Workshop me Università del Salento

Aktivitete

Në kuadrin e projektit  ERASMUS KA107 2019-2022 eKA107 2020 – 2022 (Albania & Kosova) Università del Salento, me drejtues prof. Monica Genesin & Flora Koleci,  Dipartimento di Studi Umanistici,

Prof. Dr. Gëzim  Rredhi, Universiteti “Eqrem Çabej”  Gjirokastër mbajti leksionin në gjuhën italiane,  me temë:

Contatti transadriatici tra le letterature italiana e albanesi (Raporte transadriatike mes letërsisë   italiane e asaj shqiptare ).

          Në këtë ligjëratë online, në të cilën morën pjesë  pedagogë e studentë nga universitete italiane e shqiptare, u trajtuan çështje që lidhen me kontaktet historike mes dy letërsive dhe kulturave tona si dhe probleme të receptimit nga ana e lexuesit  shqiptar të autorëve italianë. Një vend të veçantë zinte edhe trajtimi i problemit të autorëve të letërsisë shqipe të përkthyer në Itali si dhe integrimi i autorëve dygjuhësh në kulturën italiane. Leksioni u ndoq me interes nga të pranishmit, studentë e pedagogë nga universitetet pjesëmarrëse.

Në mbyllje u bën vlerësime dhe u diskutua rreth problemeve të trajtuara. Kliko porgramin..

https://www.facebook.com/347478949061362/posts/1379296035879643/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *