studentëve të mësuarit aktiv dhe konstruktiv si një mjet i domosdoshëm për të punuar në sektorin e gurit, duke testuar mundësi të reja në vendet partnere si studimet 2-vjeçare profesionale. Krijimi i një platforme që përfshin përfaqësuesit e sektorit të gurit, Institucionet e Arsimit të Lartë (IAL), organizatat VET të programit të BE dhe vendeve partnere.
      Linku i projektit: https://bkstoneproject.com/projects/

    TECOMP - FORCIMI I KOMPETENCAVE TË MËSIMDHËNIES NË ARSIMIN E LARTË NË SHKENCAT NATYRORE DHE MATEMATIKE

      Programi: Erasmus + CBHE Periudha: 11/2018 – 11/2022 Lider i projektit: Universiteti i Niš, Serbi

      Partnerë të projektit:
    1. Universiteti i Beogradit, Serbi
    2. Universiteti i Kragujevacit, Serbi
    3. Universiteti i Oviedos, Spanjë
    4. Universiteti i Ghentit, Belgjikë
    5. Universiteti i Ostravës, Çeki
    6. Universiteti i Novi Sadit, Serbi
    7. Universiteti Granadës, Spanjë
    8. Universiteti Matej Bel, Banska Bystrica, Sllovaki
    9. Universiteti “Fan S. Noli”, Korçë
    10. Universiteti “Eqrem Çabej”, Gjirokastër

      Përshkrimi i projektit:

      Vitet e fundit, Serbia dhe Shqipëria kanë kaluar një reformë gjithëpërfshirëse të sistemit të arsimit të lartë që synon harmonizimin e tij me parimet e Bolonjës dhe integrimin e plotë në kornizën arsimore Evropiane. Si rezultat i reformës, në fushën e shkencave natyrore dhe matematikore janë krijuar programe moderne studimi me përmbajtje që ndjekin në mënyrë rigoroze standardet evropiane dhe botërore. Sidoqoftë, ndryshimet e bëra në mënyrën e studimit dhe modernizimit të programeve të studimit nuk janë shoqëruar sa duhet me ndryshime adekuate në mënyrën e mësimdhënies dhe të të nxënit. Detyra kryesore e qeverive evropiane në modernizimin e arsimit të lartë është të inkurajojë dhe mbështesë fuqimisht integrimin më të madh të teknologjive të reja dhe qasjeve të përshtatshme pedagogjike në arsimin konvencional. Strategjitë gjithëpërfshirëse për miratimin e mënyrave të reja të të mësuarit dhe të mësimdhënies brenda arsimit të lartë duhet të zhvillohen si në nivelin kombëtar, ashtu edhe në atë institucional, dhe propozuesi kryesor i ndryshimeve duhet të jetë personeli mësimor i këtyre institucioneve. Për të qenë në lartësinë e detyrës, personeli mësimor duhet të ketë njohuri dhe aftësi të përdorë plotësisht gamën e mjeteve të reja të mësimdhënies në dispozicion. Si pasojë, zhvillimi i vazhdueshëm profesional për personelin mësimdhënës duhet të bëhet i domosdoshëm në të gjitha institucionet e arsimit të lartë.

      Objektivi i përgjithshëm i projektit:

      Të përmirësojë cilësinë e arsimit të lartë në fushën e shkencave natyrore dhe matematikore në institucionet e arsimit të lartë në Serbi dhe Shqipëri, në përputhje me praktikat e përparuara të BE-së, duke rritur krahasueshmërinë dhe konkurrencën e tyre në Evropë dhe më gjerë.

