Panairi “Work & Study” – “Punësohu dhe shkollohu”

Njoftime Studentet

Stafi dhe studentët e UGJ kanë qenë pjesë e panairit “Work & Study” ku maturantët gjirokastritë u njohën me ofertën akademike, kriteret e pranimit, aplikimet për bursa studimi etj.

Maturantët e pranishëm nga shkollat e mesme të Gjirokastrës shfaqën interes dhe diskutuan me pedagogët e UGJ, të cilët parashtruan avantazhet e studimit në Universitetin “Eqrem Çabej”. 

Pjesëmarrja e UGJ në këtë panair u mundësua falë bashkëpunimit të Zyrës së Këshillimit të Karrierës dhe Alumnit në universitetin “Eqrem Çabej”, Ministrisë së Arsimit dhe Dhomës së Tregëtisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *