Hapet thirrja për mbështetjen me grante të klubeve studentore nga të gjitha shkollat e larta në Shqipëri.

Njoftime Studentet

Në kuadër angazhimit të studentëve të Universitetit të Gjirokastrës në projekte gjithëpërfshirëse, zyra e projektit CleanScore po asiston në shpërndarjen e nismës së re nga projekti B4student.

Nëpërmjet kësaj nisme synohet te nxitet jetësimi i projekt-ideve nga studentët me impakt pozitiv në komunitet.Fusha e projekteve është e lirë: shëndet, mirëqënie, edukim, zbutje e varfërisë, mjedis, kulturë etj, sipas interesit të studentëve.Për aplikantët fitues, B4 Students do të mundësojë grant deri në masën 2000 Euro, si dhe këshillim gjatë fazës së implementimit.

Detaje të tjera të rëndësishme rreth thirrjes, si kriteret e vlerësimit, kohështrirjes, etj., jepen në link.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *