Universiteti i Gjirokastrës drejt ndërkombëtarizimit dhe synimeve për orientimin drejt një qendre rajonale me diploma të përbashkëta.

Aktivitete

Ndërkombëtarizimi i UGJ – së dhe hartimi i programeve të përbashkëta me synim zgjerimin e këtij institucioni dhe thithjen e studentëve jo vetëm shqiptarë, por edhe atyre të rajonit, ka qenë tema e takimit të rektorit të UGJ, prof.dr. Bektash Mema me stafin akademik të këtij universiteti. Në fjalën e vet rektori Mema vuri theksin mbi rëndësinë e zhvillimit të UGJ –së brenda të gjitha standarteve të ndërkombëtarizimit dhe orientimin e UGJ –së drejt programeve të përbashkëta, së pari në fushën e trashëgimisë kulturore.

“UGJ duhet të shndërrohet në një qendër rajonale për diploma të përbashkëta në fushën e trashëgimisë kulturore. Qeveria shqiptare jep mbështetje të plotë financiare nëse programet do të jenë në cilësinë e duhur”, u shpreh rektori Mema.

Bashkëpunimi dhe përafrimi i programeve të Universitetit të Gjirokastrës me Universitetin e Janinës, së shpejti do të jetë një realitet që synon zhvillimin e mëtejshëm të institucionit më të rëndësishëm arsimor në Jug të vendit.

Ndër të tjera, rektori Mema, bëri të ditur realizimin e bashkëpunimit me Universitetin e Firences për zhvillimin e një Masteri ekzekutiv në fushën e restaurimit. Tre muaj të këtij programi në gjuhën angleze do të zhvillohen në UGJ, në auditore dhe në qytetin e Gjirokastrës, me profesorat nga Italia. Në përfundim të tij do të restaurohet tërësisht një objekt nga studentët e këtij programi.

Rektrutimet e reja, në kuadër të këtyre bashkëpunimeve dhe zhvillimeve të reja në UGJ, do të synojnë sjelljen e kapaciteteve njerëzore brenda të gjitha standarteve perëndimore.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *