- Programet e studimit me karakter profesional
Programet e studimit me karakter profesional, referuar nivelit 5 të Kornizës Shqiptare të Kualifikimeve, organizohen në 60 ose 120 kredite formimi dhe kohëzgjatja normale e tyre është një ose dy vite akademike. Pranimi i studentëve në programet e studimit me karakter profesional, është i mundur për çdo kandidat, i cili: është i paisur me dokumentacionin ligjor të përfundimit të arsimit të mesëm të lartë; nuk rezulton i regjistruar në një program tjetër studimi.
Njësia bazë përzgjedh studentët fitues, për programet e studimit që ofron, të cilët miratohen nga Dekani. Aplikantët fitues regjistrohen pranë njësisë përkatëse kryesore, brenda afatit të përcaktuar në udhëzimet e ministrisë përgjegjëse për arsimin. Pas përfundimit të regjistrimit të kandidatëve fitues, UGJ-ja përcjell në QSHA listën e studentëve të regjistruar, me qëllim paisjen e tyre me numur matrikullimi (NIM).
Për t’u njohur me kriteret e pranimit në programet e studimit me karakter profesional, në UGJ, për Vitin Akademik 2023-2024
Programet e studimit me karakter profesional
- Fakulteti i Edukimit dhe Shkencave Shoqërore
Ofron 3 (tre) programe studimi me karakter profesional (Kliko këtu)
- Program profesional në “Librar dhe bibliotekar”
- Program profesional në “Edukatorë për zhvillimin dhe edukimin e fëmijërisë së hershme”
- Program profesional në “Udhërrëfyes Turistik”
- Fakulteti Ekonomik
Ofron 3 (tre) programe studimi me karakter profesional (Kliko këtu)
- Program profesional në “Asistent Administrativ ”
- Program profesional në “Asistent-menaxher në shërbimet turistike”
- Program profesional në “Ndihmës Ekonomist”
- Programet e Ciklit të Parë, Bachelor
Programet e ciklit të parë të studimeve, referuar nivelit 6 të Kornizës Shqiptare të Kualifikimeve, organizohen me 180 kredite (ECTS) dhe kohëzgjatja normale e tyre është tri vite akademike. Pranimi i studentëve në programet e studimit të ciklit të parë në UGJ është i mundur për çdo kandidat, i cili, është i paisur me dokumentacionin ligjor të përfundimit të arsimit të mesëm të lartë; plotëson kriterin e notës mesatare të përcaktuar me vendim të Këshilli të Ministrave dhe kriteret shtesë të përcaktuara nga njësitë kryesore; nuk rezulton i regjistruar në një program tjetër studimi.
Njësia bazë, përzgjedh studentët fitues, sipas programeve përkatëse, të cilët miratohen nga Dekani. Aplikantët fitues regjistrohen pranë njësisë përkatëse kryesore, brenda afatit të përcaktuar në udhëzimet e ministrisë përgjegjëse për arsimin. Pas përfundimit të regjistrimit të kandidatëve fitues, UGJ-ja përcjell në QSHA listën e studentëve të regjistruar, me qëllim paisjen e tyre me numur matrikullimi (NIM).
Studentët në programet e ciklit të parë të studimeve diplomohen me provim të përgjithshëm përfundimtar ose punim diplome. Studentët që do të përgatitin një punim diplome duhet të përmbushin kriteret që përcaktohen nga njësia bazë në rregulloret përkatëse të programeve të studimit.
Për t’u njohur me kriteret e pranimit në Ciklin e parë të studimeve Bachelor, në UGJ, për Vitin Akademik 2023-2024
- Fakulteti i Edukimit dhe Shkencave Shoqërore
Ofron 6 (gjashtë) programe studimi të Ciklit të Parë Bachelor (Kliko këtu)
- “Bachelor” në “Histori – Gjeografi ”
- “Bachelor” në “Gjuhë – Letërsi Shqipe”
- “Bachelor” në “ Gjuhë Angleze”
- Bachelor në “Mësuesi për Arsimin Fillor”
- Bachelor në “Mësuesi për Arsimin Parashkollor”
- “Bachelor” në “Gjuhë, Letërsi dhe Qytetërim Grek ”
2. Fakulteti i Shkencave të Natyrës
Ofron 4 (katër) programe studimi të Ciklit të Parë, Bachelor (Kliko këtu)
- “Bachelor” në “Teknollogji Informacioni”
- “Bachelor” në “Biologji Kimi”
- “Bachelor” në “ Infermieri e Përgjithshme”
- “Bachelor” në “ Infermieri Mami”
3. Fakulteti Ekonomik
Ofron 5 (pesë) programe studimi të Ciklit të Parë, Bachelor (Kliko këtu)
- “Bachelor” në “Kontabilitet – Financë”
- “Bachelor” në “Administrim Publik”
- “Bachelor” në “Turizëm”
- “Bachelor” në “Menaxhim Digjital” (Program i përbashkët me Universitetin e Salentos, Itali) (Diplomë e dyfishtë)
- “Bachelor” në “Menaxhim i Turizmit të Qëndrueshëm” (Program i perbashkët me Univeresitetin e Molises, Itali) (Diplomë e dyfishtë me Universitetin e Molisës, Itali)
- Programet e ciklit të dytë, master në mësuesi, master profesional dhe master i shkencave
Programet e studimeve “Master në Mësuesi” dhe “Master profesional” u ofrojnë të diplomuarëve me një diplomë të ciklit të parë njohuri të thelluara teorike dhe praktike profesionale në drejtimin përkatës. Këto programe: realizohen me 60 ose 120 kredite dhe kohëzgjatja normale e tyre është një vit ose dy vite akademike; studentët në këtë program, mund të diplomohen me provim të përgjithshëm përfundimtar formimi ose punim diplome; në përfundim të studimit lëshohet diplomë “Master profesional” në fushën e arsimimit të kryer.
