Thirrje për Pjesëmarrje në THISAM 2025 dhe Konferencën Ndërkombëtare “Global Media & Culture”

Njoftime Studentet

Universiteti “Eqrem Çabej” i Gjirokastrës njofton me kënaqësi mundësinë për përfshirje në një nismë ndërkombëtare të rëndësishme akademike në fushën e medias dhe komunikimit:
Thessaloniki International Media Summer Academy (THISAM 2025) dhe konferencën “Global Media & Culture”, të organizuara nga Universiteti Aristoteli i Selanikut, Greqi.

Pse të merrni pjesë?

  • Studentët që ndjekin THISAM 2025 mund të përfitojnë 4 kredite ECTS pas përfundimit të suksesshëm të programit.
  • Akademikë, profesionistë dhe studentë nga e gjithë bota do të diskutojnë çështje aktuale mbi median, komunikimin dhe kulturën globale.
  • Programi ofron një përvojë unike ndërkombëtare dhe mundësi rrjetëzimi akademik dhe profesional.

Informacion dhe aplikim:

Të interesuarit mund të vizitojnë faqen zyrtare të programit për më shumë detaje:
➡️ www.joursummerschool.org

Ftojmë të gjithë studentët dhe stafin akademik të UGJ-së të përfitojnë nga kjo mundësi unike për rritje profesionale dhe akademike!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *