Universiteti “Eqrem Çabej” Gjirokastër, në mbështetje të neneve 57, 62 dhe 64 të Ligjit Nr. 80/2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë“ shpall konkursin për personel akademik me kohë të pjesshme dhe kohëzgjatje të caktuar për viti akademik 2020-2021 si dhe kriteret përkatëse sipas fakulteteve.
Njësia Bazë / Departamenti Biologji –Kimi:
3(tre) vende te lira ne Kimi
1(nje) vend i lire ne Biologji.
Të interesuarit për pozicionet e mësipërme duhet të plotësojnë kriteret e mëposhtme:
- Të kenë diplomën e ciklit te pare (Bachelor) dhe te ciklit te dyte (Master i Shkencave) ose diploma ekuivalente me to, te fituara ne Universitetin e Tiranes ose jashte shtetit në fushen e Kimise dhe Biologjise ose te perafert me lendet qe do te lektohen sipas fushes se departamentit, ne sistemin me kohe te plote.
- Per ciklet e studimeve nota mesatare te jete.
- Për ciklin e pare te studimeve (Bachelor) dhe per ciklin e dyte te studimeve (Master i shkencave) nota mesatare te jete 8 e siper.
- Per sistemin e vjeter te sdudimeve nota mesatare te jete 8 e siper.
- Ne rast se i interesuari zoteron nje diplome te tille, te marre ne universitete te huaja, kerkohet qe kjo te jete e ekuivalentuar ne Ministrine e Arsimit Sportit dhe Rinise.
- Te zoteroje nje gjuhe te huaj te B.E, sipas testeve te njohura nga Ministra e Arsimit Sportit dhe Rinise.
- Preferohen kandidatet me botime shkencore ne revista kombetare e nderkombetare dhe kualifikime te ndryshme pasuniversitare
- Preferohen kandidatet qe kane pervoje ne mësimdhënie universitare
Dokumentacioni që duhet të paraqesin kandidatët që konkurojnë:
- Kërkesë me shkrim;
- Jetëshkrim sipas formatit standard (europass);
- Fotokopje të letërnjoftimit (ID).
- Kopje të diplomës Master Shkencor dhe Bachelor dhe të listës së notave përkatëse (të noteruara). Për diplomat e marra jashtë Republikës së Shqipërisë të dorëzohet njehsimi nga Ministria e Arsimit dhe e Sportit;
- Fotokopje të librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë të noteruar);
- Vërtetim të gjëndjes shëndetësore (Raport mjekësor për aftësitë në punë);
- Vërtetim i gjëndjes gjyqësore, vetë deklarim sipas formës së kërkuar nga ligji;
- Dokumentacion nga Institucioni ku ka punuar që nuk është marrë ndaj tyre masa disiplinore e largimit nga puna;
- Çdo dokumentacion tjetër që vërteton trajnimet, arsimin shtesë, vlerësimet pozitive apo të tjera në jetëshkrimin tuaj;
- Dëshmi penaliteti
- Çdo dokument tjetër i noterizuar që është kërkuar më sipër (në kriteret për kualifikim) apo jo vetëm.
Në lidhje me dokumentacionin e dorëzuar kandidatët do të vlerësohen për përvojën, trajnimet apo kualifikimet e lidhura me fushën. Mosparaqitja e plotë e dokumentave, sjell s’kualifikim të kandidatit. Përzgjedhja e kandidatit fitues do të bëhet nëpërmjët konkurimit me dosje. Komisioni ad-hoc do të vlerësojë dosjet e kandidatëve. Konkursi do të zhvillohet në Rektoratin e UGJ-së. Dokumentat e mësipërm të noterizuar, të 3 (tre) muajve të fundit dhe dorëzohen pranë Drejtorisë së Shërbimeve Ndihmës Akademike-Administrative në Universitetin ‘‘Eqrem Çabej“ të shoqëruara me inventar. Afati i fundit i pritjes së aplikimeve është brenda 5 ditë pune nga dita e nesërme publikimit të njoftimit.