Programet e studimit “Master i shkencave”i pajisin të diplomuarit, që zotërojnë diplomën universitare “Bachelor”, me njohuri të thelluara shkencore teorike dhe praktike në drejtimin përkatës. Këto programe: organizohen me 120 kredite formimi në vijim të ciklit të parë dhe kanë kohëzgjatje normale jo më pak se dy vite akademike; përfshin 30-40 kredite për një projekt kërkimor, nën udhëheqje të kualifikuar, i cili përfundon me diplomë (mikrotezë); në përfundim të programit të studimit lëshohet diplomë “Master i shkencave” në fushën e arsimimit të kryer.
Kriteret e pranimit për programet e studimeve “Master profesional” dhe “Master i shkencave”, përcaktohen nga njësia bazë që ofron programin përkatës. Ato bëhen publike në faqen zyrtare të UGJ-së, pas miratimit nga Senati Akademik.
Njësia bazë, përzgjedh studentët fitues, sipas programeve përkatëse, të cilët miratohen nga Dekani. Aplikantët fitues regjistrohen pranë njësisë përkatëse kryesore, brenda afatit të përcaktuar në udhëzimet e ministrisë përgjegjëse për arsimin. Pas përfundimit të regjistrimit të kandidatëve fitues, UGJ-ja përcjell në QSHA listën e studentëve të regjistruar, me qëllim paisjen e tyre me numur matrikullimi (NIM).
Për t’u njohur me kriteret e pranimit në Ciklin e dytë të studimeve , në UGJ, për Vitin Akademik 2023-2024
Programet e Ciklit të Dytë, Master në Mësuesi, Master Profesional dhe Master i Shkencave

- Fakulteti Edukimit dhe Shkencave Shoqërore
Ofron 7 (shtatë ) programe “Master” në “Mësuesi”; 2 (dy) programe “Master Profesional”; 2 (dy) programe “Master i Shkencave”.
Master në Mësuesi (Kliko këtu)
- “Master” në “Mësuesi” për “AMU në Matematikë-Informatikë”
- “Master” në “Mësuesi” për AMU në Biologji-Kimi”
- “Master” në “Mësuesi” për “AMU në Gjuhë Letërsi dhe Qytetërim Grek”
- “Master” në “Mësuesi për AMU në Gjuhë Letërsi”
- “Master” në “Mësuesi për Arsimin e Mesëm të Ulët në Gjuhë Angleze”
- “Master” në “Mësuesi për Arsimin e Mesëm të Ulët në Histori Gjeografi”
- “Master “ në “Mësues në Arsimin Special”
Master Profesional (Kliko këtu)
- “Master Profesional” në “Mësuesi për Arsimin Fillor”
- “Master Profesional” në “Mësuesi për Arsimin Fillor në Gjuhën Greke”
- Master i Shkencave (Kliko këtu)
- “Master i Shkencave” në “Arkeologji dhe Administrim i Pasurive Arkeologjike”
- “Master i Shkencave” në “Arkeologji, Histori dhe Administrim i Pasurive Kulturore – ASPIC” (Program i përbashkët me Universitetin e Maçeratës, Itali)
2. Fakulteti i Shkencave te Natyrës ofron 1 (një) Master Profesional (Kliko këtu)
- “Master Profesional” në “Shkencat Infermierore”
3. Fakulteti Ekonomik Master Profesional (Kliko këtu)
- “Master Profesional” në “Turizëm”
- “Master Profesional” në “Administrim-Publik”
- “Master Profesional” në “Kontabilitet-Financë”
- Fakulteti Ekonomik Master i shkencave (Kliko këtu)
- “Master i Shkencave” në “Financë – Kontabilitet”