Në kuadrin e projektit ERASMUS KA107 2019-2022 eKA107 2020 – 2022 (Albania & Kosova) Università del Salento, me drejtues prof. Monica Genesin & Flora Koleci, Dipartimento di Studi Umanistici,
Prof. Dr. Gëzim Rredhi, Universiteti “Eqrem Çabej” Gjirokastër mbajti leksionin në gjuhën italiane, me temë:
Contatti transadriatici tra le letterature italiana e albanesi (Raporte transadriatike mes letërsisë italiane e asaj shqiptare ).
Në këtë ligjëratë online, në të cilën morën pjesë pedagogë e studentë nga universitete italiane e shqiptare, u trajtuan çështje që lidhen me kontaktet historike mes dy letërsive dhe kulturave tona si dhe probleme të receptimit nga ana e lexuesit shqiptar të autorëve italianë. Një vend të veçantë zinte edhe trajtimi i problemit të autorëve të letërsisë shqipe të përkthyer në Itali si dhe integrimi i autorëve dygjuhësh në kulturën italiane. Leksioni u ndoq me interes nga të pranishmit, studentë e pedagogë nga universitetet pjesëmarrëse.
Në mbyllje u bën vlerësime dhe u diskutua rreth problemeve të trajtuara. Kliko porgramin..
https://www.facebook.com/347478949061362/posts/1379296035879643/