Projekte IPA

PROJEKTE INTERREG IPA CBC GREECE-ALBANIA

  1. STONEART – ZHVILLIMI TEMATIK I TURIZMIT NDËRKUFITAR NËPËRMJET RUAJTJES SË MJESHTËRISË SË GURIT

Programi: INTERREG-IPA CBC

Periudha: 01/2020  –  11/2023

Lider i projektit: Bashkia Konicë, Greqi

Partnerët e projektit: 

  • Universiteti i Janinës, Greqi
  • Bashkia Përmet 
  • Universiteti “Eqrem Çabej”, Gjirokastër.

Përshkrimi i projektit: Zonat e Konicës, Përmetit, Janinës dhe Gjirokastrës ndajnë tradita shoqërore dhe kulturore që simbolizojnë mishërimin e bashkëjetesës së dy kombeve. Ruajtja e trashëgimisë së përbashkët kulturore është e rëndësishme për të nxitur identitetin e përbashkët kulturor të zonës, ndërkohë që përdorimi i saj i përbashkët dhe i qëndrueshëm mund të kontribuojë në rritjen ekonomike dhe të turizmit kulturor. Një tipar kryesor i përbashkët kulturor i zonës është mjeshtëria e muratorëve, teknikat që ata përdorin, veçanërisht me përdorimin e gurit si materialin kryesor të ndërtimit.

Një aspekt i artit të gurit, arti i ndërtimit të murit me gurë të thatë, është përfshirë në listën e Trashëgimisë Kulturore të UNESCO-s, në vitin 2018, duke treguar rëndësinë e lartë të promovimit dhe ruajtjes së traditave të ndërtimit që mund të kenë një vlerë të shtuar në ditët e sotme.

Si në Greqi dhe Shqipëri ka një nevojë urgjente për të studiuar, mbledhur dhe ruajtur këtë aspekt të trashëgimisë së përbashkët si një karakteristikë emblematike e zonës ndërkufitare. Ndërsa shumë projekte janë zbatuar në këtë fushë nga të dy palët, ekziston nevoja për një ndërhyrje të kombinuar, kryesisht sepse shumica e këtyre iniciativave të kaluara janë kryer në baza lokale.

Objektivi i përgjithshëm i projektit:

Të ruhet dhe forcohet mjeshtëria e gurit dhe tradita e rajoneve të Epirit dhe Shqipërisë së Jugut, si një element kulturor integral i zonës së ndërhyrjes, dhe të vlerësohet ajo në mënyrë efektive në fushën e turizmit tematik. 

Objektivat specifike:

  • Të dokumentohen dhe analizohen teknikat dhe metodat e zejtarisë së artit të gurit të zonës së ndërhyrjes në lidhje me rëndësinë e tyre historike dhe kulturore;
  • Të forcohet bashkëpunimi ndërkufitar në fushat e artit, kulturës dhe turizmit;
  • Të rritet numri i vizitorëve në Zonën e Ndërhyrjes;
  • Të përmirësohet atraktiviteti në zonat e ndërhyrjes;
  • Të zhvillohen mekanizma të IT-së dhe markës së përbashkët STONE.ART, për mbështetjen e strukturuar të përparimit të turizmit;
  • Të trajnohen, të shkëmbehen njohuri dhe përvoja mes profesionistëve e autoriteteve dhe organeve në nivel lokal, rajonal dhe ndërkufitar;
  • Të themelohet Shkolla e Gurit për ruajtjen dhe vazhdimin e teknikave të ndërtimit si një aset për brezat e ardhshëm;
  • Të mbështeten përpjekjet për zhvillimin e turizmit lokal dhe menaxhimit kulturor duke u siguruar Autoriteteve Rajonale dhe Lokale mjete për të krijuar një vizion dhe plan strategjik për rajonin e tyre.

Linku i projektit: https://greece-albania.eu/projects/thematic-tourism-development-through-the-preservation-stone-craftsmanship-stone-art

  • VIRTUALAND – NJË EKSPERIENCË VIRTUALE GJITHËPËRFSHIRËSE PËR TROJET E TRASHËGIMISË KULTURORE DHE NATYRORE

Programi: INTERREG-IPA CBC

Periudha: 12/2019 – 05/ 2023

Lider i projektit: Universiteti i Janinës, Greqi

Partnerët e projektit: 

  • Libraria Qendrore Publike e Konicës, Greqi
  • Qendra për Zhvillim Ekonomik dhe Marrëdhënie Kombëtare, Shqipëri
  • Universiteti “Eqrem Çabej”, Gjirokastër

Përshkrimi i projektit: Zona ndërkufitare Greqi-Shqipëri, ku vendosen aktivitetet e projektit VirtuaLand, karakterizohet nga një trashëgimi kulturore unike dhe e larmishme që mund të formojë bazën për zhvillimin e turizmit. Trashëgimia kulturore është ruajtur në libra, revista, letra dhe materiale të tjera të shtypura ose audiovizive që ruhen kryesisht në bibliotekat publike në të gjithë këtë zonë. Sidoqoftë, shumë prej objekteve të trashëgimisë kulturore që përfshijnë historinë, traditën, kulturën e të dy kombeve, janë duke u ruajtur në vitrina të mbyllura pa qasje për vizitorët. Kjo për shkak të shumë faktorëve. Për shkak të cilësisë së dobët, shpesh është e pamundur të dixhitalizohen asetet egzistuese me cilësi të pranueshme.

