Universiteti “Eqrem Çabej” Gjirokastër, në mbështetje të neneve 57, 62 dhe 64 të Ligjit Nr. 80/2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë“ shpall konkursin për personel akademik me kohë të pjesshme dhe kohëzgjatje të caktuar për viti akademik 2020-2021 si dhe kriteret përkatëse sipas fakulteteve.
Njësia Bazë e Historisë dhe Gjeografisë, propozon 8 (tetë) personel akademik me kohë të pjesshme dhe kohëzgjatje të caktuar.Kriteret që duhet të plotesojnë kandidatet janë si më poshtë:
- Të kenë përfunduar studimet e larta në degën Histori / Gjeografi, brenda ose jashtë vendit, në sistemin me kohë të plotë.
- Të kenë notë mesatare të përgjithshme dhe të specialitetit, jo më pak se 8 (tetë).
- Të kenë përfunduar studimet “Master i Shkencave”, në Histori / Gjeografi, me notë mesatare jo më pak se 8 (tetë).
- Të kenë gradën shkencore “Doktor i Shkencave” në fushën e Historisë / Gjeografisë ose të jenë në proces.
- Të kenë njohuri të mira në gjuhën angleze, me dëshminë përkatëse.
- Të kenë aftësi të mira komunikuese ose të punës në grup.
- Të kenë aktivitet botues në revista shkencore të njohura zyrtarisht ose material shkencor në konferenca kombëtare e ndërkombëtare.
- Preferohen kandidatët që kanë gradë shkencore, tituj akademikë
Dokumentacioni që duhet të paraqesin kandidatët që konkurojnë:
- Kërkesë me shkrim;
- Jetëshkrim sipas formatit standard (europass);
- Fotokopje të letërnjoftimit (ID).
- Kopje të diplomës Master Shkencor dhe Bachelor dhe të listës së notave përkatëse (të noteruara). Për diplomat e marra jashtë Republikës së Shqipërisë të dorëzohet njehsimi nga Ministria e Arsimit dhe e Sportit;
- Fotokopje të librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë të noteruar);
- Vërtetim të gjëndjes shëndetësore (Raport mjekësor për aftësitë në punë);
- Vërtetim i gjëndjes gjyqësore, vetë deklarim sipas formës së kërkuar nga ligji;
- Dokumentacion nga Institucioni ku ka punuar që nuk është marrë ndaj tyre masa disiplinore e largimit nga puna;
- Çdo dokumentacion tjetër që vërteton trajnimet, arsimin shtesë, vlerësimet pozitive apo të tjera në jetëshkrimin tuaj;
- Dëshmi penaliteti
- Çdo dokument tjetër i noterizuar që është kërkuar më sipër (në kriteret për kualifikim) apo jo vetëm.
Në lidhje me dokumentacionin e dorëzuar kandidatët do të vlerësohen për përvojën, trajnimet apo kualifikimet e lidhura me fushën. Mosparaqitja e plotë e dokumentave, sjell s’kualifikim të kandidatit. Përzgjedhja e kandidatit fitues do të bëhet nëpërmjët konkurimit me dosje. Komisioni ad-hoc do të vlerësojë dosjet e kandidatëve. Konkursi do të zhvillohet në Rektoratin e UGJ-së. Dokumentat e mësipërm të noterizuar, të 3 (tre) muajve të fundit dhe dorëzohen pranë Drejtorisë së Shërbimeve Ndihmës Akademike-Administrative në Universitetin ‘‘Eqrem Çabej“ të shoqëruara me inventar. Afati i fundit i pritjes së aplikimeve është brenda 5 ditë pune nga dita e nesërme publikimit të njoftimit.