Për të vënë në jetë vizionin e tij kërkimor, UGJ-ja ndërton dhe përmirëson në vazhdimësi infrastrukturën e kërkimit shkencor për t’i dhënë frymëmarrjen e duhur punës studimore të stafit akademik.
Rregullore e buletinit shkencor
Botimet periodike të UGJ-së, janë konceptuar si tribunë e mendimit akademik për tema dhe probleme të teorisë dhe të praktikës akademike, të mësimdhënies dhe të kërkimit shkencor.Revista publikon studimet e kërkimeve shkencore të stafit akademik dhe të bashkëpunëtorëve të jashtëm, pasqyron jetën dhe veprimtaritë kërkimore-shkencore të UGJ-së, promovon vepra akademike e shkencore, duke zbatuar kriteret dhe standardet shkencore.
Universiteti ka botuar për vite të tëra 2 buletine shkencore “Kërkime Universitare” (3 – 4 buletine në vit, në raste të veçanta), përkatësisht me titujt:
- Periodik “Matematika dhe Shkencat e Natyrës”, Journal “Mathematics and Natural Sciences”.
- Periodik “Shkencat Shoqërore, të Edukimit dhe Ekonomike”, Journal “Social, Economics and Educational Sciences”.
Numri total i periodikëve nga dalja e numrit të parë, titulluar “Buletin Pedagogjik” (1989), – në “Kërkime Universitare”(2004), tashmë Buletin Shkencor (2020) i Universitetit “Eqrem Çabej” Gjirokastër, rezulton në 42 revista.
Redaksia
Drejtor: Prof. dr. Bektash MEMA
Kordinator administrativ: Dr. Lorenc KOÇIU
Bordi Editorial:
Prof. dr. Gëzim RREDHI
Prof. dr. Shyqyri HYSI
Prof. dr. Lavdi HASANI
Prof. asoc. Valbona DURI
Prof. asoc. Jaho CANA
Prof. asoc. Selfo ORUÇI
Dr. Robert ÇELA
Dr. Eduina GUGA
Dr. Drita LUZO
Dr. Isidor KOKALARI
Dr. Romeo MANO
Korrektor letrar: Prof. asoc. Spiridhulla POÇI
ISSN: 2226 – 082X
Që nga viti 2004 Periodiku “Kërkime Universitare” i Universitetit “Eqrem Çabej” të Gjirokastrës botohet në dy seri,
Periodik “Matematika dhe Shkencat e Natyrës” Journal “Mathematics and Natural Sciences”.
Periodik “Shkencat Shoqërore, të Edukimit dhe Ekonomike” Journal “Social, Economics and Educations Sciences”.
Qëllimi
Periodiku “Kërkime Universitare” : Seria “Shkencat Shoqërore, të Edukimit dhe Ekonomike” boton artikuj kërkimor-shkencor origjinal dhe artikuj informues, studimorë, analizues me cilësi të lartë në gjithë fushat e shkencave ekonomike, të edukimit dhe atyre shoqërore si psh: historia, gjeografia, letërsia, gjuha shqipe, fusha e financës, e kontabilitetit, e bankës, e turizmit, e menaxhimit etj. Artikujt i nënshtrohen procesit të reçensës.
Të nderuar kolegë dhe bashkëpunëtorë
Redaksia e Periodikut “Kërkime Universitare” , Seria “Shkencat Shoqërore, të Edukimit dhe Ekonomike” të Universitetit “E.Çabej” të Gjirokastrës, ju fton të dërgoni dorëshkrimet dhe punimet tuaja shkencore në adresën elektronike të kësaj redaksie:
Në faqen e internetit të këtij periodiku
mund të gjeni udhëzimet për formatin e dorëshkrimit të artikullit tuaj. Dorëshkrimet e punimeve, dërguar në mënyrë elektronike në adresën e sipërpërmendur, dhe formatuar sipas udhëzimeve, pranohen për shqyrtim nga Redaksia deri në datën 30 Nëntor 2016.
Nga Redaksia
Përmbajtja : Numri 39(2015)
Qëllimi
Periodiku “Kërkime Universitare” : Seria “Matematika dhe Shkencat e Natyrës” boton artikuj kërkimor-shkencor origjinal dhe artikuj informues, studimorë, analizues me cilësi të lartë në gjithë fushat e matematikës së pastër teorike dhe të zbatuar, shkencave kompjuterike, biologjisë, fizikës, kimisë etj. Artikujt i nënshtrohen procesit të reçensës.
Periodiku synon të veprojë si një forum ndërdisiplinar për matematikën dhe shkencat e natyrës dhe zbatimet e tyre.
Të nderuar kolegë dhe bashkëpunëtorë
Redaksia e Periodikut “Kërkime Universitare” , Seria “Matematika dhe Shkencat e Natyrës” të Universitetit “E.Çabej” të Gjirokastrës, ju fton të dërgoni dorëshkrimet dhe punimet tuaja shkencore në adresën elektronike të kësaj redaksie:
Në faqen e internetit të këtij periodiku mund të gjeni udhëzimet për formatin e dorëshkrimit të artikullit tuaj.
Dorëshkrimet e punimeve, dërguar në mënyrë elektronike në adresën e sipërpërmendur, dhe formatuar sipas udhëzimeve, pranohen për shqyrtim nga Redaksia deri në datën 15 dhjetor 2016.
Nga Redaksia
Përmbajtja :