Mobilitete ERASMUS+

Erasmus Chater for Higher Education

Rreth programit Erasmus +

Erasmus+ është një program i Bashkimit Evropian (BE) që mbështet financiarisht një sërë veprimtarish në fushat e Arsimit, Trajnimit, Rinisë dhe Sportit për periudhën 2014-2020. Erasmus + ngrihet mbi përvojën dhe suksesin e programeve të mëparshme arsimore të BE-së (Tempus, Erasmus Mundus, Alfa, Edulink etj) dhe mbështet shkëmbimet ndërkombëtare të studentëve, stafeve akademike dhe administrative, qarkullimin e praktikave më të mira midis institucioneve të arsimit të lartë dhe forcimin e lidhjeve midis arsimit dhe tregut të punës.

Bashkëpunimi me vendet partnere mbështetetet nëpërmjet:

  1. KA1-“Mobiliteti i të nxënit” përfshin shkëmbimin e studentëve, lektorëve dhe stafit

administrativ nga dhe në vendet partnere. Përfaqëson rreth 63% të buxhetit total të programit.
a) Mobiliteti i Krediteve – Në fushën e mobilitetit të krediteve, Institucionet e Arsimit të Lartë nga vendet e programit do të aplikojnë për menaxhimin e projekteve të mobilitetit të studentëve, pedagogëve dhe stafit administrativ të universiteteve.
b)Shkëmbimet për mastera të përbashkëta – Programi mbështet ndërtimin e konsorciumeve që ofrojnë programe Masteri të Përbashkët Evropianë, me kohë të plotë që zgjasin një ose dy vite.

  • KA2– “Bashkëpunimi për inovacionin dhe shkëmbimin e praktikave të mira”. Përfshin

bashkëpunimin për inovacioin dhe shkëmbimin e praktikave të mira midis institucioneve arsimore dhe ndërmarrjeve private e aktorëve të tjerë, rritjen e kapaciteteve në vendet e paindustiralizuara (ish-projektet Tempus). Përfaqëson rreth 28 % të buxhetit total.
a) Projektet për ngritjen e kapaciteteve në arsimin e lartë mbështesin modernizimin, aksesin dhe ndërkombëtarizimin e universiteteve në vendet partnere.
Projektet ndahen në: Projekte të përbashkëta për mbështetjen e institucioneve të arsimit të lartë në vendet partnere, të modernizojnë metodat e mësimdhënies, të krijojnë programe të reja studimi ose të përmirësojnë programet ekzistuese duke i harmonizuar me ato të vendeve të zhvilluara të BE-së. Projekte Strukturore për mbështetjen e zhvillimit dhe reformimit të institucioneve dhe sistemit të arsimit të lartë në vendet partnere. Ministritë e Arsimit janë partner i detyrueshëm në projektet strukturore.

  • Aktivitetet e Jean Monnet mbështesin dhe promovojnë thellimin e njohurive rreth

çështjevetë integrimit evropian, mësimdhënies dhe kërkimin mbi historinë, politikat, ekonominë, marrëdhëniet ndërkombëtare dhe legjislacionin e Bashkimit Evropian. Universitetet shqiptare mund të aplikojnë për modulet Jean Monnet (kurse me kohë të shkurtër në fushën e Integrimit Evropian, minimalisht 40 klasa për një vit akademik), për Jean Monnet për Lektorët (vende vakante për pedagogët e specializuar në fushën e Studimeve të Integrimit Evropian, me një minimum prej 90 klasash për një vit akademik) ose për projektet Jean Monnet (aktivitete promovuese për çështje të Integrimit Evropian, program trajnimi etj.)

Guida Erasmus


Projekti TEAVET


http://www.tecomp.ni.ac.rs/



List of participants 12 Dec      dhe               List of Participants 13 Dec

             Dissemination links per fazen pilotuese

Dita e pare facebook: https://www.facebook.com/100035320284422/posts/pfbid02DT3y55cjxohyKDfqNuv9bXiTngdFSyHQ3BXQzpDhTrcYChdGsE4LagYJFbvfmhCal/?d=w&mibextid=qC1gEa

Dita e pare Instagram: https://www.instagram.com/p/CmEbof1sqJR/?igshid=OWZlYjUyNWM=

Dita e dytë facebook:

https://www.facebook.com/100035320284422/posts/pfbid02MMBvok1W9kcaC8ANrTacUe8SD9oDVd7TpsvGWRcxbrLekysEW5CCQv4hDb9nWQntl/?d=w&mibextid=qC1gEa

Dita e dytë Instagram:  https://www.instagram.com/p/CmHS8XcsT9J/?igshid=OWZlYjUyNWM=

RTSH dita e parë:“DREJT SIPËRMARRJES”, TRAJNIM NË UNIVERSITETIN “E ÇABEJ”

RTSH dita e dytë:      PROJEKTI ENTRAL


BKSTONE projekt Erasmus +

Linku i projektit: https://bkstoneproject.com/projects/


Projekti QUADIC

Aktivitetet me te fundit te QUADIC


http://quadic.net/

Takim në kuadër të projektit QUADIC

Në kuadër të projektit QUADIC  (Quality Development of International Cooperation and project management)  me koordinator Universitetin “Kadri Zeka”, Gjilan, Kosovë, në Universitetin  “Fehmi Agani”, Gjakovë  nga dt 29 mars deri në 1 prill. Takimi në kuadrin e QUADIC  në Gjakovë, kishte në axhendën e punimeve trajtimin e planit të sigurimit të cilësisë dhe anekseve përkatëse (Quality assurance plan and annexes W.P.8.). Të gjithë partneret prezantuan dhe diskutuan mbi realizimin e objektivave të kësaj pakete pune. Qëllimi i projektit është krijimi dhe zhvillimi i katërmbëdhjetë zyrave plotësisht funksionale të bashkëpunimit ndërkombëtar që do të përfshijnë edhe funksionin e menaxhimit  të projekteve. Per me teper….

Takimi në kuadrin e projektit QUADIC, zhvilluar ne Universitetin “Kadri Zeka” , Gjilan

QUADIC është project I Erasmus + CBHE (Capacity building of higher education), ngritje kapacitetesh të institucioneve të arsimit të lartë.  Projekti filloi në vitin 2020 dhe do të përfundojë  në shtator 2023. Në vijim të plan-aktiviteteve, gjatë ditëve  26 shkurt deri 2 mars në Universitetin “Kadri Zeka” të Gjilanit, Kosovë, u zhvillua trajnimi prej partnerëve europianë (Universiteti “Cote d’Azur ”( Nisë) dhe Peruxhia (Itali),  mbi nxitjen  e bashkëpunimit ndërkombëtare dhe mobiliteteve. Per me teper klikoni…

Trajnime në kuadrin e projektit QUADIC

Projekti QUADIC vazhdon realizimin e plan aktiviteteve gjatë vitit të trete të jetës së tij. Në datat 20-23 Tetor 2022 në Universitetetin “Isa Boletini” dhe International  Business College të Mitrovicës u zhvilluan  trajnime mbi ndërkombëtarizimin dhe menaxhimin e projekteve.  Ndër tematikat e trajnimit ishin: Ndërkombëtarizimi, një axhendë transformuese për edukimin në IAl”. “Ndërkombëtarizimi dhe curikulat”. Nga politikat kombetare dhe  institucionale drejt praktikave ndërkombëtare. “Case Study” ishte një cështje tjetër e  rëndësishme që u trajtua gjatë ditëve te trajnimit, si një ndër  produktet  e projektit. 

Foto te aktiviteteve     tetor nentor 2022        

Trajimi I radhës vijoi në Universitetetin e Prishtinës, Në HEIMERER COLLEGE dhe UBT (Prishtinë) gjatë periudhës 4 ditore 21-24 nëntor 2022. Tematikat që u bënë pjesë e trajnimit ishin : “Si të përballemi me sfidat e ndërkombëtarizimit, rasti i Universitetit të Prishtinës” , “Roli i Zyrës së Marrëdhënieve me Jashtë në koordinimin e bashkëpunimit ndërkombëtar”, “Rëndësia e anëtarësimit në organizata dhe shoqata universitare ndërkombëtare”, “Ndërkombëtarizimi: Rasti i Kolegjit Heimerer”, etj. Ditë e fundit e trajnimit u zhvillua në UBT COLLEGE mbi platformat trajnimit për mobilitetet, menaxhimin e projekteve dhe bashkëpunimin ndërkombëtar. Kjo platforme si një product i rëndësishëm i projektit do te aplikohet në të gjithë anëtarët e konsorciumit, si  një platfomë online që do te përmbajë statistikat zyrtare mbi cështjet e mësipërme. Kjo platform vjen si një mekanizëm I duhur në informimin e palëve të interesuar per ndërkombëtarizimin (informacion mbi mobilitetet, aplikime për KA1, statistika mbi studentët  dhe stafin akademic të përfshirë në programet e mobilitetit (outgoing) dhe si dhe të ardhur (incoming) nga universitetet partnere ne kuarin e programeve KA1 Erasmus +, aplikime për KA2, etj).

Takime në kuadrin e projektit QUADIC, Erasmus +

Në kuadrin e projektit QUADIC, janë organizuar dy vizita studimore gjatë muajit maj : në Universitetin e Lubljanës ( Slloveni), ne Fakultetin bioteknologjik në datat 7-11/06/2022 , i cili i parapriu takimit të zhvilluar në Universitetin Cote d’Azur në Nice (Francë) gjatë periudhes 26/06/22  – 1/07/22. Universiteti”Eqrem Cabej” është partner i konsorciumit të projektit. klikoni për me tepër…

Takim në kuadrin e projektit “ QUADIC”

Në Universitetin Teknik më të madh në Bullgari me qëndër në Sofje, më 29 mars u zhvillua   takimi  tre ditor,  në kuadër të projektit QUADIC, projekt i financuar  nga programi i BE-së Erasmus +. Në këtë takim morën pjesë Universiteti për të huajt I Perugias (Italy), Universiteti I Lubjanës (Slloveni), I Nisës(Francë),  universitetet publike të Kosovës dhe disa universitete nga Shqipëria,  ku UGJ-së është  një nga 18 partnerët e këtij konsorciumi . Një ndër pikat kyce që u diskutuan në këtë vizitë studimore ishte  rritja e kapaciteteve të bashkëpunimit rajonal,  nëpërmjet krijimit të platformës  së  shoqatës “RECON” (Regional Cooperation Network). Partnerët diskutuan dhe sugjeruan mendime dhe ide mbi  misionin, vizionin, strukturën dhe rolin e  “RECON”. klikoni për me tepër….

Përfaqësues të UGJ-së pjesëmarrës në vizitën studimore në Itali e mbajtur në kuadër të
projektit QUADIC (Shkurt 2022)
Në Universitetin per Stranieri di Perugia në Itali është mbajtur vizita studimore në kuadër të projektit
QUADIC per me teper…

Në kuadër të projektit Erasmus +  “Quality Development of International Cooperation and Project Management”QUADIC , në Universitetin “Aleksandër Moisiu”, Durrës në datat 7-10 Qershor 2021  u zhvillua trajnimi për shkrimin e projekteve nën Paketën 2 të punës (WP2). Pjesë e këtij trajnimi nga UGJ, ishin Zv/Rektori për Kërkimin Shkencor (Kodinatori institucional I projektit) dhe përgjegjësja e zyrës së kurikulave  dhe standarteve. Gjatë trajnimit partnerët të ndarë në grupe pune përgatitën 4(katër) projekte, të cilat do të propozohen në muajin Shtator, kur zyra e Erasmus + do të shpallë  thirrjet për aplikime në projekte KA2,  për ngritje kapacitetesh institucionale. 

Ecuria e projektit QUADIC

Projekti EntrAl CBHE

Në kuadër të projektit EntrAl CBHE Erasmus+, ne periudhen 9-11 /11 2021, përfaqësues nga Universiteti “Eqrem Cabej” morën pjesë në trajnimin 3-ditor në Kampin e Inovacionit të Universitetit të Turku-t, Finlandë, se bashku me universitete partnere shqiptare dhe ato  partnere europiane. klikoni per me teper

Rektori i Universitetit “E. Cabej “ Prof.Dr. Bektash Mema  në një intervistë për Mediat .

Në qendër të kësaj interviste janë Marrëdheniet Ndërkombetare të Universitetit të  Gjirokastrës  si element i rendësishëm për rritjen cilësore sipas standarteve   bashkëkohore të programeve të studimit si dhe ndërkombëtarizimi   i Titujve të studimit !

Universiteti i Gjirokastres ka sot një numër të konsiderueshem marrëveshjesh bashkëpunimi me universitetet europiane dhe ato  rajonale si dhe mobilitetet gjithmonë  në  rritje   në kuadër të Programit Erasmus + .

Për me shume ndiqni intervisten.

Intervistë për Mediat

Hapet thirrja për pjesëmarrje në Programin Erasmus+ me Universitetin e Kretës

   Thirrja Erasmus + ne Kretë 

Hapet thirrja për pjesëmarrje në Programin Erasmus+ me Universitetin e Kretës

   Thirrja Erasmus + ne Kretë 

Hapet thirrja për pjesëmarrje student në Programin Erasmus +  me Institucionet Arsimore te Spanjes:                       Thirrja Erasmus + ne Spanje

Hapet thirrja për pjesëmarrje staf administativ në Programin Erasmus +  me Shkollën Superiore të Konservimit dhe Restaurimit të Veprave Kulturore, Madrid.    Thirrja Erasmus + ne Spanje

Hapet thirrja për pjesëmarrje student në Programin Erasmus +  me Universitetin e IES Ribeira Do Luoro te Spanjes:                      Thirrja Erasmus + ne Spanje

Hapet thirrja për pjesëmarrje në Programin Erasmus +  me Universitetin e Perugia-s.Itali:

Thirrja Erasmus + ne Perugia

Hapet thirrja për pjesëmarrje në Programin Erasmus+ me Universitetin e Kretës

   Thirrja Erasmus + ne Kretë 

Hapet thirrja për pjesëmarrje staf administativ në Programin Erasmus +  me Universitetin e IES Ribeira Do Luoro te Spanjes:                      Thirrja Erasmus + ne Spanje

Hapet thirrja për pjesëmarrje staf administativ në Programin Erasmus +  me Universitetin e IES Ribeira Do Luoro te Spanjes:                      Thirrja Erasmus + ne Spanje

Hapet thirrja për pjesëmarrje në Programin Erasmus +  me Universitetin e Maçeratës, Itali:                                                                 Thirrja Erasmus + ne Itali

Hapet thirrja për pjesëmarrje staf  në Programin Erasmus +  me Universitetin e IES Ribeira Do Luoro te Spanjes:                      Thirrja Erasmus + ne Spanje

Hapet thirrja për pjesëmarrje sudent  në Programin Erasmus +  me Universitetin e IES Ribeira Do Luoro te Spanjes:                   Thirrja Erasmus + ne Spanje

Hapet thirrja për pjesëmarrje në Programin Erasmus +  me Universitetin e Janines:

Thirrja Erasmus + ne Janine

Hapet thirrja për pjesëmarrje në Programin Erasmus +  me Universitetin e Molises Itali:

Thirrja Erasmus + ne Itali

Hapet thirrja për pjesëmarrje në Programin Erasmus + me Universitetin Mesdhetar Grek te Kretes:

Thirrja Erasmus + ne Krete

Hapet thirrja për pjesëmarrje në Programin Erasmus + me Universitetin AristotleSelanik Greqi:

Thirrja Erasmus Selanik

Thirrja per pjesmarrje ne Programin Mevlana me Universitetin e Trakise  (Edrene) Turqi.

Programi Mevlana  Universiteti  Trakise Ederne Turqi

Thirrja per pjesmarrje ne Programin Erasmus + me Universitetin e Maqedonise perendimore Kozani Greqi

Thirrja per pjesmarrje ne programin  Erasmus CALL Internship Rebeira Do  Louro Spain:

Erasmus CALL Internship Rebeira Do  Louro Spain

Thirrja per pjesmarrje ne programin Erasmus + me Universitetin e Qipros:

Thirrja per pjesmarrje ne programin Erasmus +

 Open Call for participation in Erasmus + Program with University of Cyprus

Rihapet  dt.01.09.2016 thirrja per pjesmarrje ne programin Erasmus + me Universitetin e Qipros.

Thirrje  per pjesmarrje ne programin Erasmus +

Open Call for participation in Erasmus + Program with University of Cyprus

Marreveshjet e Universitetit te Gjirokastres me KA+1