Testi ndërkombëtar TOEIC L&R

Njoftime Njoftime Studentet

Universiteti i Gjirokastrës, qendër e autorizuar për testimin ndërkombëtar TOEIC L&R.

Universiteti i Gjirokastrës është qendër e autorizuar për zhvillimin e testimit ndërkombëtar TOEIC Listening & Reading (L&R), një certifikim i njohur ndërkombëtarisht që vlerëson aftësitë e komunikimit në gjuhën angleze në kontekste akademike dhe profesionale.

Testimi TOEIC L&R ofron një mundësi konkrete për studentët dhe të interesuarit për të dokumentuar nivelin e tyre të anglishtes, duke rritur mundësitë për studime, punësim dhe zhvillim profesional në tregun vendas dhe ndërkombëtar.

Seanca e radhës e testimit zhvillohet në ambientet e Universitetit të Gjirokastrës më 12 mars 2026, Ora: 12:00

Të interesuarit mund të regjistrohen përmes linkut zyrtar:
https://registration.sta-edu.com/calendar/1/03/2026.html

Certifikimi TOEIC L&R përfaqëson një standard të besueshëm për vlerësimin e kompetencave gjuhësore dhe përbën një mjet konkret për ndërtimin e profilit akademik dhe profesional.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *