Programet e studimit me karakter profesional

  • Programet e studimit me karakter profesional

Programet e studimit me karakter profesional, referuar nivelit 5 të Kornizës Shqiptare të Kualifikimeve, organizohen në 60 ose 120 kredite formimi dhe kohëzgjatja normale e tyre është një ose dy vite akademike. Pranimi i studentëve në programet e studimit me karakter profesional, është i mundur për çdo kandidat, i cili: është i paisur me dokumentacionin ligjor të përfundimit të  arsimit të mesëm të lartë; nuk rezulton i regjistruar në një program tjetër studimi.

Njësia bazë përzgjedh studentët fitues, për programet e studimit që ofron, të cilët miratohen nga Dekani. Aplikantët fitues regjistrohen pranë njësisë përkatëse kryesore, brenda afatit të përcaktuar në udhëzimet e ministrisë përgjegjëse për arsimin. Pas përfundimit të regjistrimit të kandidatëve fitues, UGJ-ja përcjell në QSHA listën e studentëve të regjistruar, me qëllim paisjen e tyre me numur matrikullimi (NIM).

Për t’u njohur me kriteret e pranimit në programet e studimit me karakter profesional, në UGJ, për Vitin Akademik 2023-2024

Programet e studimit me karakter profesional

  • Fakulteti i Edukimit dhe Shkencave Shoqërore

Ofron 3 (tre) programe studimi me karakter profesional (Kliko këtu)

  1. Program profesional në “Librar dhe bibliotekar”
  2. Program profesional në “Edukatorë për zhvillimin dhe edukimin e fëmijërisë së hershme”
  3. Program profesional në “Udhërrëfyes Turistik”

  • Fakulteti Ekonomik

Ofron 3 (tre) programe studimi me karakter profesional (Kliko këtu)

  1. Program profesional në “Asistent Administrativ ”
  2. Program profesional në “Asistent-menaxher në shërbimet turistike”
  3. Program profesional në “Ndihmës Ekonomist”