Që nga viti 2004 Periodiku “Kërkime Universitare” i Universitetit “Eqrem Çabej” të Gjirokastrës botohet në dy seri,
Periodik “Matematika dhe Shkencat e Natyrës” Journal “Mathematics and Natural Sciences”.
Periodik “Shkencat Shoqërore, të Edukimit dhe Ekonomike” Journal “Social, Economics and Educations Sciences”.
Qëllimi
Periodiku “Kërkime Universitare” : Seria “Shkencat Shoqërore, të Edukimit dhe Ekonomike” boton artikuj kërkimor-shkencor origjinal dhe artikuj informues, studimorë, analizues me cilësi të lartë në gjithë fushat e shkencave ekonomike, të edukimit dhe atyre shoqërore si psh: historia, gjeografia, letërsia, gjuha shqipe, fusha e financës, e kontabilitetit, e bankës, e turizmit, e menaxhimit etj. Artikujt i nënshtrohen procesit të reçensës.
Të nderuar kolegë dhe bashkëpunëtorë
Redaksia e Periodikut “Kërkime Universitare” , Seria “Shkencat Shoqërore, të Edukimit dhe Ekonomike” të Universitetit “E.Çabej” të Gjirokastrës, ju fton të dërgoni dorëshkrimet dhe punimet tuaja shkencore në adresën elektronike të kësaj redaksie:
Në faqen e internetit të këtij periodiku
mund të gjeni udhëzimet për formatin e dorëshkrimit të artikullit tuaj. Dorëshkrimet e punimeve, dërguar në mënyrë elektronike në adresën e sipërpërmendur, dhe formatuar sipas udhëzimeve, pranohen për shqyrtim nga Redaksia deri në datën 30 Nëntor 2016.
Nga Redaksia
Përmbajtja : Numri 39(2015)