Mundësi studimi në Hollandë

Njoftime Studentet

Netherlands Education Group i vendosur në Hollandë  është një institucion arsimor i cili ofron programe edukimi që ndihmojnë të rinjtë të aftësohen në praktikë dhe të përgatiten për fillimin e karrierës. Programet ofrojnë zhvillimin e aftësive të nevojshme për tregun modern të punës dhe për të krijuar rrjete ndërkombëtare profesionistësh.

NEG është duke krijuar një program të ri – MBA (Administrim Biznesi Modern), i cili ofrohet vetëm online. Për momentin institucioni është në procesin e aplikimit për akreditimin e ciklit Master të studimeve.

Para kualifikimit për programin Master, duhet që  studentët të kenë ndjekur kursin MBA, që ofrohet aktualisht.  Për këtë arsye NEG fton studentë nga e gjithë bota të bashkohen me programin online përkundrejt një tarife të ulët.

Pas akreditimit, të gjithë studentët që do të përfundojnë me sukses studimet e programit online, mund të përfitojnë falas programin Master MBA në Amsterdam.

Për më shumë informacion klikoni linkun: https://uconsulting.nl/courses/other/online-mba/ 

Gjithashtu, për studentët që do të preferonin eksperiencë praktike gjatë studimeve, ofrohet programi Fellowship, me anë të të cilit përfitohet një udhëtim 3 mujor falas për në Amsterdam, në rast të një performance të suksesshme. – https://uconsulting.nl/fellowship-in-amsterdam/ 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *