Globalizimi i shoqërisë

Aktivitete

“Globalizimi i shoqërisë” ka qenë tema e leksionit të hapur të zhvilluar nga prof.dr. Fatos Tarifa në ambientet e Universitetit të Gjirokastrës, në vazhdën e leksioneve të hapura që zhvillohen në UGJ.

“Globalizimi bashkëkohor është një proces shumë kompleks dhe shumëdimensional (ekonomik, ushtarak, ligjor, ekologjik, arsimor, kulturor, social) dhe karakterizohet nga një ndërvarësi globale”, u shpreh prof. Tarifa.

Gjatë fjalës së vet prof. Tarifa shpjegoi nocionin e globalizmit, si ka ndryshuar, efektet ekonomike, politike, shoqërore në kohën e sotme dhe sa jemi të ndikuar prej tij. Ai theksoi se “globalizimi është një proces i pakthyeshëm”

“Act locally, think globally” është slogani që sot gjen një përdorim të gjerë në botën e globalizuar dhe jep më së miri kuptimin e globalizimit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *