Universiteti “Eqrem Çabej”, Gjirokastër, si qendër e autorizuar për testimin ndërkombëtar TOEIC L&R, organizon seancën e radhës të testimit të nivelit të gjuhës angleze.
TOEIC L&R vlerëson aftësitë e të kuptuarit të anglishtes së folur dhe të shkruar dhe përdoret për qëllime studimi, punësimi dhe zhvillimi profesional.
Data: 25 shtator 2026
Ora: 12:00
Vendi: Ambientet e Universitetit “Eqrem Çabej”, Gjirokastër
Të interesuarit mund të regjistrohen përmes lidhjes së mëposhtme:
Testoni nivelin tuaj të gjuhës angleze dhe dokumentoni aftësitë tuaja përmes një testimi të njohur ndërkombëtarisht
