Hapet thirrja për pjesëmarrje për studentët e Gjuhës Angleze

Njoftime Studentet

Per programin e financuar nga Ambasada Amerikane dhe implementuar nga Kryqi i Kuq. Në kuadër të Programit “Zgjerimi i aftësive përmes të mësuarit të Gjuhës Angleze”, Kryqi i Kuq ka fituar një grant për kombinimin e mësimdhënies së gjuhws angleze me vullnetarizmin për fëmijët e shtresave në nevojë. Projekti është një program extra kurrikular që do të ofrojë ndihmë për të përmirësuar aftësitë e gjuhës angleze për 60 nxënës me mundësi të kufizuara fianciare nga shkolla 9-vjeçare Koto Hoxhi, për të kombinuar mësimin e gjuhës angleze dhe parimet themelore të Kryqit të Kuq si vullnetarizmi dhe angazhimi qytetar. Projekti do të sjellë së bashku:  mësimdhënës të Gjuhës Angleze, alumni të programit të Departamentit të Shtetit Amerikan, English E-Teacher Program ose të trajnuar nga Specialistë të gjuhës angleze dhe drejtues të rrjeteve të mësuesve të gjuhës Angleze në Gjirokastër

 studentë të gjuhës angleze të Universitetit Eqrem Çabej, të cilët do të luajnë rolin e mësuesit ndihmës duke përfituar kështu një përvojë në mësimdhënie.

 ligjërata nga specialistë amerikanë në lidhje me kulturën dhe vlerat amerikane. Nëse jeni të interesuar, lutemi të dërgoni pranë Sektorit të Marrëdhënieve me Jashtë dhe Kërkimit Shkencor, brenda datës 25.01.2023: Kliko per me teper.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *