Përfaqësues të UGJ-së pjesëmarrës në vizitën studimore në Itali e mbajtur në kuadër të projektit QUADIC

Aktivitete

Në Universitetin per Stranieri di Perugia në Itali është mbajtur vizita studimore në kuadër të projektit QUADIC, (Quality development of international cooperation and project management), ku nga Universiteti “Eqerem Cabej” kanë marrë pjesë Prof. Asoc. Valbona Duri dhe Irma Gjolleshi (Sektori i Marrëdhënieve me Jashte dhe Projekteve).  Vizita studimore i adresohej cështjeve të ndërkombëtarizimit, strategjive zhvillimore dhe faktorëve që ndikojnë në procesin e ndërkombëtarizimit institucional. Projekti QUADIC ka të bëjë me ndërkombëtarizimin e universiteteve si dhe ngritjen e kapaciteteve për projektet ndërkombëtare, në kuadrin e programit ERASMUS + Cooperation for Innovation and the exchange of good Practices, dhe ka gjithsej 18 partner nga Kosova, Shqipëria dhe dhe Evropiane, i  financuar nga Komisioni Evropian.     Ky projekt është një mundësi e mirë për partnerët shqiptarë nga Kosova dhe Shqipëria që të rrisin kapacitetet e tyre në ndërkombëtarizim dhe në shkrim të projekteve ndërkombëtare, gjithmonë të ndihmuar nga partnerët Evropianë, si Universiteti i Nicës, Universiteti i Lubjanës, Universiteti Teknik i Sofjes dhe Universiteti i Perugias

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *