Alumni Karriera

Universiteti Eqerem Çabej  është i përqëndruar te studenti për ti ofruar atij dijet dhe njohuritë që do e ndihmojnë atë në rritjen profesionale dhe për tu përshtatur me atë çka kërkon tregu i punës.

UGJ,si institucion arsimor është përpjekur ta formojë studentin jo vetëm me dijet e nevojshme,por edhe me njohuri të tjera të kërkuara nga zhvillimi i shpejtë i shoqërisë,duke synuar formimin e qëndrueshëm professional në përputhje me zhvillimet e tregut të punës.

Në epokën e rrjeteve sociale lidhja me studentët e diplomuar nuk ndalet.Institucioni ynë ruan një marrëdhënie të forte me ish-studentët pë dobin që I sjell jo vetëm UGJ-së por edhe vet atyre në kuadrin  e edukimit të tyre gjatë gjithë jetës.

Ndaj krijimi i një rrjeti alumni të angazhuar,mbështetës është thelbësor për suksesin e institucionit tone.

Ne përpiqemi të mbajmë të informuar rrjetin alumni në mënyrë që ata të mbeten të angazhuar për të qenë pjesë e jona në ndihmë të progresit të universitetit.

KËSHILLIMI I KARRIERËS

Zyra e  Këshillimit të Karrierës në Universitetin e Gjirokastrës ka si mision të sajën të drejtojë dhe të mbështesë studentët gjatë proçesit të formimit universitar të tyre,si dhe ti orientojë dhe këshillojë ata me kërkesat në tregun e punës.

Qëllimet qësynon të realizojë zyra e Këshillimit të Karrierës janë:

  • Të organizojë këshillimin  e studentëve në lidhje me proçesin akademik
  • Të ofrojë ofrojë këshillim dhe udhëzime në lidhje me orientimin dhe zhvillimin e karrierave profesionale të studentëve.
  • Të mbështesë Këshillin Studentor,I cili është një organizëm I pavarur në Universitetin e Gjirokastrës që përfaqëson dhe mbron interest e studentëve.

PARIMET BAZË TË ZYRËS SË KËSHILLIMT TË KARRIERËS JANË:

  • Mbështetjen e studentëve në proçesin e rritjes profesionale si dhe krijimin e mundësive që        të shfrytëzojnë njohuritë e veta në dobi të zhvillimit të tyre.
  • Nxitjen e studentëve në zgjerimin e horizontit të tyre për të qenë aktiv
  • Orientimi I duhur që studentët të kuptojnë tregun e punës,mundësit dhe sfidat.
  • Nxitjen e studentëve në përfshirjen e tyre ekstrakulikulare.

ALUMNI                                                                                                                  Aktivitete më të fundit:


Aktiviteti me Zyrën e Punës

Tetori Rozë 2024

Trajnim ‘Aftësitë Komunikuese dhe Bashkëpunimi për Shërbim Cilësor’

Trajnim ‘Menaxhimi i rrjeteve sociale’

Ditët  e informimit me vitet e para  2024 Dita Botërore e Luftës Kundër HIV