Në ambientet e Ambasadës së Shqipërisë në Athinë u organizua veprimtaria përkujtimore “90 vjet Fjalë, Kujtesë dhe Identitet”, një homazh në nder të 90-vjetorit të lindjes së Ismail Kadare.
Me ftesë të Ambasadës, aktivitetit iu bashkua edhe Dekania e FESHSH-së, e cila në fjalën e saj theksoi rëndësinë e trajtimit të veprës së Kadaresë në kurrikulat universitare, si dhe ndikimin i saj në formimin e botëkuptimit dhe zhvillimin e mendimit kritik te studentëve.
Veprimtaria shërbeu si një moment reflektimi mbi trashëgiminë letrare dhe kulturore të Kadaresë, si pjesë e identitetit dhe kujtesës sonë kombëtare.
