Personel Akademik Pranë Njësia Bazë / Departamenti i Infermierisë – FSHN

Njoftim Punësimi

Universiteti “Eqrem Çabej” Gjirokastër, në mbështetje të neneve 57, 62 dhe 64 të Ligjit Nr. 80/2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë“ shpall konkursin për personel akademik me kohë të pjesshme dhe kohëzgjatje të caktuar për viti akademik 2020-2021 si dhe kriteret përkatëse sipas fakulteteve.

Njësia Bazë / Departamentii Infermierisë 1 (një) vend te lirë pune

Të interesuarit për pozicionet e mësipërme duhet të plotësojnë kriteret e mëposhtme:

  1. Të ketë mbaruar studimet universitare në shkencat infermierore me kohë të plotë në universitete publike. Kanë përparësëi infermierët që punojnë në s[iatlin e Gjirokastrës (kryesisht kryeinfermierët), ku studentët kryejnë praktikën profesionale.
  2. Nota mesatare e studimeve universitare te jete 7 e sipër.
  3. Kanë prioritet kandidatët që zotërojë një gjuhë të huaj të Bashkimit Europian sipas testeve të njohura nga Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë.
  4. Preferohen kandidatët që kanë eksperiencë pune në klinikë dhe në mësimdhënie universitare.
  5. Kanë përparësi kandidatet qe kanë botime shkencore.
  6. Kanë përparësi kandidatët me tituj dhe grada shkencore.
  7. Preferohen kandidatët me kualifikime të ndryshme pasuniversitare

Dokumentacioni që duhet të paraqesin kandidatët që konkurojnë:

  1. Kërkesë me shkrim;
  2. Jetëshkrim sipas formatit standard (europass);
  3. Fotokopje të letërnjoftimit (ID).
  4. Kopje të diplomës Master Shkencor dhe Bachelor dhe të listës së notave përkatëse (të noteruara). Për diplomat e marra jashtë Republikës së Shqipërisë të dorëzohet njehsimi nga Ministria e Arsimit dhe e Sportit;
  5. Fotokopje të librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë të noteruar);
  6. Vërtetim të gjëndjes shëndetësore (Raport mjekësor për aftësitë në punë);
  7. Vërtetim i gjëndjes gjyqësore, vetë deklarim sipas formës së kërkuar nga ligji;
  8. Dokumentacion nga Institucioni ku ka punuar që nuk është marrë ndaj tyre masa disiplinore e largimit nga puna;
  9. Çdo dokumentacion tjetër që vërteton trajnimet, arsimin shtesë, vlerësimet pozitive apo të tjera në jetëshkrimin tuaj;
  10. Dëshmi penaliteti
  11. Çdo dokument tjetër i noterizuar që është kërkuar më sipër (në kriteret për kualifikim) apo jo vetëm.

Në lidhje me dokumentacionin e dorëzuar kandidatët do të vlerësohen për përvojën, trajnimet apo kualifikimet e lidhura me fushën. Mosparaqitja e plotë e dokumentave, sjell s’kualifikim të kandidatit. Përzgjedhja e kandidatit fitues do të bëhet nëpërmjët konkurimit me dosje. Komisioni ad-hoc do të vlerësojë dosjet e kandidatëve. Konkursi do të zhvillohet në Rektoratin e UGJ-së. Dokumentat e mësipërm të noterizuar, të 3 (tre) muajve të fundit dhe dorëzohen pranë Drejtorisë së Shërbimeve Ndihmës Akademike-Administrative në Universitetin ‘‘Eqrem Çabej“ të shoqëruara me inventar.

Afati i fundit i pritjes së aplikimeve është brenda 5 ditë pune nga dita e nesërme publikimit të njoftimit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *