Projekte te Financuar nga AKSHI

PROJEKTE TË FINANCUARA NGA AKKSHI

1. Titulli i projektit:PËRMIRËSIMI I EFIÇENCËS SË PRODHIMIT DHE SIGURISË SË PUNËTORËVE NË INDUSTRINË E TEKSTILEVE: NJË PROJEKT KËRKIMOR BASHKËPUNUES MIDIS UNIVERSITETIT “EQREM ÇABEJ” DHE KOMPANISË “MARIKATEX
Qëllimi i projektit:Të adresojë sfidat me të cilat përballet industria e tekstilit në rajonin jugor të Shqipërisë, të përmirësojë mirëqenien e punëtorëve, të optimizojë proceset e prodhimit, të rrisë konkurrencën dhe të kontribuojë në zhvillimin e përgjithshëm socio-ekonomik të industrisë.  
Përshkrimi i projektit:Projekti synon të arrijë objektivat e mëposhtëm: Rritja e mirëqenies dhe sigurisë së punëtorëve: Një nga qëllimet kryesore është përmirësimi i kushteve të punës për punonjësit në industrinë e tekstilit. Kjo përfshin adresimin e çështjeve të tilla si pagat e ulëta, orët e gjata dhe mjediset e pasigurta të punës. Optimizimi i zinxhirit të prodhimit: Projekti synon të optimizojë zinxhirin e prodhimit të tekstilit. Industria e tekstilit është një sistem kompleks me procese të ndërlidhura, dhe projekti synon të identifikojë fushat me joefikasitet, të zvogëlojë kostot e prodhimit dhe të rrisë efikasitetin e përgjithshëm.Promovimi i konkurrencës: Industria e tekstilit në rajonin jugor të Shqipërisë përballet me konkurrencë të ashpër nga vendet fqinje si Turqia dhe Greqia, të cilat kanë kosto më të ulëta prodhimi dhe efikasitet më të lartë. Projekti synon ta bëjë industrinë tekstile shqiptare më konkurruese duke përmirësuar produktivitetin, duke ulur kostot dhe duke rritur cilësinë e produkteve.Informimi i politikave dhe vendimmarrjes: Hulumtimi i kryer si pjesë e projektit pritet të ofrojë njohuri të vlefshme që mund të informojnë politikat kombëtare dhe rajonale dhe proceset e vendimmarrjes. Kjo përfshin promovimin e rritjes dhe zhvillimit të qëndrueshëm brenda industrisë së tekstilit.    
2. Titulli i projektit:Studimi i kapacitetit kullosor në qarkun e Gjirokastrës
Qëllimi i projektit:Të studiojë kapacitetin kullosor në Qarkun e Gjirokastrës, për të krijuar një ide të qartë për numrin e krerëve ekziztuse në varësi të kapaciteteve kullosore të maleve në qarkun Gjirokastër.
Përshkrimi i projektit:Blegtoria është një sektor agroushqimor shumë i rëndësishëm në Qarkun e Gjirokastrës. Rreth 1/2 e fermerëve janë të angazhuar në blegtori. Studimi i kapacitetit kullosor të kullotave ka një impakt të drejtpërdrejtë tek blegtorët për të parëkapacitetin kullosor në përputhje me numrin e krerëve në këto kullota.    
3. Titulli i projektit:ZHVILLIMI EKONOMIKDHE PROMOVIMI TURISTIK I LUMIT TË VJOSËS NË QARKUNE GJIROKASTRËS
Qëllimi i projektit:Identifikimi i aktiviteteve turistike dhe investimeve të domosdoshme për zhvillimin e Turizmit Alternativ në Luginën e Vjosës, me qëllim shfrytëzimin maksimal të potencialit natyror të zonës dhe rritjen e mirëqenies së përgjithshme të komunitetit lokal.
Përshkrimi i projektitZhvillimi i Turizmit Alternativ konsiderohet si një mënyrë e zhvillimit të qëndrueshëm të turizmit në përgjithësi. Turizmi lumor është një prej alternativave të këtij turizmi. Meqënëse lumi Vjosa është një nga lumenjtë e fundit të egër në Evropë me gjatësi rreth 272 km, prej të cilave 80 km në territorin e Greqisë dhe 192 km brenda territorit të Shqipërisë, lugina e tij ofron potenciale të mëdha për zhvillimin e turizmit lumor. Por lugina e Vjosës dhe zonat përreth kanë potenciale të mëdha zhvillimi edhe për disa lloje të tjera të turizmit alternativ siç janë turizmi natyror, kulturor, kulinar, agroturizëm etj. Sipas ndarjes territoriale të vitit 2014 lugina e Vjosës shtrihet në qarqet Korçë (8.75%), Gjirokastër (50.47%), Vlorë (30.59%), Fier (10.13%), Berat (0.06%) dhe sipërfaqja më e madhe, por edhe me më shumë interes turistik, ndodhet në Qarkun Gjirokastër, duke ofruar mundësi të mëdha për zhvillimin e turizmit në këtë zonë. Zhvillimit ekonomik dhe turistik të kësaj zone i ka munguar një studim i mirëfilltë i strategjive dhe aktiviteteve që duhet të ndërmerren me qëllim shfrytëzimin maksimal të potencialit natyror dhe përmirësimin e standardit të jetesës për popullsinë rurale të kësaj zone. Ky projekt synon të përmbushë këtë nevojë, me qëllim ndërgjegjësimin e komunitetit lokal për mundësitë që ka si edhe nxjerrjen e konkluzioneve dhe rekomandimeve për investime të mëtejshme.
  
4. Titulli i projektit:“PROGRAMI I PËRBASHKËT MIDIS UNIVERSITETIT TË GJIROKASTRËS (SHQIPËRI) DHE UNIVERSITETIT TË MAÇERATËS (ITALI), NË CIKLIN E DYTË TË STUDIMEVE “MASTER I SHKENCAVE” NË ARKEOLOGJI, HISTORI DHE ADMINISTRIM I PASURIVE KULTURORE-ASPIC”.  
Qëllimi i projektit:Të ofrohet një mundësi e re studimi e ciklit të dytë “Master i Shkencave” në programin e studimit ASPIC, në Universitetin e Gjirokastrës dhe në Universitetin e Maceratës, me mundësi për shkëmbim të stafit akademik dhe administrativ dhe studentëve, në përfundim të të cilit do të fitohen dy diploma kombëtare të Universiteteve pritëse (diplomë e dyfishtë).  
Përshkrimi i projektit:Projekt mbi programin e përbashkët midis Universitetit të Gjirokastrës (Shqipëri) dhe Universitetit të Maçeratës (Itali), në Ciklin e dytë të studimeve “Master i shkencave” në Arkeologji, Histori dhe Administrim i pasurive kulturore-ASPIC, në përfundim të të cilit, studenti do të marrë titullin e dyfishtë të Diplomës “Master i shkencave” Histori dhe Arkeologji për Inovacion, të Universitetit të Maçeratës (Itali) dhe “Arkeologji, histori dhe administrim i pasurive kulturore” të Universitetit të Gjirokastrës (Shqipëri). Një diplomë universitare me titull: “Kërkime historike dhe burime të kujtesës” dhe “Administrim i pasurive kulturore historike dhe arkeologjike” është mjaft fleksibël përsa u përket mundësive që kanë studentët për punësim, si specialistë që mund të punësohen në: – Zyrat teknike të enteve publike: Ministria e Kulturës, Qarqet e rretheve, Bashkitë etj. – Institucionet e lidhura me ruajtjen, menaxhimin dhe studimin e pasurisë arkeologjike. -Institutine monumenteve të kulturës, drejtoritë rajonale të monumenteve të kulturës, parqet arkeologjike, zyrat e trashëgimisë kulturore, Institutin Albanologjik etj. -Në organizmat private që kanë për objekt studimin dhe menaxhimin e vlerave arkeologjike. -Në universitete vendase dhe të huaja që kanë për objekt studimi trashëgiminë kulturore.
  
5. Titulli i projektit:NGRITJA E LABORATORIT TË SIG-UT SI DHE I INFRASTRUKTURËS HAPËSINORE, PRANË NJËSISË BAZË TË HISTORISË, ANTROPOLOGJISË DHE GJEOGRAFISË”.  
Qëllimi i projektit:-Të ndërgjegjësohen studentët se punimet shkencore në gjeografi nuk kërkojnë vetëm kompletimin nga ana shkencore por edhe aftësim në organizimin e informacionit, mënyrën e të shkruarit sipas standarteve shkencore dhe gjuhësore. -Të njihen me kriteret etapat dhe metodologjinë e përdorur që kërkohet në një punim shkencor në varësi të nivelit që ai përfaqëson. -Të kuptojnë se aftësimi për të kryer punime shkencore dinjitoze do tju shërbejë jo vetëm  gjatë shkollimit, por edhe punë. -Të mësojnë se në një punim shkencor nuk ka rëndësi vetëm ana konceptuale, shkencore por edhe ajo gjuhësore dhe redaksionale, pa të cilat nuk mund të quhet i arrirë. -Të praktikohen me realizimin e punimeve të ndryshme shkencore në varësi të nivelit të tyre dhe formimit shkencor në gjeografi. -Të njihen me llojet e ndryshme të punimeve shkencore në gjeografi dhe dallimet që ekzistojnë  midis tyre. -Të mësojnë se Sistemet e Informacionit Gjeografik është një disiplinë e së ardhmes e cila do të ndihmojë në punën e tyre shkencore jo vetëm gjeografët por edhe shumë shkenca të tjera të cilat kanë në fokusin e studimeve të tyre informacionin gjeografik. -Aftësimi teorik dhe praktik rreth dixhitalizimit të informacionit gjeografik dhe përdorimi i tij në funksion të studimit apo kërkesave të përdoruesit. -Njohja e software-ve dhe hardware-ve të ndryshëm të cilët shërbejnë për mbledhjen, përpunimin, analizimin dhe ndërtimin e hartave, grafikëve, tabelave  etj. -Njohja e avantazheve që ofron përpunimi i të dhënave në kompjuter dhe lehtësirat që ky informacion sjell në ekonomi, aktivitetin e shoqërisë njerëzore etj. -Të mësojnë se gjeografia, sa ndihmon në krijimin e një GIS, aq edhe përfiton nga produktet e tij. -Të bëjnë dallimin që ekziston midis informacionit analog dhe dixhital dhe përparsitë që sjell ky i fundit.
Përshkrimi i projektit:Kërkimi Shkencor në Gjeografi dhe Sistemet e Informacionit Gjeografik, janë disiplina formuese bashkohore të cilat synojnë të pajisin studentët me njohuri teorike edhe praktike. Ato i përgjigjen sfidave në të tashmen por edhe në të ardhmen. Kompletimi i studentëve me dije nga këto disiplina të reja do t‘ju shërbejë të bëjnë punime shkencore dinjitoze dhe me vlera.Gjithashtu do ti bëjë ata më të përgatitur, më racionalë me kërkesat që kërkon punësimi. Në pjesën e parë të lëndës trajtohet domosdoshmëria e njohjes me punimet shkencore, fazat që ndiqen për krijimin e tyre, duke i konkretizuar me shembuj konkretë. Për krijimin e një shkrimi në fushën e gjeografisë nevojitet jo vetëm ana shkencore e trajtimit por edhe ana organizative, redaksionale etj, elementë këta që ia rrisin vlerën akoma më shumë një punimi shkencor. Ndërsa pjesa e dytë e lëndës ka të bëjë me sistemet e informacionit gjeografik, disiplinë kjo e cila ka revolucionarizuar një sërë shkencash përfshirë këtu edhe gjeografinë. Duke qenë një displinë përmbledhëse e arritjeve të një sërë shkencash ajo jep ndihmë në modernizimin dhe realizimin e objektivave tek ato. Me anë të GIS studentët do të kuptojnë se mbledhja, analizimi, strukturimi dhe ndërtimi i database ku integrohen informacioni hapësinor dhe ai gjeografik i shërben nevojave të studjuesve dhe institucioneve për të nxjerrë përfundime sa më racionale për fenomene e dukuri të ndryshme gjeografike ose jo.
  
  6. Titulli i projektit:  DIGJITALIZIMI I INFRASTRUKTURËS SË MËSIMDHËNIES NË UOGJ, 6 KLASA
Qëllimi i projektit:  Situata pandemike relativisht e gjatë si rezultat i Covid-19, në të cilën u përfshi sistemi arsimor në të gjithë botën, ndërgjegjësoi vendimarrësit e institucioneve arsimore për domosdoshmërinë e përditësimit të infrastrukturës mësimdhënëse dhe informuese për t’iu përgjigjur në mënyrë të menjëhershme situatave të tilla si dhe për të eleminuar kolapset funksionale të procesit mësimor. Projektet e bashkëfinancuara nga Programi Erasmus+ dhe Bashkimi Evropian, në të cilat Universiteti i Gjirokastrës është partner (TeComp, TEAVET, etj) mundësuan shkëmbim përvojash dhe idesh për përshtatjen e cilësisë së mësimdhënies së universitetit tonë me universitetet e vendeve të Komunitetit Evropian, partnerë në këto projekte. Rritja e cilësisë së mësimdhënies në universitete është e lidhur ngushtë me përditësimin dhe përshtatjen bashkëkohore të ambienteve të mësimdhënies si dhe përdorimin e software-ve të ndryshëm në funksion të mësimdhënies dhe përditësimit në kohë reale të informacioneve mësimore. Krijimi i programeve të përbashkëta të studimit me universitete të ndryshme të Bashkimit Evropian, në nivelet Bachelor, Master dhe studimeve doktorale, të cilat janë akredituar së fundmi, kërkojnë në mënyrë të domosdoshme unifikimin e infrastrukturës mësimore në të gjitha aspektet, nga të gjithë universitetet partnere në këto programe të përbashkëta studimi. Digjitalizimi i infrastrukturës është një nga aspektet kryesore të unifikimit të infrastrukturës mësimdhënëse në këto universitete.  
Përshkrimi i projektitProjekti synon digjitalizimine infrastrukturës së mësimdhënies në UGJ, duke u gërshetuar me oportunitetet që ofrojnë Biblioteka Digjitale Universitare në Shqipëri, ashtu sikurse edhe ato të universiteteve partnere me universitetet shqiptare,investimet e shumta që qeveria jonë ka bërë në fushën e digjitalizimit të jetës sociale dhe ekonomike, nevojat e tregut të punës për fuqi punëtore të familjarizuar me përdorimin e teknologjisë së digjitalizuar, etj. Auditorët digjitalë (konkretisht, 6 klasa digjitale) do të vihen në shërbim të mësimdhënies dhe bashkëpunimit me partnerët e universitetit tonë. Ky projekt do të mundësojë: Përdorimin gjatë procesit mësimor në auditor ose në mësimin online i software-ve mësimore të tipit laboratore virtuale dhe software-ve të tjerë në funksion të studimeve kërkimore-shkencore;Klasat digjitale mundësojnë përfshirjen në kohë reale në procesin mësimor të studenteve të cilët nuk mund të marrin pjesë fizikisht në procesin mësimor;Klasat digjitale mundësojnë rritjen e cilësisë së mësimdhënies dhe mësimnxënies duke ndikuar në mënyrë të padiskutueshme në rritjen e aftësisë së të diplomuarve për t’u përshtatur me tregun e punës, i cili përditëson në mënyrë të vazhdueshme teknologjinë dhe mënyrat e operacioneve të veta;Klasat digjitale do të shërbejnë si infrastrukturë bazë e mësimdhënies për programet e studimit apo të trajnimit online të cilat universiteti ynë i ka në fokusin e objektivave të veta afatshkurtra.
  
7. Titulli i projektit:DIGJITALIZIMI I LABORATORIT PËR KRYERJEN E STUDY TOUR VIRTUAL 3D NË TURIZËM
Qëllimi i projektit:  Modernizimii infrastrukturës së nevojshme për mësimdhënie bashkëkohore në programet e studimit të degës së turizmit, duke i ndihmuar studentët që të pasurojnë dhe përmirësojnë eksperiencat e tyre të mësimdhënies/mësimnxënies në mënyrë cilësore dhe efiçente.
Përshkrimi i projektitNga sondazhet e kryera me studentët tanë, pavarësisht se informacioni teorik është i bollshëm, shqetësim kryesor përbën fakti se ata gjatë periudhës së shkollimit, vizitojnë pak ose aspak destinacione apo burime turistike. Meqënëse organizimi i vizitave fizike (study-tour) në destinacione turistike ka vështirësitë e veta për tu realizuar, laboratori digjital mundëson kryerjen e ekspeditave virtuale turistike në format 3D për destinacionet kryesore turistike të qarkut: bujtina, ferma agroturizmi, parqe arkeologjike dhe natyrore, objekte të turizmit kulturor, kala etj.  Pra laboratori digjital ju ofron studentëve mundësinë që nëpërmjet vizitave studimore virtuale të njohin burimet më të rëndësishme turistike të Qarkut Gjirokastër.
  
8. Titulli i projektit:PROJEKT KËRKIMOR PËR APLIKIMIN E ICT NË MËSIMDHËNIEN E ICT  
Qëllimi i projektit:  Njësia Bazë e Matematikës, Informatikës dhe Fizikës ka si mision të zgjerojë dhe të diversifikojë profesionistë të specializuar në Informatikë dhe Teknologji Informacioni, duke përmirësuar dhe përditësuar njohuritë në sistemet dhe shkencat kompjuterike, duke siguruar mësimdhënie me cilësi të lartë, si dhe nëpërmjet drejtimit të kërkimeve shkencore, që adresojnë sfida në fusha aktuale informatike dhe probleme sociale. Njësia Bazë e Matematikës, Informatikës dhe Fizikës beson fuqimisht në dialogun midis studentëve, pedagogëve, stafit kërkimor, vizitorëve dhe kolegëve në departamente të tjera brenda fakultetit dhe jashtë tij. Njësia Bazë  beson se ky dialog duhet të fillojë më herët, në fazën kur një nxënës në përfundim të studimeve të ciklit të mesëm të lartë fillon të hulumtojë dimensionet emocionuese të kësaj fushe. Në bazë të objektivave të përgjithshme të Fakultetit të Shkencave të Natyrës, të cilat janë mbështetur në politikat e ndjekura gjatë zhvillimit të arsimit në vendin tonë, Njësia Bazë e Matematikës, Informatikës dhe Fizikës ka përcaktuar si objektiva edukimi dhe kërkimi: Promovimin e kërkimit dhe studimeve të avancuara në fusha të ndryshme teorike dhe aplikative në informatikë, si dhe fushave multidisiplinare të lidhura me të.Promovimin e filozofisë së të mësuarit të studentëve që përgatiten për profesione specifike në informatikë.Të sigurojë një ambient kërkimi stimulues për individët, të cilët të jenë drejtues në industri dhe akademi, në aplikime të informatikës dhe zhvillimin e teknologjive të reja për të mirën e shoqërisë.Përmirësimin e vazhdueshëm të strukturës së shkollës parauniversitare ku të mundësohet studimi i thelluar në fusha me interes praktik e teorik. Përgatitja e trainimi i mësuesve të informatikës në arsimin parauniversitar dhe aftësimi i tyre për t’iu përgjigjur sfidave të zhvillimit të teknologjisë së informacionit.Të nxisë të mësuarin gjatë gjithë jetës duke inkurajuar punën individuale përtej njohurive që zhvillohen në auditoret e shkollës.    
Përshkrimi i projektit:Duke u bazuar në planifikimin e aktiviteteve të projektit, është ndërtuar një strukturë e qëndrueshme e cila lehtëson implementimin e projektit në kohë dhe në objektiva, nëpërmjet disa fazave: Faza e parë – përfshin ndërtimin e infrastrukturës së rrjetit kompjuterik, dhe ngritjes e krijimit të laboratorëve në universitet. Faza e dytë – përfshin aktivitetet për ndërtimin e software-it, i cili konsiston në dizenjimin, programimin dhe integrimin e modulit të regjistrimit (web dhe mobile), në dizenjimin, programimin dhe integrimin në platformë të modulit e-learning, përgatitjen e materialeve të trajnimit të cilat do të hidhen më pas në platformë nga grupi i punës, si dhe përditësimin e modulit të testimit nëpërmjet programimit, duke shtuar funskionalitete të reja dhe duke e bërë më user-friendly. Faza e tretë – përfshin implementimin, gjatë së cilit do të instalohen dhe konfigurohen të gjitha pajisjet e rrjetit kompjuterik, sipas nevojave të platformës, trajnimin e administratorëve të sistemit, trajnimin e mësuesve dhe nxënësve, testimin dhe përditësimet e fundit të sistemit, si dhe testmin e nxënësve. Faza e katërt– përfshin kërkimin shkencor, i cili është një nga synimet e projektit, dhe konsiston në mbledhjen dhe analizën e të dhënave, të mbledhura nga platforma, vlerësimin e impaktit dhe përmirësimin e sistemit. Do të konkludohet me disa artikuj të cilët do të publikohen më pas në revista dhe konferenca shkencore. Në këtë fazë do të vlerësohet kuptueshmëria e projektit nga aktorët e përfshirë, si dhe aplikueshmëria e projektit. Gjithashtu, do të vlerësohet efektiviteti i grupeve të punës dhe qëndrueshmëria e projektit, ku laboratorët e krijuar në kuadër të këtij projekti do të përdoren, sipas nevojave të identifikuara nga analiza e të dhënave, si qendër trajnimi për mësuesit, në mënyrë të vazhdueshme, përkundrejt një pagese, e cila do të vendoset pas një procesi të kujdesshëm vlerësimi.  
  
  9. Titulli i Projektit:  STANDARTIZIMI I PRODUKTEVE TË BLEGTORISË NË QARKUN E GJIROKASTRËS DHE KRIJIMI I NJË MARKE TREGTARE. 
Qëllimi i projektit  Të standartizohen  produktet blegtorale të prodhuara në Qarkun e Gjirokastrës, për të krijuar një linjë produktesh dhe nënproduktesh të qumështit, të cilat do të tregtohen në një markë të vetme tregtare.  
Përshkrimi i projektit:Blegtoria është një sektor agroushqimor shumë i rëndësishëm në Shqipëri. Rreth 1/2 e fermerëve janë të angazhuar në blegtori, duke përfshirë sektorin e bulmetit. Qarqet me përqëndrimin më të lartë të prodhimit të qumështit nga të imtat janë Vlora, Gjirokastra, Korça dhe Elbasani, të cilët të gjithë bashkë përbëjnë më shumë se 1/2 e prodhimit total. Kryesisht në zonat periferike të qarkut të Gjirokastrës, por edhe në zonat urbane ka fermerë të vegjël të cilët prodhojnë qumështin dhe nënproduktet e tij, dhe i tregtojnë ato pa një emër tregtar dhe pa strategji të penetrimit në treg.