Nga ana tjetër, në zonën ndërkufitare, është identifikuar nevoja për zhvillimin dhe miratimin e strategjive inovative të turizmit që do të krijonte mundësinë për të përdorur pasuri të rëndësishmë kulturore në zonën ndërkufitare.

Për të adresuar sfidat, VirtuaLand ofron një platformë ndërvepruese të Realitetit Virtual (VR), ku objektet e trashëgimisë kulturore do të shndërrohen në skenarë virtualë të shfletimit kulturor dhe turistik. Këto pasuri, të siguruara nga bibliotekat ne të dy rajonet nuk mund të dixhitalizohen pasi janë ose shumë të ndjeshme, ose cilësia e tyre është shumë e ulët për shkak të shkatërrimit, vandalizmit ose dëmtimit të lidhur me moshën.

Përveç skenarëve VR, VirtuaLand do të ofrojë një bibliotekë me objekte 3D dhe një platformë të hapur VR, ku punonjësit e bibliotekave, profesionistët e turizmit ose individët me aftësi të kufizuara programimi do të jenë në gjendje të krijojnë historitë e tyre VR. Platforma gjithashtu do të lidhet me Bibliotekat Dixhitale ekzistuese, të krijuara përmes iniciativave të mëparshme Interreg, Greqi-Shqipëri.

Objektivi i përgjithshëm i projektit:

Të dentifikohet, mbrohet dhe ruhet trashëgimia kulturore e zonës ndërkufitare duke nxjerrë në pah pasuritë e rralla, shumë të vjetra, të rëndësishme që egzistojnë në biblioteka. Të veprojë si pjesë e një pakete tërheqëse turistike dhe si një pikë referimi e përbashkët për të gjithë turistët që vizitojnë zonën për të kuptuar më mirë traditat, historinë dhe kulturën e njerëzve që jetojnë në zonë.

Objektiva specifikë:

  • Të tërhiqet audiencë e re, pasi librat nuk janë gjithmonë të disponueshëm ose tërheqës sidomos për të rinjtë;
  • Të tejkalohen pengesat gjuhësore dhe të krijohen ura lidhëse për pasuritë kulturore të shkruara në gjuhë të ndryshme. Anglishtja përdoret për të kapërcyer diversitetin gjuhësor, por jo gjithmonë me sukses, pasi nuk është e kuptueshme nga folësit jo-anglezë që përfaqësojnë një pjesë të madhe të njerëzve që jetojnë ose vizitojnë zonën e ndërkufitare;
  • Të rriten kapacitetet e agjentëve turistikë dhe operatorëve për të promovuar identitetet lokale dhe rajonale, duke i pajisur ata me objekte 3D të gatshme për përdorim dhe një platformë VR për të ndërtuar skenarë dhe paketa shtesë, pavarësisht aftësive të kufizuara në programim;
  • Të përmirësohet dukshëm vizibiliteti i aseteve kulturore dhe zonave të bukurisë natyrore të rajoneve pjesëmarrëse;
  • Të vendoset një emër i përbashkët i markës midis Greqisë dhe Shqipërisë, marka “VirtuaLand” që do të përfshijë paketa VR, përcaktimin e mjedisit virtual interaktiv për të promovuar identitetin e përbashkët natyror, kulturor dhe historik të zonës me interes.

 Linku i projektit: https://greece-albania.eu/projects/immersive-virtual-experience-for-cultural-and-natural-heritage-sites-virtualand

  • CHEESECULT  –  RRUGA E DJATHIT SI NJË FORCË NXITËSE E TRASHËGIMISË KULTURORE INOVATIVE PËR ZHVILLIMIN E TURIZMIT RURAL NË ZONËN NDËRKUFITARE

Programi: INTERREG-IPA CBC

Periudha:  12/2019 – 11/2022


Lider i projektit: Universiteti i Janinës, Greqi

Partnerët e projektit: 

  • Hellenic Agricultural Organisation, Greqi
  • Universiteti “Eqrem Çabej”, Gjirokastër
  • Argjiro, Shqipëri

Përshkrimi i projektit: Projekti CheeseCulT synon të ruajë traditën lokale të kuzhinës në prodhimin e djathit, për ta integruar atë më tej në qasjet e zhvillimit lokal inovativ dhe për të përmirësuar cilësinë dhe konkurrencën në sektorët e turizmit dhe kuzhinës në zonat ndërkufitare të Shqipërisë dhe Greqisë. Në një rajon me burime të bollshme natyrore, shembuj të shumtë të trashëgimisë kulturore dhe historike, si dhe folklor të gjallë, industria e turizmit ende nuk është bërë një nxitës kryesor i zhvillimit. CheeseCulT paraqet një mundësi unike për turizëm të qëndrueshëm dhe modele të reja zhvillimi për zonën ndërkufitare, duke marrë parasysh që blegtoria e bagëtive dhe prodhimi i produkteve të qumështit, më së shumti djathi, qumështi dhe kosi, janë një pjesë integrale e kulturës lokale dhe traditës së kuzhinës. CheeseCulT do të krijojë rrjete tematike, do të promovojë aktivitete lokale të turizmit dhe tradita gastronomike dhe do të përmirësojë aftësitë e popullatës lokale dhe palëve të interesit. CheeseCulT pritet të kontribuojë në ruajtjen e traditës lokale të përgatitjes së qumështit dhe më tej, ta përfshijë atë në zhvillimin e qëndrueshëm të turizmit lokal duke krijuar një produkt të ri të turizmit kulturor të bazuar te djathi.

Objektivi i përgjithshëm i projektit:

Të ruajë traditën lokale të kuzhinës dhe të përdorë në mënyrë efektive mjete dhe qasje inovative për të kapitalizuar përfitimet nga tradita, në planin e zhvillimit të turizmit në zonat ndërkufitare, në mënyrë që të arrihet rritja e numrit të vizitorëve turistikë.

Objektiva specifikë:

  • Të identifikohet një Rrugë Ndërkombëtare e Djathit;
  • Të stimulohet inovacioni gastronomik dhe promovimi i turizmit;
  • Të promovohet dialogu rajonal; 
  • Të inkurajohet përmirësimi i cilësisë së produktit.

Linku i projektit: https://cheesecult.eu

  • INECO – EKOSISTEME TË EKONOMISË INOVATIVE

Programi: INTERREG-IPA CBC

Periudha:  06/2018 – 12/2021

Lider i projektit: Dhoma e tregtisë, Kastoria, Greqi 

Partnerët e projektit: 

  • Universiteti i Selanikut, Greqi
  • Shoqata e Grave Sipërmarrëse, Greqi
  • Dhoma e Tregtisë, Gjirokastër 
  • Studimet e Qendrës Zhvillimore, Tiranë
  • Universiteti “Eqrem Çabej” Gjirokastër

Përshkrimi i projektit: Projekti synon të krijojë mekanizma të strukturuar para-inkubimi, në mënyrë që të inkurajohen sipërmarrësit dhe ekipet e reja për të përgatitur dhe testuar idetë e tyre të biznesit në kushte reale para se të ndërmarrin ndonjë rrezik biznesi. Mësimi i ofruar do të bazohet në përvojë, duke ulur kështu rrezikun e dështimeve të tregut. Në kontrast me një inkubator të përbashkët biznesi, para-inkubatori mbështet vetëm projekte sipërmarrëse dhe ndërmarrjet jo të regjistruara tashmë.

Për këtë qëllim, projekti kërkon krijimin e një platforme solide dhe të qëndrueshme bashkëpunimi, duke ofruar mundësi për të shfrytëzuar përparësitë që ofron rajoni.

Projekti është në përputhje me strategjitë dhe qëllimet e Programit Interreg IPA CBC, përkatësisht me Prioritetin 2 “Rritja e ekonomisë lokale”, dhe kontribuon në Objektivin Specifik 2.2 “Përmirësimi i kapacitetit ndërkufitar për të mbështetur sipërmarrjen, mbijetesën e biznesit dhe konkurrencën”.

Objektivi i përgjithshëm i projektit:

Të adresohet një ekosistem më i gjerë inovativ në zonën ndërkufitare.

Objektivat specifikë:

  • Të zhvillohet një strategji para-inkubacioni në zonën ndërkufitare bazuar në përvojën ndërkombëtare duke përfituar nga metodologjitë ekzistuese;
  • Të formulohen plane të biznesit dhe të zhvillohen   prototipa për sipërmarrësit dhe ekipet e mundshme;
  • Të zhvillohen mjete të përshpejtimit të Para-Inkubimit të Biznesit dhe Platformës Virtuale, shoqëruar me të gjitha modulet e veçanta;
  • Të krijohet një Rrjet Ndërkombëtar i Mentorëve, Bordit Këshillimor, Grupit të Para-inkubimit;
  • Të instalohet pajisja e dy mekanizmave të strukturuar të para-inkubacionit;
  • Të konsultohen rekomandimet e politikave dhe kapitalizimi me palët kryesore të interesit,
  • Të zhvillohet një program mbështetës holistik para-inkubator që përfshin trajnime, mentorime dhe aktivitete laboratorike.

Linku i projektit: https://greece-albania.eu/projects/innovative-economy-ecosystem