INFO

Bëhuni pjesë e Konferencës Virtuale Ndërkombëtare IAI, një platformë për akademikë, studiues dhe studentë të cilëve u ofrohet një mundësi të kontribuojnë me punimet e tyre në tema që lidhen me arsimin, shkencat humane dhe shkencat shoqërore, biznesin dhe ekonominë. Konferenca Virtuale e Institutit Akademik Ndërkombëtar 2021 do të kenë si çështje kryesore:

* Shkencat humane dhe shoqërore

* Biznes dhe Ekonomi, Financa dhe Menaxhim

* Edukim dhe Mësim

* Punime Profesionale Regjistrimi / Parashtrimet Abstrakte pranohen deri më 7 Mars, 2021.Ju gjithashtu mund të paraqisni propozimin tuaj / abstraktin ose letrën e plotë në mënyrë elektronike përmes email në staff@ia-institute.comPër më shumë informacion klikoni linkun bashkëngjitur.

Homazh për Luiz Seitin!

Universiteti “Eqrem Çabej” njofton humbjen e një prej njerëzve të vet më të mirë, një prej bashkëpunëtorëve më të aftë të institucionit tonë, Përgjegjësit të Marrëdhënieve me Jashtë dhe Kërkimit Shkencor.Luiz Seiti u nda nga jeta në mënyrë të parakohshme në moshën 41- vjeçare pas infektimit nga Covid 19.Ai u lind në 22 mars 1980 në Gjirokastër. Pas mbarimit të shkollës së mesme “Asim Zeneli” ai ndoqi studimet e larta për Gjuhë dhe Letërsi Angleze në Fakultetin e Shkencave Shoqërore, ku u diplomua në vitin 2002. Gjithashtu në vitin 2006 u diplomua në të njëjtin Fakultet për degën e Kontabilitet – Financës. I specializuar në disa institucione brenda dhe jashtë vendit. Gjatë jetës së tij Seiti ka pasur një veprimtari të gjerë duke dhënë kontributin e tij në disa pozicione në institucione shtetërore, private dhe ndërkombëtare si:

➡️ përkthyes në Komisionin Monitorues të BE – së në vitet 2006 – 2007;

➡️ pedagog i gjuhës angleze në universitetin “Eqrem Çabej”;

➡️ shef finance në Zyrën e Administrimit dhe Koordinimit të Gjirokastrës;

➡️ specialist turizmi në zyrën e administrimit Butrint;

➡️ koordinator projektesh të Bashkimit Evropian.

➡️ Prej vitit 2013 ai mbante pozicionin e specialistit të marrëdhënieve me jashtë dhe prej vitit 2018 mbulonte edhe pozicionin e specialistit të Kërkimit Shkencor në universitetin “Eqrem Çabej” ku ka dhënë një kontribut të veçantë në marrëdhëniet institucionale mes universitetit tonë dhe institucioneve të ndryshme ndërkombëtare.Luiz Seiti, së fundmi, ishte kryetar i grupit të vlerësimit të brendshëm në kuadër të akreditimit, proces të cilit po i nënshtrohet universiteti ynë gjatë këtij viti. Edhe gjatë periudhës së karantinimit ai nuk rreshti asnjë ditë duke bashkëpunuar me pjesëtarët e tjerë të stafit për plotësimin e dokumentacionit të nevojshëm.Ngushëllime të sinqerta familjes për këtë humbje të rëndë!

May be an image of 1 person and standing

NJOFTIM

Ju bëjmë me dije se Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë ka shpallur thirrjen e katërt të Programit Kombëtar të Praktikave të Punës.

Qeveria shqiptare në prill të vitit 2015, ka miratuar me Vendim të Këshillit të Ministrave nr. 395 datë 29.4.2015 “Programin Kombëtar të Praktikave të Punës të Administratën Shtetërore dhe Institucionet e tjera Publike”, i cili synon të përfshijë pjesëmarrësit në një eksperiencë pune të integruar e në ndërveprim me profesionistët në administratën publike.

Ky program zgjat për tre muaj dhe përfshirja në të është pa pagesë.  

Periudha e praktikës së zhvilluar do të njihet si përvojë pune gjatë procedurave të rekrutimit në institucionet e administratës publike, ndërsa pas përfundimit të saj do të punësohen 200 praktikantë, me kontratë një – vjeçare pune.

Për sa më sipër, me porosi të veçantë të Zëvendësministres së Arsimit, Sportit dhe Rinisë, znj. Lorena Haxhiu, lutemi të kemi bashkëpunimin tuaj për të publikuar sa më parë (preferenciale brenda ditës së sotme) në faqen zyrtare të institucionit që ju përfaqësoni, apo dhe në rrjetet sociale, njoftimin sipas tekstit bashkëngjitur në mail.

Targeti që u drejtohet kjo thirrje janë studentët e ciklit të dytë të studimeve, pra studentët e masterit, deri në moshën 26 – vjeçare, sipas parashikimeve në VKM.

Bashkëngjitur ju lutem të gjeni edhe imazhet shoqëruese, për këtë njoftim.

Për çdo pyetje apo paqartësi, lutem të më kontaktoni.

 Mund te informoheni:

Tekst per thirrjen e Programit te Praktikave