Programi Erasmus +

Rreth programit Erasmus +

Erasmus+ është një program i Bashkimit Evropian (BE) që mbështet financiarisht një sërë veprimtarish në fushat e Arsimit, Trajnimit, Rinisë dhe Sportit për periudhën 2014-2020. Erasmus + ngrihet mbi përvojën dhe suksesin e programeve të mëparshme arsimore të BE-së (Tempus, Erasmus Mundus, Alfa, Edulink etj) dhe mbështet shkëmbimet ndërkombëtare të studentëve, stafeve akademike dhe administrative, qarkullimin e praktikave më të mira midis institucioneve të arsimit të lartë dhe forcimin e lidhjeve midis arsimit dhe tregut të punës.

Bashkëpunimi me vendet partnere mbështetetet nëpërmjet:

  1. KA1-“Mobiliteti i të nxënit” përfshin shkëmbimin e studentëve, lektorëve dhe stafit

administrativ nga dhe në vendet partnere. Përfaqëson rreth 63% të buxhetit total të programit.
a) Mobiliteti i Krediteve – Në fushën e mobilitetit të krediteve, Institucionet e Arsimit të Lartë nga vendet e programit do të aplikojnë për menaxhimin e projekteve të mobilitetit të studentëve, pedagogëve dhe stafit administrativ të universiteteve.
b)Shkëmbimet për mastera të përbashkëta – Programi mbështet ndërtimin e konsorciumeve që ofrojnë programe Masteri të Përbashkët Evropianë, me kohë të plotë që zgjasin një ose dy vite.

  • KA2– “Bashkëpunimi për inovacionin dhe shkëmbimin e praktikave të mira”. Përfshin

bashkëpunimin për inovacioin dhe shkëmbimin e praktikave të mira midis institucioneve arsimore dhe ndërmarrjeve private e aktorëve të tjerë, rritjen e kapaciteteve në vendet e paindustiralizuara (ish-projektet Tempus). Përfaqëson rreth 28 % të buxhetit total.
a) Projektet për ngritjen e kapaciteteve në arsimin e lartë mbështesin modernizimin, aksesin dhe ndërkombëtarizimin e universiteteve në vendet partnere.
Projektet ndahen në: Projekte të përbashkëta për mbështetjen e institucioneve të arsimit të lartë në vendet partnere, të modernizojnë metodat e mësimdhënies, të krijojnë programe të reja studimi ose të përmirësojnë programet ekzistuese duke i harmonizuar me ato të vendeve të zhvilluara të BE-së. Projekte Strukturore për mbështetjen e zhvillimit dhe reformimit të institucioneve dhe sistemit të arsimit të lartë në vendet partnere. Ministritë e Arsimit janë partner i detyrueshëm në projektet strukturore.

  • Aktivitetet e Jean Monnet mbështesin dhe promovojnë thellimin e njohurive rreth

çështjevetë integrimit evropian, mësimdhënies dhe kërkimin mbi historinë, politikat, ekonominë, marrëdhëniet ndërkombëtare dhe legjislacionin e Bashkimit Evropian. Universitetet shqiptare mund të aplikojnë për modulet Jean Monnet (kurse me kohë të shkurtër në fushën e Integrimit Evropian, minimalisht 40 klasa për një vit akademik), për Jean Monnet për Lektorët (vende vakante për pedagogët e specializuar në fushën e Studimeve të Integrimit Evropian, me një minimum prej 90 klasash për një vit akademik) ose për projektet Jean Monnet (aktivitete promovuese për çështje të Integrimit Evropian, program trajnimi etj.)

Guida Erasmus

Projekti TEAVET

BKSTONE projekt Erasmus +

Linku i projektit: https://bkstoneproject.com/projects/

Programi QUADIC

Aktivitetet me te fundit te QUADIC


http://quadic.net/

Në kuadër të projektit Erasmus +  “Quality Development of International Cooperation and Project Management”QUADIC , në Universitetin “Aleksandër Moisiu”, Durrës në datat 7-10 Qershor 2021  u zhvillua trajnimi për shkrimin e projekteve nën Paketën 2 të punës (WP2). Pjesë e këtij trajnimi nga UGJ, ishin Zv/Rektori për Kërkimin Shkencor (Kodinatori institucional I projektit) dhe përgjegjësja e zyrës së kurikulave  dhe standarteve. Gjatë trajnimit partnerët të ndarë në grupe pune përgatitën 4(katër) projekte, të cilat do të propozohen në muajin Shtator, kur zyra e Erasmus + do të shpallë  thirrjet për aplikime në projekte KA2,  për ngritje kapacitetesh institucionale. 

Ecuria e projektit QUADIC

Rektori i Universitetit “E. Cabej “ Prof.Dr. Bektash Mema  në një intervistë për Mediat .

Në qendër të kësaj interviste janë Marrëdheniet Ndërkombetare të Universitetit të  Gjirokastrës  si element i rendësishëm për rritjen cilësore sipas standarteve   bashkëkohore të programeve të studimit si dhe ndërkombëtarizimi   i Titujve të studimit !

Universiteti i Gjirokastres ka sot një numër të konsiderueshem marrëveshjesh bashkëpunimi me universitetet europiane dhe ato  rajonale si dhe mobilitetet gjithmonë  në  rritje   në kuadër të Programit Erasmus + .

Për me shume ndiqni intervisten.

Intervistë për Mediat

Hapet thirrja për pjesëmarrje në Programin Erasmus + me Universitetin Mesdhetar Grek te Kretes:

Thirrja Erasmus + ne Krete

Hapet thirrja për pjesëmarrje në Programin Erasmus + me Universitetin AristotleSelanik Greqi:

Thirrja Erasmus Selanik

Thirrja per pjesmarrje ne Programin Mevlana me Universitetin e Trakise  (Edrene) Turqi.

Programi Mevlana  Universiteti  Trakise Ederne Turqi

Thirrja per pjesmarrje ne Programin Erasmus + me Universitetin e Maqedonise perendimore Kozani Greqi

Thirrja per pjesmarrje ne programin  Erasmus CALL Internship Rebeira Do  Louro Spain:

Erasmus CALL Internship Rebeira Do  Louro Spain

Thirrja per pjesmarrje ne programin Erasmus + me Universitetin e Qipros:

Thirrja per pjesmarrje ne programin Erasmus +

 Open Call for participation in Erasmus + Program with University of Cyprus

Rihapet  dt.01.09.2016 thirrja per pjesmarrje ne programin Erasmus + me Universitetin e Qipros.

Thirrje  per pjesmarrje ne programin Erasmus +

Open Call for participation in Erasmus + Program with University of Cyprus

Marreveshjet e Universitetit te Gjirokastres me KA+1