      Objektivat specifike:

       të rrisë aftësitë profesionale të stafit mësimdhënës përmes kurseve të trajnimit në qasjet bashkëkohore pedagogjike, metodologjitë dhe teknologjitë arsimore;  të përditësojë infrastrukturën arsimore si bazë për integrimin më të gjerë të parimeve dhe teknologjive moderne pedagogjike në mësimdhënie dhe mësimnxënie;  të ofrojë kurse të reja, të modifikuara në psikologji, pedagogji, metodologji të mësimdhënies dhe mësimdhënie të avancuar të teknologjisë në IAL, në përputhje me strategjitë moderne evropiane;  të forcojë infrastrukturën e personelit përmes implementimit të zhvillimit të vazhdueshëm profesional në sistemin e arsimit të lartë.
      Linku i projektit: http://www.tecomp.ni.ac.rs/

    TEAVET – ZHVILLIMI I KOMPETENCAVE TË MËSIMDHËNËSVE PËR NJË SISTEM GJITHËPËRFSHIRËS VET NË SHQIPËRI

      Programi: Erasmus + CBHE Periudha: 10/2017 – 10/2020 Lider i projektit: Universiteti i León-it, Spanjë

      Partnerë të projektit:
    1. Universiteti i Turkut në Finlandë
    2. Universiteti i Danubit në Krems, Austri
    3. Ministria e Arsimit, Rinisë dhe Sportit, Shqipëri
    4. Universiteti i Sporteve “Vojo Kushi”, Tiranë
    5. Universiteti “Aleksandër Moisiu”, Durrës
    6. Universiteti “Aleksandër Xhuvani”, Elbasan
    7. Universiteti “Eqrem Çabej”, Gjirokastër
    8. Universiteti “Fan. S. Noli”, Korçë
    9. Universiteti “Luigj Gurakuqi”, Shkodër

      Përshkrimi i projektit:

      Projekti përfshin staf akademik kërkues në fushën e mësuesisë dhe pedagogjisë nga departamente ndërfakultetore si Departamenti i Gjuhës dhe Letërsisë, Departamenti i Shkencave Kompjuterike, etj. Në bazë të këtij projekti qëndron puna kërkimore për zhvillimin e moduleve trajnuese me përmbajtje bashkëkohore në fushat e etikës dhe komunikimit të mësuesve, krijimi dhe zhvillimi i kompetencave dixhitale për qëllime pedagogjike, komunikimi online, etj. duke studiuar kërkesat reale të grupit të interesit siç janë mësuesit apo drejtuesit e institucioneve arsimore.

      Objektivi i përgjithshëm i projektit:

      Të zhvillohet një sistem gjithëpërfshirës për trajnimin e mësuesve me kompetenca gjatë gjithë jetës.

      Objektivat specifike:

       Të krijohet një strategji e re e trajnimit të mësuesve për një cilësi të lartë të procesit të kualifikimit të mësuesve gjatë gjithë jetës, në përputhje me nevojat e mësuesve;  Të vendoset një standard i ri në trajnimin e mësuesve në universitetet shqiptare përmes organizimit të seminareve në universitetet shqiptare dhe vizitave trajnuese në universitetet evropiane;  Të krijohen qendra të specializuara të trajnimit të mësuesve sipas nevojave të MAS;  Të zhvillohen programe të kurseve të trajnimit për nivele të ndryshme të arsimit në metodologjitë shkencore, çështjet pedagogjike, etikën dhe përdorimin e TIK-ut në mësimdhënie e mësimnxënie;  Të aplikohet për kredite në 16 kurse trajnimi me nga 2 kredite dhe të gjenden mënyrat për të mbështetur procesin e trajnimit;  Të zhvillohen strukturat dixhitale (videoprojektorë, laboratorë interaktivë, smartboard, laptop-ë, etj.) për të mbështetur procesin e trajnimit për kualifikimin e mësuesve dhe mësimin e tyre gjatë gjithë jetës.
      Linku i projektit: https://teavet.org/

    Projekte Ndërkombëtare

    PROJEKTE KOMBËTARE

    • Projektet kombëtare të finacuara nga UGJ-ja
    • Projekte kombëtare financuar nga fondet e AKKSHI-it
    1. Laborator i Arkeologjisë dhe Restaurimit.
    2. Projekt kërkimor për aplikimin e ICT-së në mësimdhënien e ICT-së.

    Universiteti i Gjirokastrës është përfshirë si institucion partner në disa programe bashkëpunimi në kuadrin e Projekteve Evropiane JEP TEMPUS PHARE, nga përfundimi me sukses i të cilave kanë përfituar të gjitha strukturat e Universitetit të Gjirokastrës, në përmbajtje dhe në formë. 

    Kështu, Universiteti ka marrë pjesë në një projekt TEMPUS Jep-09369-95 për rikonstuktimin e departamentit të Matematikës në bashkëpunim me Universitetin e Janinës, Universitetin e Tiranës dhe Universitetin e Trentos. 

    Po ashtu është përfshirë në një projekt JEP me tre Universitete shqiptare duke patur si koordinator Hogesschool Gederland Nijmengen (Hollandë). Ky projekt ka përfshirë rikonstruktimin e Fakultetit të Shkencave të Edukimit. 

    Projekti Jep Nr. 12144-1998 – me koordinator IUFM Montpellier (Francë) përfshiu përfaqsues nga të gjitha departamentet e fakulteteve tona, duke dhënë në këtë mënyrë një ndihmesë në përsosjen e përgatitjes së mësuesve pranë institucionit tonë. 

    Projekti Tempus JEP Nr.14356-1999 në fushën e zhvillimit të Kurrikulave në Administrimin Publik e trainimin e stafit me koordinator Universitetin e Staffordshire, Stoke-on-Trent (Britani e Madhe) çoi në hapjen e Degës së re, atë të Administrimit Publik pranë Departamentit të Ekonomikut. 

    Projekti JEP Nr. 14174-1999 me koordinator Universitetin e Jonit, Korfuz (Greqi) mbështeti rikonstruktimin e bibliotekave të Universiteteve partnere. 

    Po në kuadër të Programit Tempus, Universiteti i Gjirokastrës së bashku me Universitetin e Vlorës dhe atë të Prishtinës bashkëpunuan në projektin 2-vjeçar UM-JEP 16077-2001, me titull, “Zhvillimi i Menaxhimit Universitar”. Në kuadër të këtij projekti, në bazë të aktiviteteve të programuara për çdo vit janë kryer trainime të stafit administrativ universitar në fushën e administrimit financiar, regjistrimit të studentëve si dhe janë blerë pajisje dhe software bashkëkohore që mundësojnë funksionimin me efektivitet të sektorëve që kanë lidhje me administrimin universitar. 

    Përveç projekteve të përbashkëta, edhe bursat individuale Tempus që janë fituar nga pedagogë si dhe ato të mundësuara nga Interreg II kanë ndikuar ndjeshëm në rritjen e kualifikimit dhe eksperiencës së tyre, në njohjen dhe sigurimin e një literature bashkëkohore të nevojshme për aktivitetin e tyre pedagogjiko-shkencor, si dhe në krijimin e kontakteve institucionale për mundësi bashkëpunimi me Universitete të tjera. 

    Në 2005 Organizata Jo-qeveritare HUMANET implementoi në kuadër të projekteve të Qeverisë së Jashtme Greke vendosjen e rrjetit kompiuterik në të gjithë Universitetin duke bërë që ky rrjet të jetë nga më modernët në Universitetet shqiptare. Gjithashtu çelja e Multimedia Room i shërben më së miri aktiviteteve mësimore të Universitetit por dhe zhvillimit në të ardhmen të Mësimit në Distancë. 

    Gjithashtu për t’u përmendur janë dhe bashkëpunimet me organizata e fondacione ndërkombëtare të cilat mbështesin zhvillimin dhe modernizimin e standarteve cilësore të Arsimit të Lartë ku ndër to mund të veçojmë:

    Fondacioni SOROS i Shoqërisë së Hapur për Shqipërinë, Tiranë: Projekt i shtrirë në tre faza i nënshkruar në Korrik 2003 që synon në hapjen dhe funksionimin e Qendrës për Informim dhe Këshillim të studentëve të Universitetit të Gjirokastrës.