Personel Akademik Pranë Departamentit të Matematikës, Informatikes dhe Fizikës – FSHN

Njoftim Punësimi

Universiteti “Eqrem Çabej” Gjirokastër, në mbështetje të neneve 57, 62 dhe 64 të Ligjit Nr. 80/2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë“ shpall konkursin për personel akademik me kohë të pjesshme dhe kohëzgjatje të caktuar për viti akademik 2020-2021 si dhe kriteret përkatëse sipas fakulteteve.

Departamenti i Matematikës, Informatikes dhe Fizikës
1 (një) vend i lirë në Matematikë
4 (katër) vende të lira në Informatikë


Të interesuarit për pozicionet e mësipërme duhet të plotësojnë kriteret e mëposhtme:

  1. Të ketë diplomë të ciklit të parë (Bachelor) dhe të ciklit të dytë (Master i Shkencave) ose diplomë ekuivalente me to në fushat e Matematikës, Informatikës, Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit ose të përafërt me lëndët që do të lektohen sipas fushës së Departamentit, në sistemin me kohë të plotë.
  2. Në rast se i interesuari zotëron një diplomë të tillë, të marrë në universitete të huaja, kërkohet që të jetë e ekuivalentuar në Ministrinë e Arsimit, Sportit dhe Rinisë.
  3. Për ciklet e studimeve nota mesatare te jetë:
    a. Për ciklin e parë të studimeve (Bachelor) nota mesatare të jetë 7 e sipër.
    b. Për ciklin e dytë të studimeve (Master i Shkencave) nota mesatare të jetë 7.5 e sipër.
    c. Për sistemin e vjetër të studimeve nota mesatare të jetë 7 e sipër.
  4. Të zotërojë një gjuhe të huaj të Bashkimit Europian sipas testeve të njohura nga Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë.
  5. Preferohen kandidatët me botime shkencore në revista kombëtare e ndërkombëtare dhe kualifikime të ndryshme pasuniversitare.
  6. Preferohen ata që kanë përvojë mësidhënie universitare

Dokumentacioni që duhet të paraqesin kandidatët që konkurojnë:

  1. Kërkesë me shkrim;
  2. Jetëshkrim sipas formatit standard (europass);
  3. Fotokopje të letërnjoftimit (ID).
  4. Kopje të diplomës Master Shkencor dhe Bachelor dhe të listës së notave përkatëse (të noteruara). Për diplomat e marra jashtë Republikës së Shqipërisë të dorëzohet njehsimi nga Ministria e Arsimit dhe e Sportit;
  5. Fotokopje të librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë të noteruar);
  6. Vërtetim të gjëndjes shëndetësore (Raport mjekësor për aftësitë në punë);
  7. Vërtetim i gjëndjes gjyqësore, vetë deklarim sipas formës së kërkuar nga ligji;
  8. Dokumentacion nga Institucioni ku ka punuar që nuk është marrë ndaj tyre masa disiplinore e largimit nga puna;
  9. Çdo dokumentacion tjetër që vërteton trajnimet, arsimin shtesë, vlerësimet pozitive apo të tjera në jetëshkrimin tuaj;
  10. Dëshmi penaliteti
  11. Çdo dokument tjetër i noterizuar që është kërkuar më sipër (në kriteret për kualifikim) apo jo vetëm.

Në lidhje me dokumentacionin e dorëzuar kandidatët do të vlerësohen për përvojën, trajnimet apo kualifikimet e lidhura me fushën. Mosparaqitja e plotë e dokumentave, sjell s’kualifikim të kandidatit. Përzgjedhja e kandidatit fitues do të bëhet nëpërmjët konkurimit me dosje. Komisioni ad-hoc do të vlerësojë dosjet e kandidatëve. Konkursi do të zhvillohet në Rektoratin e UGJ-së. Dokumentat e mësipërm të noterizuar, të 3 (tre) muajve të fundit dhe dorëzohen pranë Drejtorisë së Shërbimeve Ndihmës Akademike-Administrative në Universitetin ‘‘Eqrem Çabej“ të shoqëruara me inventar. Afati i fundit i pritjes së aplikimeve është brenda 5 ditë pune nga dita e nesërme publikimit të njoftimit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *