UGJ nderon me titullin ❞𝘿𝙤𝙘𝙩𝙤𝙧 𝙃𝙤𝙣𝙤𝙧𝙞𝙨 𝘾𝙖𝙪𝙨𝙖❞ prof. Fatos Tarifa, PhD.

Aktivitete

Universiteti i Gjirokastrës ka organizuar sot ceremoninë e dhënies së titullit “Doctor Honoris Causa” për prof. Fatos Tarifa, Phd me motivacionin: “𝘗𝘦𝘳𝘴𝘰𝘯𝘢𝘭𝘪𝘵𝘦𝘵 𝘮𝘦 𝘯𝘥𝘪𝘩𝘮𝘦𝘴𝘢 𝘰𝘳𝘪𝘨𝘫𝘪𝘯𝘢𝘭𝘦 𝘯𝘦̈ 𝘧𝘶𝘴𝘩𝘦̈𝘯 𝘦 𝘴𝘰𝘤𝘪𝘰𝘭𝘰𝘨𝘫𝘪𝘴𝘦̈ 𝘱𝘰𝘭𝘪𝘵𝘪𝘬𝘦, 𝘵𝘦̈ 𝘩𝘪𝘴𝘵𝘰𝘳𝘪𝘴𝘦̈ 𝘦 𝘵𝘦̈ 𝘭𝘦̈𝘷𝘪𝘻𝘫𝘦𝘷𝘦 𝘱𝘳𝘰𝘨𝘳𝘦𝘴𝘪𝘷𝘦 𝘵𝘦̈ 𝘮𝘦𝘯𝘥𝘪𝘮𝘪𝘵; 𝘦𝘳𝘶𝘥𝘪𝘵 𝘥𝘩𝘦 𝘲𝘺𝘵𝘦𝘵𝘢𝘳 𝘪 𝘴𝘩𝘦𝘯𝘫𝘶𝘢𝘳; 𝘮𝘦 𝘯𝘥𝘪𝘬𝘪𝘮 𝘵𝘦̈ 𝘷𝘭𝘦𝘳𝘦̈𝘴𝘶𝘢𝘳 𝘥𝘶𝘬𝘴𝘩𝘦̈𝘮 𝘯𝘦̈ 𝘫𝘦𝘵𝘦̈𝘯 𝘦 𝘴𝘰𝘵𝘮𝘦 𝘵𝘦̈ 𝘴𝘩𝘰𝘲𝘦̈𝘳𝘪𝘴𝘦̈ 𝘴𝘩𝘲𝘪𝘱𝘵𝘢𝘳𝘦; 𝘮𝘣𝘳𝘰𝘫𝘵𝘦̈𝘴 𝘦 𝘱𝘦̈𝘳𝘶𝘳𝘶𝘦𝘴 𝘪 𝘥𝘦𝘯𝘫𝘦̈ 𝘪 𝘷𝘭𝘦𝘳𝘢𝘷𝘦 𝘵𝘦̈ 𝘬𝘳𝘪𝘫𝘶𝘢𝘳𝘢 𝘯𝘨𝘢 𝘱𝘰𝘱𝘶𝘭𝘭𝘪 𝘴𝘩𝘲𝘪𝘱𝘵𝘢𝘳 𝘯𝘦̈ 𝘳𝘳𝘫𝘦𝘥𝘩𝘦̈ 𝘵𝘦̈ 𝘬𝘰𝘩𝘦̈𝘳𝘢𝘷𝘦; 𝘮𝘦 𝘬𝘰𝘯𝘵𝘳𝘪𝘣𝘶𝘵𝘦 𝘢𝘬𝘢𝘥𝘦𝘮𝘪𝘬𝘦 𝘦 𝘵𝘦̈ 𝘬𝘦̈𝘳𝘬𝘪𝘮𝘪𝘵 𝘴𝘩𝘬𝘦𝘯𝘤𝘰𝘳 𝘵𝘦̈ 𝘯𝘫𝘦̈ 𝘳𝘦̈𝘯𝘥𝘦̈𝘴𝘪𝘦 𝘱𝘢𝘳𝘦̈𝘴𝘰𝘳𝘦 𝘯𝘦̈ 𝘜𝘯𝘪𝘷𝘦𝘳𝘴𝘪𝘵𝘦𝘵𝘪𝘯 “𝘌𝘲𝘳𝘦𝘮 𝘊̧𝘢𝘣𝘦𝘫” 𝘵𝘦̈ 𝘎𝘫𝘪𝘳𝘰𝘬𝘢𝘴𝘵𝘳𝘦̈𝘴.”

Në ceremoni ishin të pranishëm personalitete akademike si rektori i UET prof.dr. Tonin Gjuraj, prof.dr. Ksenfon Krisafi, akademiku Pëllumb Xhufi, etj autoritete vendore dhe të ftuar të tjerë.

Në fjalën e tij rektori i UGJ, prof.dr. Bektash Mema pohoi se në rrjedhën e dekadave profesor Tarifa prezantohet si një nga intelektualët më vizionarë dhe me kontribute nga më të vlerësuarat. Ai e ka cilësuar prof. Tarifën si kërkues me origjinalitet të spikatur, studiues i të tashmes dhe vizionar i të ardhmes. “Ndër vite Universiteti i Gjirokastrës ka zhvilluar politikat e tij edhe përmes ideve vizionare të prof. Tarifës”, u shpreh rektori Mema.

Zv/rektorja e UGJ, prof. asoc. Valbona Duri paraqiti prezantimin e rekomandimeve mbi të cilat ky institucion bëri akordimin e titullit “Doctor Honoris Causa” për prof.dr. Fatos Tarifën.

“Ai na kujton çdo ditë se pasurimi i vetes dhe zbulimi i interesave të reja është një proces që nuk plaket kurrë”, tha ndër të tjera në fjalën e vet përshëndetëse rektori i UET, prof.dr. Tonin Gjuraj, i cili e cilësoi prof. dr. Tarifën një personaliet poliedrik dhe dashnor të dijes.

Mes emocionesh dhe nostalgjisë për vendin e origjinës, prof. dr. Fatos Tarifa ka falenderuar të pranishmit për vlerësimin, ndërsa u shpreh se Gjirokastra për të zë një vend të veçantë. Ai shprehu gatishmërinë e një bashkëpunimi konkret institucional dhe personal, duke risjellë në vëmendje edhe marrëveshjen e bashkëpunimit mes UET dhe UGJ.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *