PROJEKTE TË MBËSHTETUR NGA AMBASADA AMERIKANE
PROJEKTE NË VAZHDIMËSI
- media and information literacy pËr mËsuesit e ardhshËm
Periudha: Janar – Djetor 2023
Zbatues: Instituti Shqiptar i Medias
Mbështetur: Ambasada e ShBA
UNIVERSITETET PJESËMARRËSE:
- Universiteti i Tiranës
- Fakulteti i Gjuhëve të Huaja
- Fakulteti Histori-Filologji
- Fakulteti i Shkencave të Natyrës
- Fakulteti i Shkencave Sociale
- Universiteti Luigj Gurakuqi, Shkodër
- Universiteti Aleksandër Xhuvani, Elbasan
- Universiteti Fan Noli, Korçë
- Universiteti Ismail Qemali, Vlorë
- Universiteti Eqrem Çabej, Gjirokastër
- Universiteti Aleksandër Moisiu, Durrës
- Kolegji Universitar Beder (pjesëmarrës për herë të dytë)
OBJEKTIVAT:
- Përgatitja/finalizimi i një kurrikule në Media Literacy
- Futja si lëndë me zgjedhje në programet e mësuesisë në vitin akademik 2023-2024
- Trajnimi dhe përgatitja e pedagogëve që do të japin këtë lëndë
- Organizimi i aktiviteteve informuese dhe ndërgjegjësimi i studentëve dhe pedagogëve që Media Literacy nuk është një lëndë që i përket vetëm programeve të gazetarisë.
Përshkrimi i projektit
Ndërhyrjet e MIL në nivel universitar do të planifikohen në tre nivele:
1) operacionale (duke përfshirë promovimin dhe ndërgjegjësimin
2) analitike (të kuptuarit e medias, të menduarit kritik, aftësitë analitike, verifikimi i burimeve, identifikimi i lajmeve të rreme, dezinformimi dhe propaganda, etj.)
3) krijuese (zhvillimi i aftësisë për të krijuar përmbajtje si dhe për ta publikuar atë). Ky projekt trajton tre nivelet e ndërhyrjes efektive të MIL në universitete.
- PROJEKT STUDENTOR: VLERËSIM I INFORMACIONIT MEDIATIC NGA STUDENTËT DHE INTEGRIMI I TIJ PËR EDUKIMIN E FËMIJËVE ME AFTËSI NDRYSHE
Periudha: Nëntor – Djetor 2023 Financues: Instituti Shqiptar i Medias Mbështetur: Ambasada e ShBA në Tiranë
PJESËMARRËS: Studentët e Universitetit “Eqrem Çabej”, Fakulteti i Edukimit dhe Shkencave Shoqërore, Njësia Bazë e Edukimit dhe Metodologjisë së Mësimdhënies.
OBJEKTIVAT:
Nëpërmjet këtij projekti studentor synohet që të kuptohet dhe vlerësohet nga studentët/tet rëndësia e edukimit dhe komunikimit mediatik në funksion të formimit dhe edukimit të fëmijëve më aftësi ndryshe.
Në mënyrë më specifike synohet që:
- të studiohet nga studentët se si edukimi mediatik sjell ndikime pozitive që lidhen me pasurimin e njohurive, perceptimeve dhe sjelljeve;
- të përgatiten studentët për tu mësuar fëmijëve me aftësi ndryshe mënyra alternative për të analizuar dhe reflektuar mbi mesazhet mediatike;
- të aftësohen fëmijët me aftësi ndryshe për të kuptuar dhe deshifruar drejt mesazhet e medias duke vlerësuar kuptimet e drejtpërdrejta apo të nënkuptuara;
- të hartohen dhe komunikohen mesazhe efektive mediatike duke zhvilluar aftësinë e të menduarit kritik te fëmijët me aftësi ndryshe.
Përshkrimi i projektit
Projekti mbështetet në tre aktivitete bazë:
- Hartimi dhe plotësimi i një pyetësori mbi Media Literacy nga një numër i caktuar fëmijësh me aftësi ndryshe që studiojnë në shkollat 9-vjeçare të qytetit të Gjirokastrës dhe një numër i caktuar studentësh që studiojnë në Njësinë Bazë të Edukimit dhe Metodologjisë së Mësimdhënies.
2. Ndërtimi i një raporti, nga studentët të mbështetur nga stafi akademik, mbi gjetjet e pyetësorit të plotësuar në fazën e parë të projektit.
3. Workshop për ndërgjegjësimin e palëve të interesuara dhe shpërndarjen e gjetjeve, konkluzioneve dhe sugjerimeve të projektit mbi aftësitë e fëmijëve me aftësi ndryshe për të lexuar siç duhet mesazhet mediatike.