PROJEKTE TEMPUS
- CCNURCA – REFORMA E KURRIKULËS ME BAZË KOMPETENCAT NË
INFERMIERI DHE KUJDES SHËNDETËSOR NË UNIVERSITETET E
BALLKANIT PERËNDIMOR
Programi: Tempus
Periudha: 2014 – 2017
Lider i projektit: HUB HAKO
Partnerët e projektit:
Universiteti i Sarajevës Lindore, Bosnje-Hercegovinë
Universiteti i Mostarit, Bosnje-Hercegovinë
Universiteti i Zenicës, Bosnje-Hercegovinë
Universiteti i Malit të Zi
Universiteti “Luigj Gurakuqi”, Shkodër, Shqipëri
Universiteti “Fan S. Noli”, Korçë, Shqipëri
Universiteti i Shkencave të Aplikuara, Hanze, Gjermani
Universiteti i Presov, Sllovaki
Ministria e Arsimit dhe Kulturës, Serbi
Ministria e Arsimit, Shkencës, Kulturës dhe Sportit, Republika e ZEDO Canton
Ministria e Arsimit, Mali i Zi
Ministria e Arsimit dhe Mirëqënies, Serbi
Ministria e Shëndetit, Neretvanski, Bosnje-Hercegovinë
Ministria e Shëndetit , Zenica Doboj Canton
Ministria e Shëndetit, Shqipëri
KU Leuven, Belgjikë
Universiteti “Eqrem Çabej”, Gjirokastër
Përshkrimi i projektit: Reforma në mësimdhënien e Infermierisë është kusht për hyrjen në
Bashkimin Evropian për gjithë vendet partnere të Ballkanit Perëndimor të përfshirë në
projekt. Ky projekt përshtatej me strategjitë e zhvillimit të vendeve partnere dhe madje ishte
një domosdoshmëri.
Të gjitha aktivitetet e projektit u organizuan në mënyrë logjike, duke marrë parasysh analizën
e trendit aktual në mësimdhënien e Infermierisë në BE dhe Ballkanin Perëndimor. U zhvilluan
një sërë aktivitetesh për zhvillimin e kurrikulës së re si përcaktimi i rezultateve të pritshme
dhe objektivave të mësimdhënies, aftësive dhe metodave të vlerësimit të stafit trajnues dhe
ngritjes së kapaciteteve të institucioneve të Ballkanit Perëndimor të përfshirë në projekt.
U punua që kurrikula e re të bazohej në kompetenca të tilla si: vlerat profesionale, qëllimet,
sjellja dhe etika, aftësitë komunikuese, aftësitë e infermierisë klinike, background-i shkencor i
infermierisë, mendimi kritik, menaxhimi i informacionit, kujdesi shëndetësor social,
parandalues dhe kurues.
Sa i takon ngritjes së kapaciteteve, synimi kryesor ishte sigurimi i pajisjeve të përshtatshme
dhe të nevojshme për mësimnxënien dhe performimin e aftësive të ndryshme praktike.
Linku i projektit: http://www.ccnurca.eu/
- U3M-AL – MISIONI I TRETË I UNIVERSITETEVE NË SHQIPËRI
Programi: Tempus
Periudha: 10/2012 – 10/2014
Lider i projektit: Universiteti i Leonit, Spanjë
Partnerët e projektit:
Universitetit Politeknik i Venecias, Itali
Universiteti i Turkut, Findlandë
Universiteti i Romës “La Sapienza”, Itali
Instituti Superior “Mario Boella”, Itali
Ministria Arsimit Sportit dhe Rinisë, Shqipëri
Universiteti “Luigj Gurakuqi”, Shkodër
Universiteti “Eqrem Çabej”, Gjirokastër
Universiteti “Aleksandër Moisiu”, Durrës
Universiteti Bujqësor i Tiranës
Universiteti Politeknik i Tiranës
Universiteti “Fan S. Noli”, Korçë
Përshkrimi i projektit: U3M-AL është një projekt i financuar pjesërisht nga BE, ku
marrin pjesë Ministria e Arsimit dhe shumica e Universiteteve shqiptare. Misioni tradicional
i Universitetit është mësimdhënia dhe puna kërkimore. Lidhja midis Arsimit të lartë dhe
shoqërisë referohet si Misioni i Tretë (3M). Ky mission përfshin aktivitete që lidhen me
punën kërkimore (teknologjinë dhe inovacionin), mësimdhënien (Të Mësuarin Gjatë Gjithë
Jetës, Arsimimi i Vazhduar, etj) dhe angazhimin e shoqërisë (akses publik në muze,
koncerte, leksione; punë vullnetare dhe konsulencë nga stafi apo studentët). Janë një sërë
aktivitetsh që përfshijnë pjesët përbërëse të Universiteteve dhe që kërkojnë kulturën e
duhur, njerëz me aftësi të veçanta dhe struktura e mekanizma mbështetëse për të arritur
potencialin e vet.
Tre grupet e aktiviteteve që janë pjesë e 3M (teknologjia, arsimimi i vazhduar dhe
angazhimi social) janë ende në fazat fillestare në universitetet shqiptare, prandaj kërkohet
të ndërmerret një përpjekje më e madhe për t’i bërë universitetet më të përgjegjshëm
ndaj nevojave sociale dhe ekonomike, veçanërisht në nivel rajonal.
Objektivi i projektit: Projekti U3M-AL synon të mbështesë rolin e universiteteve
shqiptare në Shqipëri përmes tre drejtimeve kryesore:
Zhvillimi i marrëdhënieve midis universiteteve shqiptare dhe shoqërisë përmes
promovimit të aktiviteteve 3M: transferimi i teknologjisë, edukimi i vazhdueshëm
dhe angazhimi social;
Themelimi i Qendrave Rajonale të Zhvillimit për të promovuar dhe organizuar
aktivitetet 3M në secilën prej Universiteteve Publike Shqiptare;
Krijimi i një rrjeti shqiptar për të promovuar këto aktivitete pas përfundimit të këtij
projekti.
Linku i projektit: http://www.u3m-al.org/