Departamenti i Histori – Gjeografisë


Llojet e diplomave të Nivelit të parë:

  • Diplome e Nivelit të Parë në Histori-Gjeografi

Program Studimi i Ciklit te Pare:     HISTORI-GJEOGRAFI

Plani mesimor per programet e studimit te ciklit te pare

  • Plani mesimor per programet e studimit te ciklit te dyte

Programi i Studimeve Master per Arsimin e Mesem te Ulet ne Histori Gjeografi : 

Plan Mësimor Master per AMU ne Histori Gjeografi: Master Histori Gjeografi

Plan Mësimor Master i Shkencave ne Arkeologji dhe Administrim i Pasurive Arkeologjike: Master Shkencor  Arkeologji

  • Plani mesimor per programet e studimit te ciklit te trete

Ne ndertim        Doktorature ne Albanologji

  • Diplome e Nivelit të Parë në Histori & Gjuhe Italiane

Plan Mësimor Histori & Gjuhe Italiane: Histori & Gjuhe Italiane

Plani mesimor per programet e studimit me karakter profesional: Udherrefyes Turistik

  • FUSHAT E VEPRIMTARISË KËKIMORE-SHKENCORE

 Një nga fushat me të cilat nisën punën shkencore pedagogët e këtij Departamenti ishte fusha e studimeve komplekse fiziko-gjeografike për krahinat dhe njësitë natyrore të veçanta të vendit tonë. Me dy njësi të Krahinës Malore Jugore, punuan dhe mbrojtën disertacionet B. Mezini: “Lugina e Drinos” (1985) dhe N. Rogo: “VargjetMalore midis Vjoses e Drinos”(1990).Përfundimi i tyre përkoi me botimin e Q. S. GjeografiketëA.Sh. të monografisë në dy vëllime “GjeografiaFizike e Shqipërisë”, Tiranë 1991. Studimi i problemeve të gjeografisë ekonomike të Shqipërisë ishte një tjetër fushë prioritare.

Trajtimi i tyre, në kuadrin e një studimi kompleks tësaj, ishte një domosdoshmëri që e diktonte koha, që ashtu sipër problemet e Gjeografisë Fizike, edhe për to mungonte një studim në këndvështrimin gjeografik të ekonomisë; i gjendjes së saj në stadin aktual, i trashëgimisë nga e kaluara, i potencialeve ekzistuese që ajo dispononte dhe në cilat drejtime  do tëzhvillohej në tëardhmen.

 Një studim për një nga deget e ekonomisë u trajtua nga pedagogu Z. Kote në disertacionin “Industria e lehtë dhe ushqimore në Shqipëri” (1989). Përparësi iu kushtua studimit të problemeve të gjeografisë së popullsisë. Dukuritë e mprehta që u evidentuan në këtë fushë edhe në rajonin tonë, shumë të prekur nga problemet e emigracionit dhe lëvizje të pakontrolluara demografike, u bënë objekt i mirëfillte studimi.

Evolucioni i proçeseve gjeopopulative pas viteve 1990 në Qarkun e Gjirokastrës” ishtetema e disertacionitqe u mbrojt  ngapedagogu V.DURI, shkurt 2009.

Vëmendje kërkonin edhe problemet e gjeografisë rurale, që u shfaqën në mënyrë të mprehtë pas viteve ‘90. Ndër tematikat e trajtuara në këtë fushëpërmendim:

Veçoritë social-ekonomike dhe mjedisore në hapësirën rurale; infrastruktura  e arsimimi në hapësirat rurale; shëndetësia; mbrojtja dhe përkrahja sociale; reformat e tokës; politikat dhe strategjitë e zhvillimit rural etj.

Një studimmë të plotë për këtë fushë veçojmë disertacionin: “Organizimi hapësinor, rregullimi territorial dhe perspektivat e zhvillimit të qëndrueshëm në qarkun e Gjirokastrës” me autorepedagoge A.SINANI, mbrojtur  në mars 2009.

Një fushë me interes gjeografik gjithnjë në rritje u shfaq turizmi dhe trashëgimia natyrore enkulturore. Domosdoshmeria e studimit të turizmit për vetë rëndësinë që kanë rolin që luan në ekonominë e vendit dhe nëshumë probleme të tjera natyrore e sociale, u bë objekti studimit të pedagogut B.Draçi icili me temën “Potenciali turistik i rajonitVjosë-Deti Jon” mbrojti doktoraturën në vitin 1996.

Një studim më të plotë për fushën e turizmit veçojmë disertacionin: “Humanizimi turistik i Bregdetit Joinian”, me autore pedagog G.RUSPI, mbrojtur  në prill 2013. Një fushë prioritare studimore ka qënë dhe didaktika e Gjeografisë. Gama e gjerë e problematikës së mësimdhënies dhe e aftësimit pedagogjik është trajtuar me shkallë të lartë profesionalizmi nga Prof. Dr. M. Kaso (1990).

 Departamenti i Gjeografisë, ka realizuar në vite një veprimtari të gjerë të larmishmes hkencore. Në bashkëpunim me U.T., me Q. S. Gjeografike, me Qarkun, Bashkinë e me mjaft institucione të tjera kanë organizuar konferenca e simpoziume, seminare, tryezaetj.

Konferencashkencore “Migrimi Human në Rajonin e Jugut dhe ndikimet e tij”, u organizua në bashkëpunim me Q.S.Gjeografike me 17-18.12.2004.

Konferencandërkombëtare “Transformimet Hapësinore dhe Roli i Gjeografit në Menaxhimin e tyre”. Konferenca u organizua me 20-22 Nëntor 2009 në Gjirokastër, nëbashkëpunim me departamentin e gjeografisëtë U.T. Në konferencë morën pjesë studiues gjeografe nga Kosova, Maqedonia, Mali iZi etj.

Sesioni  shkencor “Kosova në rrjedhën e shek. XX-të”, prill 2008. Referime e kumtime kanë mbajtur në Tiranë, Shkodër, Korçë, Elbasan etj. Jashtë vendit: në Prishtinë, Shkup, Tetovë, Athinë, Paris, Beograd, Budapest, Sofje, Stamboll, Bukuresht, Novisad, Maçerata, Novi Sad, Çanakkale, Londër etj.Janë me dhjetra artikuj të botuar në revista e buletine brenda e jashtë vendit, me proceeding si dhe me faktor impakti.