Njoftim për të gjitha bizneset lokale dhe studentët e diplomuar pranë UGJ: Në kuadër të projektit “Analiza e tregut dhe ridizenjimi i kurrikulave universitare në Universitetin ‘Eqrem Çabej'”, UGJ ka nisur një studim të detajuar për të përmirësuar ofertën akademike dhe për t’iu përgjigjur sa më mirë nevojave të tregut të punës.

Për këtë qëllim, ju ftojmë të plotësoni pyetësorët përkatës, të cilët do të na ndihmojnë të mbledhim informacione të rëndësishme për përmirësimin e programeve tona të studimit dhe përgatitjen e profesionistëve të rinj për kërkesat reale të tregut. Kontributi juaj është thelbësor për të avancuar misionin e tretë të UGJ: të kontribuojmë në zhvillimin ekonomik dhe social të rajonit.
Kush mund të marrë pjesë?
- Bizneset: Ju ftojmë të ndani me ne mendimet tuaja rreth aftësive dhe njohurive që prisni nga të diplomuarit tanë.
- Studentët e diplomuar: Ndani eksperiencat dhe sugjerimet tuaja për përmirësimin e përgatitjes akademike dhe profesionale në UGJ.
Projekt i financuar nga: Agjencia Kombëtare e Kërkimit Shkencor dhe Inovacionit, në bashkëpunim me Universitetin “Eqrem Çabej” të Gjirokastrës.
Lidhja për pyetësorin për bizneset: https://forms.office.com/r/FbaySKTG45
Lidhja për pyetësorin për studentët e diplomuar: https://forms.office.com/r/b3dv7WXBVi
Ju falënderojmë paraprakisht për kohën dhe kontributin tuaj në ndihmë të përmirësimit të standardeve të arsimit në Universitetin tonë dhe të ndihmesës për zhvillimin e qëndrueshëm të komunitetit.
#UGJ #KurrikulaERe #ZhvillimiRajonal #KontributiJuajKaRëndësi #AgjenciaKombetareKerkimit