Projekti kërkimor mbi ndikimin e gjuhës angleze në komunitetet bilinguale të rajonit të Dropullit

Aktivitete

Nisi zyrtarisht projekti kërkimor mbi ndikimin e gjuhës angleze në komunitetet bilinguale të rajonit të Dropullit


Në ambientet e Universitetit “Eqrem Çabej” të Gjirokastrës u zhvillua sot mbledhja e parë e grupit të punës për nisjen zyrtare të projektit kërkimor:

“Ndikimi globalizues i gjuhës angleze në realitetin dygjuhësh shqip-greqisht tek fëmijët e sistemit parashkollor dhe fillor në rajonin jugor të Dropullit.”

Ky projekt dyvjeçar është mbështetur nga Programi i Kërkimit Kombëtar për Zhvillim të Qëndrueshëm (PKKZH)dhe synon të analizojë në mënyrë të thelluar sjelljet gjuhësore të brezave të rinj në komunitetet bilinguale. Në fokus të tij është edhe formulimi i rekomandimeve për politika arsimore gjithëpërfshirëse dhe të ndjeshme ndaj realiteteve gjuhësore lokale.

Gjatë takimit u diskutuan drejtimet kryesore të hulumtimit, u përcaktuan rolet e secilit anëtar të grupit dhe u hodhën hapat e parë për zbatimin në terren të projektit.

Projekti udhëhiqet nga Prof. Asoc. Joana Taçi dhe mbështetet nga një ekip multidisiplinor akademikësh dhe studiuesish të angazhuar në fushat e gjuhësisë, arsimit dhe kulturës.

Ky është një tjetër kontribut i rëndësishëm i Universitetit “Eqrem Çabej” në zhvillimin e kërkimit shkencor dhe në adresimin e temave me ndikim të drejtpërdrejtë në komunitet dhe në sistemin arsimor shqiptar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *