PROJEKTE JEAN MONNET

PROJEKTE ERASMUS+, JEAN MONNET
PROJEKTE NË VAZHDIMËSI IMPLEMENTIMI

  1. EPPAL-EUROPIANIZIMI I POLITIKAVE PUBLIKE NE SHQIPËRI

Programi: ERASMUS+, JEAN MONNET CENTER OF EXCELLENCE
Periudha:  2022 – 2025
Lider i projektit: Universiteti “Kadri Zeka” Gjilan
Partnerë të projektit:
 Fakulteti i Historisë dhe Filologjisë, Universiteti i Tiranës
 Fakulteti i Drejtësisë, Universiteti i Tiranës
 Fakulteti i Ekonomikut, Universiteti i Tiranës
 Fakulteti i Shkencave Shoqërore, Universiteti i Tiranës
 Instituti i Studimeve Evropiane, Universiteti i Tiranës
 Lëvizja Evropiane Shqiptare
 Dhoma Kombëtare e Avokatëve
 Universiteti “Eqrem Çabej”, Gjirokastër
Qëllimi i projektit:
Të kontribuohet aktivisht në afrimin e Evropës dhe institucioneve të saj formale dhe
joformale, me qytetarët shqiptarë.
Objektivat specifike:
 promovimi i përsosmërisë në mësimdhënie në fushën e studimeve të Bashkimit
Evropian;
 mësimdhënia e moduleve që trajtojnë ndikimin e Integrimit Europian nga
perspektiva multidisiplinare;
 kërkime të avancuara në drejtësi, shkenca politike, ekonomi dhe fushat e
sociologjisë, për të vlerësuar progresin shqiptar me europianizimin e procedurave
dhe proceseve formale dhe joformale;
 forcimin e dialogut ndërmjet botës akademike dhe shoqërisë;
 aktivitete trajnuese me jurist/ forume me politikëbërësit/ ekspertët dhe
përfaqësuesit e shoqërisë civile;
 arritjen e publikut të gjerë dhe përhapjen e njohurive rreth BE-së/ si psh, forume
online akademike me studiues kombëtare dhe ndërkombëtare dhe përfaqësues të
BE-së dhe turne debate për të trajnuar dhe angazhuar studentët në diskutimin e
strategjive dhe procedurave të Procesit të Integrimit.

Përshkrimi i projektit: EPPAL (Evropianizimi i politikave publike në Shqipëri) është një
qendër ekselencë e krijuar për herë të parë në një IAL publike shqiptare për të promovuar
sinergjitë ndërmjet departamenteve të universiteteve publike me përvojë dhe pa përvojë në
Studime Evropiane, politikëbërës, OJF përkatëse dhe të tjerë aktorë të shoqërisë civile.
Linku i projektit: https://unitir.edu.al/eng/europeanization-of-public-policies-in-albania-