Arkeologjia dhe trashëgimia kulturore, sinergji të reja mes UNIMC dhe Universitetit të Gjirokastrës.

Aktivitete

Intensifikohet bashkëpunimi me Universitetin e Maceratës. Unimc / Università degli Studi di Macerata

Diskutime mbi programet e studimit; tituj të përbashkët në histori dhe arkeologji; thellim i procesit të ndërkombëtarizimit të UGJ.

Pas vizitës njëjavore të delegacionit të Maceratës në Gjirokastër, në kuadër të programit dypalësh Erasmus + ASPIC, një delegacion i Universitetit “Eqrem Çabej” vijoi vazhdën e bisedimeve në Universitetin e Maceratës, Itali.

Gjatë takimeve u diskutuan mundësi të reja për zhvillimin e bashkëpunimit mes dy institucioneve, duke filluar me titullin e dyfishtë (Diplomë Master i dyfishtë) që përfshin studentët e kursit të Historisë dhe Arkeologjisë për inovacion dhe pritet të nisë si program studimi vitin akademik 2022 – 2023.

Ndër të tjera gjatë takimeve u bisedua edhe mbi mundësinë e çeljes së një kursi të ri Bachelor me mbështetjen e UNIMC.  Bashkëngjitur link për fotot.

https://www.facebook.com/media/set/?vanity=uogj.edu.al&set=a.1391438457998734

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *