Projekte Erasmus+

PROJEKTE ERASMUS+

1.    DilanEdu-WB – TRANSFORMIMI DIGJITAL NË STUDIMIN E GJUHËS DHE EDUKIMIN NË BALLKANIN PERËNDIMOR

Programi: Erasmus + CBHE

Periudha: 01/10/2024 – 31/03/2027

Lider i projektit: LOGOS University College, Shqipëri

Partnerë të projektit:

  • LOGOS University College, Shqipëri
    • Universiteti i Tiranës, Shqipëri
    • Universiteti “Eqrem Çabej” i Gjirokastrës, Shqipëri
    • Univerzitet U Banjoj Luci, Bosnje & Hercegovinë
    • Univerzitet U Sarajevu, Bosnje & Hercegovinë
    • Universiteti i Prishtinës, Kosovë
    • Universiteti i Mitrovicës “Isa Boletini”, Kosovë
    • Univerzitet Mediteran Podgorica Privatna Ustano, Mal i Zi
    • Panepistimio Dytikis Makedonias, Maqedoni
    • Otto-Von-Guericke-Universitaet Magdeburg, Gjermani
    • British School of Tirana, Shqipëri
    • SHFM Faik Konica, Shqipëri
    • Javna predskolska ustanova Trol, Bosnje & Hercegovinë
    • JU Gimnazija Miloje Dobrasinovic, Mal i Zi
    • Tessera Sistimata Pliroforikis AE, Greqi

Përshkrimi i projektit: Në epokën dixhitale, ndërsa fëmijët shpenzojnë gjithnjë e më shumë kohë në botën dixhitale duke lënë pas dore ndërveprimin fizik me fëmijët e tjerë, dixhitalizimi i mësimit gjuhësor është i domosdoshëm për të përmirësuar komunikimin gojor, aftësitë gjuhësore dhe për të reduktuar ankthin në detyrat e të folurit. Nevoja për të integruar metodat dhe mjetet dixhitale në edukimin dhe studimin gjuhësor është ndjerë në Ballkanin Perëndimor, ku janë zhvilluar strategji për transformimin dixhital duke vendosur kompetencat dixhitale si synim parësor në transformimin e sistemeve të tyre arsimore. Çështjet e përbashkëta të identifikuara këtu përfshijnë kualifikimin joadekuat të mësuesve, duke përfshirë mësuesit e gjuhës, për të integruar mjetet dhe metodat dixhitale në procesin e mësimdhënies dhe të të nxënit, si dhe mungesën e përmbajtjes adekuate dixhitale në gjuhët e Ballkanit Perëndimor.

Objektivi i përgjithshëm i projektit:

Ky projekt synon të përmirësojë cilësinë e arsimit gjuhësor në Arsimin e Lartë të Ballkanit Perëndimor, duke forcuar kurrikulat e trajnimit të mësuesve të gjuhës në IAL me kompetenca digjitale. Projekti gjithashtu do të krijojë dhe funksionalizojë laboratorë të specializuar.

2.     TCCWB – MBËSHTETJA E ZHVILLIMIT TË KOMPETENCËS TRANSKULTURORE PËR PROFESIONISTËT E KUJDESIT SHËNDETËSOR NË BALLKANIN PERËNDIMOR

Programi: Erasmus + CBHE Periudha: 01/04/2024 – 31/03/2027 Lider i projektit: ODISEE, Belgjikë

Partnerë të projektit:

  • ODISEE, Belgium
    • Javna Ustanova Univerzitet U Zenici Universitas Studiorum Zenicaensis, Bosnje & Hercegovinë
    • Universiteti i Shkodrës “Luigj Gurakuqi”, Shqipëri
    • Turun Ammattikorkeakoulu OY, Finlandë
    • Univerzitet U Istocnom Sarajevu, Bosnje & Hercegovinë
    • Fondacije FAMI, Bosnje & Hercegovinë
    • Sarajevo Susret Kultura, Bosnje & Hercegovinë
    • Universzitet Dzemal Bijedic U Mostaru, Bosnje & Hercegovinë
    • Universiteti “Eqrem Çabej” i Gjirokastrës, Shqipëri

Përshkrimi i projektit: Kompetencat transkulturore për profesionistët e kujdesit shëndetësor në Ballkanin Perëndimor (TCCWB) është një projekt për ndërtimin e kapaciteteve që synon të

mbështesë IAL-të në Bosnje Hercegovinë (BiH) dhe Shqipëri të zhvillojnë materiale për tu mundësuar studentëve të infermierisë në rajon të ofrojnë kujdes kulturalisht kongruent (infermieror) për të gjithë marrësit e kujdesit, duke përfshirë migrantët në Evropë.

Vendet e BE-së dhe ato jashtë BE-së kanë një përgjegjësi të përbashkët për të mbrojtur të drejtat e migrantëve në lëvizje, pavarësisht nga statusi i tyre juridik. Kompetenca ndërkulturore do t’u mundësojë infermierëve të respektojnë dinjitetin dhe të drejtat e njeriut dhe të migrantëve. Bashkëpunimi ndërmjet vendeve të BE-së dhe vendeve jashtë BE-së është gjithashtu i rëndësishëm për lehtësimin e integrimit të migrantëve në shoqëritë pritëse. Kuptimi i dallimeve ndërmjet vlerave kulturore, moralit të njerëzve dhe legjislacionit kombëtar kundrejt BE-së mund të zvogëlojnë gjasat e problemeve të etikës, zhgënjimet dhe aktivitetet e paligjshme. Qëllimi i këtyre programeve arsimore ndërkulturore është të promovojnë një qasje më humane dhe të qëndrueshme ndaj kujdesit infermieror dhe edukimit të migrantëve.

Qëllimi i projektit është të sigurojë që infermierët të kenë njohuritë, qëndrimin dhe aftësitë për të trajtuar migrantët në mënyrë të drejtë gjatë ofrimit të shërbimeve bazë të kujdesit shëndetësor.

Në përputhje me prioritetin rajonal për “mbështetje të inovacionit dhe reformës brenda sektorit të arsimit që adreson nevojat për aftësi për tregun e punës të së nesërmes në Ballkanin Perëndimor”, nga krijimi i përbashkët i një program të ri studimi të fokusuar në kompetencën ndërkulturore, të zbatuar në kurrikulat e infermierisë në IAL-të përfituese, do të përfitojnë si pedagogët ashtu edhe studentët. Kjo kurrikulë e re do të mbështesë edhe

studentët në kujdesin për popullatat e reja dhe njerëzit në lëvizje, si dhe studentët me prejardhje migrimi duke studiuar në Ballkanin Perëndimor.

Objektivi i përgjithshëm i projektit:

Zhvillimi dhe inovacioni i metodologjive të mësimdhënies për të integruar kompetencat ndërkulturore në edukimin infermieror me qëllim rritjen e aftësive të fuqisë punëtore të kujdesit shëndetësor. Ky projekt do të zhvillojë kurrikula të orientuara drejt së ardhmes që plotësojnë më mirë nevojat e studentëve të infermierisë dhe infermierëve duke zhvilluar përmbajtjen dhe metodat e ofrimit (të mësuarit në distancë dhe dixhital). Projekti inkurajon zhvillimin dhe zbatimin e arsimit të lartë dixhital dhe përfshin dixhitalizimin në kurrikulën e infermierisë.

Nëpërmjet fokusimit te më të cenuarit dhe duke theksuar vlerat, besimet e përfituesve të kujdesit shëndetësor, mënyrën e jetesës, mënyrën e të menduarit dhe zakonet e tyre unike, projekti ndihmon për të hedhur themelet për forcimin e qytetarisë aktive tek studentët e infermierisë dhe fakultetet në Shqipëri dhe BiH.

Së fundi, duke u fokusuar në komunikimin ndërkulturor në të gjitha fushat e kujdesit shëndetësor (kujdesi parësor dhe terciar, infermieri në komunitet etj) ky projekt është i rëndësishëm për thirrjen duke zhvilluar edukimin për të ndërtuar “soft skills” për jetën dhe punën.

3.     ENTRAL – AFTËSI SIPËRMARRËSE PËR NJË ARSIM MODERN NË SHQIPËRI

Programi: Erasmus + CBHE

Periudha: 1/2021 – 1/2024

Lider i projektit: Universiteti i Turkut, Finlandë

Partnerë të projektit:

  • Universiteti i Leon-it, Spanjë
  • Universiteti Teknologjik, Dublin, Irlandë
  • Agjensia e Sigurimit të Cilësisë për Arsimin Parauniversitar (ASCAP), Shqipëri
  • Universiteti i Sporteve, Tiranë, Shqipëri
  • Universiteti “Aleksandër Moisiu”, Durrës, Shqipëri
  • Universiteti “Aleksandër Xhuvani”, Elbasan, Shqipëri
  • Universiteti “Eqrem Çabej”, Gjirokastër, Shqipëri
  • Universiteti “Fan S. Noli”, Korçë, Shqipëri
  • Universiteti “Luigj Gurakuqi”, Shkodër, Shqipëri
  • Kolegji Universitar “Pavarësia”, Vlorë, Shqipëri
  • Universiteti “Ismail Qemali”, Vlorë, Shqipëri

Përshkrimi i projektit: Projekti EntrAL mbështet punësimin e të rinjve të diplomuar përmes arsimit sipërmarrës. Duke organizuar trajnime sipërmarrëse në nivele të ndryshme

arsimore (nivele parauniversitare dhe universitare) dhe për një audiencë të madhe (mësues parauniversitar dhe mësues e studentë universitarë), projekti synon një ndikim më të gjerë. Projekti nuk mbështet vetëm mentalitetin sipërmarrës të studentëve të arsimit të lartë, por edhe të mësuesve të arsimit parauniversitar, të cilët do të inkurajojnë brezin e ardhshëm të mendojë jashtë kornizave dhe të jetë më i hapur drejt rrezikut. Për këtë arsye projekti inkurajon metodat e mësimdhënies sipërmarrëse dhe ushqen sjelljen sipërmarrëse te studentët. Mësuesit mbështeten nga strukturat dhe mekanizmat e universitetit (LLL, aktivitete për stafin); studentët marrin nga trajnuesit e tyre mbështetje dhe këshilla më të mira për sa i përket sipërmarrjes dhe aftësive që lidhen me qëndrimin sipërmarrës duke mbështetur punësimin e tyre pas diplomimit.

Ky projekt adreson prioritetet shqiptare duke nxitur edukimin për sipërmarrjen dhe mentalitetin sipërmarrës në nivelet parauniversitare dhe universitare, duke mbështetur mundësinë për tu punësuar për studentët dhe të diplomuarit e ardhshëm.

Objektivi i përgjithshëm i projektit:

Të rrisë ndërgjegjësimin sipërmarrës në institucionet arsimore shqiptare (IAL dhe shkolla) për të mbështetur aftësitë e të diplomuarve që përputhen me kërkesat e tregut të punës dhe shoqërisë moderne. Për këtë arsye, projekti synon të sjellë një mendësi sipërmarrëse në nivelet universitare dhe parauniversitare, duke inkurajuar metodat e mësimdhënies sipërmarrëse, për të ushqyer sjelljen sipërmarrëse të studentëve dhe për të mbështetur krijimin e ndërmarrjeve të reja. Kjo do të ketë një ndikim në strukturën e ekonomisë shqiptare në planin afatgjatë, duke nxitur biznese të reja dhe inovative.

Objektivat specifike:

  • Zbatimi i edukimit për sipërmarrjen në procesin e kualifikimit të mësuesve gjatë gjithë jetës dhe misionit të tretë U3M-AL dhe Teavet, vendosur në nivel kombëtar përmes trajnimit të akredituar të mësuesve në sipërmarrje;
  • Rritja e mendësisë sipërmarrëse në nivelin institucional përmes trajnimit të mësuesve;
  • Vendosja e ekspertizës dhe standardit të ri të trajnimit të mësuesve për sipërmarrjen në universitetet dhe shkollat shqiptare përmes organizimit të seminareve në universitetet shqiptare dhe vizitave trajnuese në universitetet evropiane;
  • Zhvillimi i një kursi trajnimi për mësuesit dhe një kampi për studentët duke përdorur metodologji shkencore, çështje pedagogjike, etikë dhe përdorim të TIK-ut në mësimdhënie;
  • Aplikimi për kredite të një kursi trajnimi me 2 kredite dhe identifikimi i pajisjeve për të mbështetur procesin e trajnimit;
  • Zhvillimi i strukturave dixhitale (tableta, mirëmbajtja e pajisjeve ekzistuese, aparati fotografik etj.) në universitetet shqiptare që mbështesin aktivitete sipërmarrëse për kualifikimin e mësuesve dhe mësimin e tyre gjatë gjithë jetës.

Linkun i projektit: https://entralproject.eu/

4.   QUADIC – ZHVILLIMI I CILËSISË PËR KOOPERIMIN NDËRKOMBËTAR DHE MENAXHIMIN E PROJEKTEVE

Programi: Erasmus + CBHE

Periudha: 1/2020- 6/2023

Lider i projektit: Universiteti “Kadri Zeka”, Gjilan

Partnerë të projektit:

  • IBCM College, Mitorvicë
    • Universiteti “Fehmi Agani”, Gjakovë
    • Universiteti “Ukshin Hoti”, Prizren
    • Universiteti “Hasan Prishtina”, Prishtinë
    • Universiteti “Cote D’Azur”, Francë
    • Universiteti për Biznes dhe Teknologji, Prishtinë
    • Universiteti “Haxhi Zeka” Pejë
    • Kolegji “Heimerer”, Prishtinë
    • Universiteti “Isa Boletini” Mitrovicë
    • Universiteti Europian i Tiranës, Tiranë
    • Universiteti i Mjekësisë, Tiranë
    • Universiteti “Aleksandër Moisiu” Durrës
    • Universiteti “Fan S. Noli” Korçë
    • Universiteti “Eqrem Çabej” Gjirokastër
    • Universiteti Teknik i Sofies, Bullgari
    • Universiteti i Ljubljanës, Fakulteti Bio-Teknik, Slloveni
    • Universiteti i Perugias për Studentët e Huaj, Itali
    • Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Kosovë

Përshkrimi i projektit: Qëllimi i përgjithshëm i këtij projekti është të përmirësojë ofrimin e arsimit të lartë në Kosovë dhe Shqipëri, duke ndërtuar kapacitetin institucional për marrëdhëniet ndërkombëtare duke krijuar ose bërë zyra plotësisht funksionale përkatëse në të nëntë anëtarët e konsorciumit në Kosovë dhe pesë partnerë shqiptarë. Qëllimi i projektit është krijimi dhe zhvillimi i katërmbëdhjetë zyrave plotësisht funksionale të bashkëpunimit ndërkombëtar që do të përfshijnë gjithashtu funksionin e menaxhimit të ciklit të projektit.

Objektivi i përgjithshëm:

Ky projekt do të ndërtojë kapacitetet institucionale për ndërkombëtarizimin e IAL-ve në Kosovë dhe Shqipëri, duke përmirësuar kapacitetet për zhvillimin dhe menaxhimin e projekteve përmes ekspertizës ndërkombëtare të vënë në dispozicion nga IAL-të evropiane partnere në këtë projekt dhe shkëmbimin e praktikave të mira ndërmjet anëtarëve të konsorciumit.

Objektivat specifike:

  • Themelimi i nëntë (9) Zyrave të Bashkëpunimit Ndërkombëtar (IRO) plotësisht funksionale në të gjithë anëtarët e konsorciumit të Kosovës, dhe zhvillimi i tyre;
  • Krijimi i pesë (5) Zyrave të Bashkëpunimit Ndërkombëtar plotësisht funksionale në të gjithë anëtarët shqiptarë të konsorciumit, dhe zhvillimi i tyre;
    • Zhvillimi i kapaciteteve të IAL-ve partnere në zhvillimin dhe menaxhimin e bashkëpunimit ndërkombëtar;
    • Zhvillimi i kapaciteteve për menaxhimin e ciklit të projektit;
    • Lehtësimi i menaxhimit të lëvizshmërisë ndërkombëtare duke zhvilluar një platformë operacionale online për bashkëpunim ndërkombëtar cilësor;
    • Rritja e numrit të projekteve ndërkombëtare, mobilitetit dhe marrëveshjeve ndërkombëtare.

Linku i projektit: http://www.quadic.net/

5.   BKSTONE   – NDËRMARRJE E ARSIMIT TË LARTË PËR NXITJEN, MODERNIZIMIN DHE RRITJEN E QËNDRUESHME NË INDUSTRINË E GURIT NATYROR NË BALLKANIN PERËNDIMOR

Programi: Erasmus + CBHE

Periudha: 1/ 2020 – 11/2022

Lider i projektit: Universiteti Politeknik i Tiranës

Partnerë të projektit:

Përshkrimi i projektit: Projekti adreson nevojat e vendeve të Ballkanit në lidhje me përdorimin e gurit, një burim natyror, i cili është mjaft i rëndësishëm për zhvillimin e ekonomisë në vendet mesdhetare. Sa i takon përpunimit të gurit, mungesa e inxhinierëve të përgatitur në këtë zonë bën që kompanitë vendase të përballen me shumë probleme për të konkurruar në tregjet ndërkombëtare. Egzistojnë një sërë problemesh të evidentuara në këtë industri sot, të cilat përfshijnë: çmimet e larta të nxjerrjes së gurit për shkak të makinerive dhe teknikave të vjetra; mungesën e cilësisë së produkteve nga përdorimi i tepërt i eksplozivëve për nxjerrjen e tij; numrin e madh të aksidenteve në gurore për shkak të përdorimit të eksplozivëve në vend të makinerive moderne të ndërtuara me tela diamanti; ndikimi i mjedisit të ndotur për shkak të pluhurit apo baltës në gurore. Prodhimi i gurit, kërkon njohuri të specializuara për të prodhuar materiale me nivelin e cilësisë së kërkuar nga tregjet kombëtare dhe ndërkombëtare.

Një rëndësi të vecantë ka edhe restaurimi i ndërtesave historike të ndërtuara me gurë. Edhe pse nga jashtë duket se ndërtesat janë restauruar, përdorimi i teknikave të vjetra për ndërhyrje në ndërtese, krijon probleme të rëndësishme në të ardhmen. Kështu ka ndodhur me shumë vende të zhvilluara me ndërhyrjet e kryera në mesin e shekullit të kaluar.

Mungesa e stafit të kualifikuar në arsimin e lartë, e kombinuar me mungesën e stafit të kualifikuar në nivelet profesionale, veçanërisht për prodhimin ose gdhendjen e gurit dhe për vendosjen e tij në destinacionin përfundimtar, e përkeqëson edhe më tepër situatën. Problemi global i mungesës së stafit të aftë në të gjitha nivelet është edhe më i madh për shkak të mungesës së marrëdhënies midis universiteteve dhe kompanive vendase, gjë që bën që të mos ketë një transferim të vërtetë të njohurive.

Është e rëndësishme të thuhet se zhvillimi i industrisë së gurit në Ballkan kërkon gjithashtu që zhvillimi të shkojë dorë për dore me industrinë dhe ndarjen e njohurive ndërmjet agjentëve akademikë dhe ekonomikë, duke patur parasysh edhe kërkesën aktuale të rëndësishme për të qenë miqësorë me mjedisin. Ky proces kërkon njohuri akoma më të specializuara, aktualisht plotësisht të padisponueshme në vendet e Ballkanit, por që po zhvillohen shpejt në vendet e BE-së si Italia, Spanja apo Greqia.

Objektivi i përgjithshëm i projektit:

Projekti BKSTONE ka si qëllim kryesor nxitjen e modernizimit dhe zhvillimit të sektorit të gurit në vendet partnere të Ballkanit Perëndimor përmes forcimit të marrëdhënies midis institucioneve të arsimit të lartë dhe industrisë, si dhe ndërkombëtarizimit të kurrikulës dhe metodave.

Objektivat specifike:

  • Të kontribuojë përmes rezultateve të projektit për të zhvilluar strategji kombëtare / rajonale të inovacionit për specializim në sektorin e gurit natyror.
  • Të vlerësohen pikat e forta të secilit vend / rajon, avantazhet konkurruese dhe potenciali i përsosmërisë në sektorin e gurit përmes krahasimit të iniciativave ekzistuese të trajnimit dhe përfshirjes së elementeve në materialet arsimore që do të zhvillohen në projekt.
  • Të mbështesë trajnime inovative teknologjike, si dhe praktike të bazuara në qasjen dhe formatin e kurseve që do të zhvillohen.
  • Të kontribuojë për të përfshirë plotësisht palët e interesit në industrinë e gurit, duke inkurajuar pjesëmarrjen e tyre në fazat e konceptimit dhe testimit të zhvillimit të materialeve.
  • Të promovojë midis studentëve të mësuarit aktiv dhe konstruktiv si një mjet i domosdoshëm për të punuar në sektorin e gurit, duke testuar mundësi të reja në vendet partnere si studimet 2-vjeçare profesionale.
  • Krijimi i një platforme që përfshin përfaqësuesit e sektorit të gurit, Institucionet e Arsimit të Lartë (IAL), organizatat VET të programit të BE dhe vendeve partnere.

Linku i projektit: https://bkstoneproject.com/projects/

6.       TECOMP – FORCIMI I KOMPETENCAVE TË MËSIMDHËNIES NË ARSIMIN E LARTË NË SHKENCAT NATYRORE DHE MATEMATIKE

Programi: Erasmus + CBHE

Periudha: 11/2018 – 11/2022

Lider i projektit: Universiteti i Niš, Serbi

Partnerë të projektit:

  • Universiteti i Beogradit, Serbi
    • Universiteti i Kragujevacit, Serbi
    • Universiteti i Oviedos, Spanjë
    • Universiteti i Ghentit, Belgjikë
    • Universiteti i Ostravës, Çeki
    • Universiteti i Novi Sadit, Serbi
    • Universiteti Granadës, Spanjë
    • Universiteti Matej Bel, Banska Bystrica, Sllovaki
    • Universiteti “Fan S. Noli”, Korçë
    • Universiteti “Eqrem Çabej”, Gjirokastër

Përshkrimi i projektit: Vitet e fundit, Serbia dhe Shqipëria kanë kaluar një reformë gjithëpërfshirëse të sistemit të arsimit të lartë që synon harmonizimin e tij me parimet e Bolonjës dhe integrimin e plotë në kornizën arsimore Evropiane. Si rezultat i reformës, në fushën e shkencave natyrore dhe matematikore janë krijuar programe moderne studimi me përmbajtje që ndjekin në mënyrë rigoroze standardet evropiane dhe botërore. Sidoqoftë, ndryshimet e bëra në mënyrën e studimit dhe modernizimit të programeve të studimit nuk janë shoqëruar sa duhet me ndryshime adekuate në mënyrën e mësimdhënies dhe të të nxënit.

Detyra kryesore e qeverive evropiane në modernizimin e arsimit të lartë është të inkurajojë dhe mbështesë fuqimisht integrimin më të madh të teknologjive të reja dhe qasjeve të përshtatshme pedagogjike në arsimin konvencional. Strategjitë gjithëpërfshirëse për miratimin e mënyrave të reja të të mësuarit dhe të mësimdhënies brenda arsimit të lartë duhet të zhvillohen si në nivelin kombëtar, ashtu edhe në atë institucional, dhe propozuesi kryesor i ndryshimeve duhet të jetë personeli mësimor i këtyre institucioneve. Për të qenë në lartësinë e detyrës, personeli mësimor duhet të ketë njohuri dhe aftësi të përdorë plotësisht gamën e mjeteve të reja të mësimdhënies në dispozicion. Si pasojë, zhvillimi i vazhdueshëm profesional për personelin mësimdhënës duhet të bëhet i domosdoshëm në të gjitha institucionet e arsimit të lartë.

Objektivi i përgjithshëm i projektit:

Të përmirësojë cilësinë e arsimit të lartë në fushën e shkencave natyrore dhe matematikore në institucionet e arsimit të lartë në Serbi dhe Shqipëri, në përputhje me praktikat e përparuara të BE-së, duke rritur krahasueshmërinë dhe konkurrencën e tyre në Evropë dhe më gjerë.

Objektivat specifike:

  • të rrisë aftësitë profesionale të stafit mësimdhënës përmes kurseve të trajnimit në qasjet bashkëkohore pedagogjike, metodologjitë dhe teknologjitë arsimore;
    • të përditësojë    infrastrukturën arsimore si bazë për integrimin më të gjerë të parimeve dhe teknologjive moderne pedagogjike në mësimdhënie dhe mësimnxënie;
  • të ofrojë kurse të reja, të modifikuara në psikologji, pedagogji, metodologji të mësimdhënies dhe mësimdhënie të avancuar të teknologjisë në IAL, në përputhje me strategjitë moderne evropiane;
    • të forcojë infrastrukturën e personelit përmes implementimit të zhvillimit të vazhdueshëm profesional në sistemin e arsimit të lartë.

Linku i projektit: http://www.tecomp.ni.ac.rs/

7.     TEAVET – ZHVILLIMI I KOMPETENCAVE TË MËSIMDHËNËSVE PËR NJË SISTEM GJITHËPËRFSHIRËS VET NË SHQIPËRI

Programi: Erasmus + CBHE

Periudha: 10/2017 – 10/2020

Lider i projektit: Universiteti i León-it, Spanjë

Partnerët e projektit:

  • Universiteti i Turkut në Finlandë
    • Universiteti i Danubit në Krems, Austri
    • Ministria e Arsimit, Rinisë dhe Sportit, Shqipëri
    • Universiteti i Sporteve “Vojo Kushi”, Tiranë
    • Universiteti “Aleksandër Moisiu”, Durrës
    • Universiteti “Aleksandër Xhuvani”, Elbasan
    • Universiteti “Eqrem Çabej”, Gjirokastër
    • Universiteti “Fan. S. Noli”, Korçë
    • Universiteti “Luigj Gurakuqi”, Shkodër

Përshkrimi i projektit: Projekti përfshin staf akademik kërkues në fushën e mësuesisë dhe pedagogjisë nga departamente ndërfakultetore si Departamenti i Gjuhës dhe Letërsisë, Departamenti i Shkencave Kompjuterike, etj. Në bazë të këtij projekti qëndron puna kërkimore për zhvillimin e moduleve trajnuese me përmbajtje bashkëkohore në fushat e etikës dhe komunikimit të mësuesve, krijimi dhe zhvillimi i kompetencave dixhitale për qëllime pedagogjike, komunikimi online, etj. duke studiuar kërkesat reale të grupit të interesit siç janë mësuesit apo drejtuesit e institucioneve arsimore.

Objektivi i përgjithshëm i projektit:

Të zhvillohet një sistem gjithëpërfshirës për trajnimin e mësuesve me kompetenca gjatë gjithë jetës.

Objektivat specifike:

  • Të krijohet një strategji e re e trajnimit të mësuesve për një cilësi të lartë të procesit të kualifikimit të mësuesve gjatë gjithë jetës, në përputhje me nevojat e mësuesve;
  • Të vendoset një standard i ri në trajnimin e mësuesve në universitetet shqiptare përmes organizimit të seminareve në universitetet shqiptare dhe vizitave trajnuese në universitetet evropiane;
    • Të krijohen qendra të specializuara të trajnimit të mësuesve sipas nevojave të MAS;
    • Të zhvillohen programe të kurseve të trajnimit për nivele të ndryshme të arsimit në metodologjitë shkencore, çështjet pedagogjike, etikën dhe përdorimin e TIK-ut në mësimdhënie e mësimnxënie;
    • Të aplikohet për kredite në 16 kurse trajnimi me nga 2 kredite dhe të gjenden mënyrat për të mbështetur procesin e trajnimit;
    • Të zhvillohen strukturat dixhitale (videoprojektorë, laboratorë interaktivë, smartboard, laptop-ë, etj.) për të mbështetur procesin e trajnimit për kualifikimin e mësuesve dhe mësimin e tyre gjatë gjithë jetës.

Linku i projektit:https://teavet.org/