Mundësitë më të mira të studimit në UGJ

Aktivitete Njoftime Studentet

📍Master i nivelit të dytë “𝗜𝗻𝘁𝗲𝗿𝗻𝗮𝘁𝗶𝗼𝗻𝗮𝗹 𝗠𝗮𝘀𝘁𝗲𝗿 𝗗𝗲𝗴𝗿𝗲𝗲 𝗼𝗻 𝗥𝗲𝘀𝘁𝗼𝗿𝗮𝘁𝗶𝗼𝗻, 𝗖𝗼𝗻𝘀𝗲𝗿𝘃𝗮𝘁𝗶𝗼𝗻 𝗮𝗻𝗱 𝗠𝗮𝗻𝗮𝗴𝗲𝗺𝗲𝗻𝘁 𝗼𝗳 𝗔𝗿𝗰𝗵𝗶𝘁𝗲𝗰𝘁𝘂𝗿𝗮𝗹 𝗛𝗲𝗿𝗶𝘁𝗮𝗴𝗲”         Mundësitë më të mira të studimit në UGJ 👨‍🎓👩‍🎓  

Një tjetër program i përbashkët studimi në UGJ. Master i nivelit të dytë i promovuar nga Universiteti i Firences, Universiteti Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë” dhe Universiteti “Eqrem Çabej” i Gjirokastrës.

 ️ “𝗜𝗻𝘁𝗲𝗿𝗻𝗮𝘁𝗶𝗼𝗻𝗮𝗹 𝗠𝗮𝘀𝘁𝗲𝗿 𝗗𝗲𝗴𝗿𝗲𝗲 𝗼𝗻 𝗥𝗲𝘀𝘁𝗼𝗿𝗮𝘁𝗶𝗼𝗻, 𝗖𝗼𝗻𝘀𝗲𝗿𝘃𝗮𝘁𝗶𝗼𝗻 𝗮𝗻𝗱 𝗠𝗮𝗻𝗮𝗴𝗲𝗺𝗲𝗻𝘁 𝗼𝗳 𝗔𝗿𝗰𝗵𝗶𝘁𝗲𝗰𝘁𝘂𝗿𝗮𝗹 𝗛𝗲𝗿𝗶𝘁𝗮𝗴𝗲” do të zhvillohet në Universitetin “Eqrem Çabej” të Gjirokastrës dhe në Universitetin Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë” të Tiranës, si edhe me pjesëmarrjen e profesorëve nga Universiteti i Firences. 

 Gjuha e përdorur: italiane 

 Kohëzgjatja: 1 vit 

  Në përfundim të Masterit përftohet titulli i përbashkët “International Master Degree on Restoration, Conservation and Management of Architectural Heritage”.

  Masteri synon të trajnojë profesionistë me kompetenca specifike multidisiplinare tekniko – profesionale për të analizuar dhe kuptuar aspektet e ndryshme që lidhen me praktikën e ruajtjes dhe restaurimit, menaxhimit, përmirësimit dhe komunikimit të trashëgimisë arkitekturore dhe kulturore.  

Ndërthurja mes kulturës italiane dhe asaj shqiptare do të bëjë të mundur formimin e arkitektëve të specializuar që veprojnë në zonën e Mesdheut, duke ndarë objektivat dhe formimin për çështje që lidhen me ruajtjen dhe restaurimin e trashëgimisë arkitekturore.

  Programi organizohet në pesë module të ndara në aktivitete. 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *