Takim me përfaqësues të Universiteti “Isa Boletini”-Mitrovicë – Faqja Zyrtare (UIBM)

Aktivitete

Përfaqësues të Universiteti “Isa Boletini”-Mitrovicë – Faqja Zyrtare (UIBM) kanë zhvilluar një takim me drejtuesit e Universitetit “Eqrem Çabej” të Gjirokastrës (UGJ) në kuadër të marrëveshjes së bashkëpunimit mes dy institucioneve, me qëllim forcimin dhe zgjerimin e shkëmbimeve reciproke në projekte kërkimore, stafit akademik dhe studentëve.Rektori I UGJ, prof.dr. Bektash Mema dhe homologu i tij prof.dr.Alush Musaj diskutuan mbi forcimin e kontakteve direkte dhe bashkëpunimin kërkimor, si dhe zgjerimin e marrëdhënieve që kanë të bëjnë me shkëmbimet reciproke dhe bashkëpunimin në projektet kërkimore të programeve të ndryshme dhe shkëmbimin e eksperiencave në fushat me interes të përbashkët.Rektori Mema shoqëroi miqtë në një vizitë në ambientet e UGJ dhe theksoi mundësinë e bashkëpunimit dhe përfshirjes së UIBM në projekte ndërkombëtare, falë përvojës së mirë që UGJ ka krijuar në këtë drejtim.Pikë e rëndësishme e marrëveshjes është edhe shkëmbimi i studentëve pasuniversitarë dhe personelit kërkimor ndërmjet dy universiteteve me qëllim ndjekjen e seminareve, ekzekutim të ushtrimeve laboratorike dhe realizimin e kërkimeve me perspektivën e kryerjes së disertacioneve sipas planifikimit të dy universiteteve.Gjithashtu synohet të vihen në funksion kurse studimi, diplomimi, kurse për mësimdhënie, master, doktoratë të nivelit të parë ose të dytë me mundësinë e lëshimit të titujve të përbashkët. Foto të aktivitetit..

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *