Akreditimi Periodik i UGJ


NJËSIA E SIGURIMIT TË BRENDSHËM TË CILËSISË (NJSBC)

Njësia e Sigurimit të Brendshëm të Cilësisë miratohet  nga Senati Akademik, dhe përmes Koordinatorit Institucional, hartojnë e japin raporte për veprimtaritë dhe iniciativat e reja që lidhen me sigurimin e cilësisë për të gjitha njësitë e UGJ-së. Funksionimi i tyre është i rregulluar nga Statuti, në përputhje me Kodin e Cilësisë së Arsimit të Lartë.

NJSBC në shkallë institucioni është përgjegjëse para Senatit Akademik për punën e saj. Ajo diskuton dhe vendos për çështje të fushës së menaxhimit të cilësisë dhe promovon, bashkëpunon, dhe monitoron veprimtarinë e sigurimit të cilësisë në Universitet dhe anëtarët e tij.

ORGANIZIMI I NJSBC-së

NJSBC-ja përbëhet nga 7  (shtatë ) anëtarë, nga të cilët

  1. 1 (një ) përfaqësues të Rektoratit të UGJ-së
  2. 3 (tre) përfaqësues nga personeli akademik i Njësive Kryesore
  3. 2 (dy) përfaqësues nga Sektori i Standarteve të Cilësisë dhe Kurrikulave
  4. 1 (një)  përfaqësues i studentëve.

NJSBC-ja për çdo vlerësim që organizon (akreditim institucional / program studimi) , ngrihen Grupet e Vlerësimit të Brendshëm (më tej GVB), ku merr pjesë edhe një përfaqësues i studentëve.

AKREDITIMI I UNIVERSITETIT “EQREM ÇABEJ”

Universiteti synon t’i përshtatet e t’i paraprijë zhvillimit shoqëror dhe ekonomik të vendit. Ai synon të kthehet në një qëndër të kërkimit shkencor për Rajonin e Jugut. UGJ-ja do të vazhdojë të jetë qendër e fuqishme për arsimimin dhe kërkimin shkencor të orientuar nga tregu i punës, nga reformat social-ekonomike dhe nga standartet e reja të integrimit europian.

Universiteti “Eqrem Çabej” Gjirokastër vjen në proçesin e akreditimit institucional  periodik pas një eksperince të suksesshme tre vjet më parë, ku Institucioni me Vendim Nr.67 datë 21.09.2017 , u akreditua për një periudhë kohore tre vjeçare nga Bordi i Akreditimit i ASCAL.

Proçesi i akreditimit është në vazhdimësi të kësaj eksperince dhe synon plotësimin e standardeve të cilësisë nga UGJ.

  • Raporti i Vlerësimit të Brendshëm Institucional shqip
  • Raporti i Vlerësimit të Brendshëm Institucional anglisht

Agjensia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë  me Vendimin nr. 55, datë 16.12.2021

për

Akreditimin Periodik të Institucionit të Arsimit të Lartë Universiteti “Eqrem Çabej”, Gjirokastër

VENDOSI;

  1. Vlerësim përfundimtar POZITIV për institucionin e arsimit të lartë, Universiteti “Eqrem Çabej”, Gjirokastër, me rekomandimet sipas shtojcës së këtij vendimi.
  2. Akreditimin institucional të  institucionit  të arsimit të lartë, Universiteti “Eqrem Çabej”, Gjirokastër , me kohëzgjatjen prej  4 (katër) vite.
  3. Afati përfundimtar i vlefshmërisë së akreditimit të institucionit është 15. 12. 2025.
  4. Ngarkohet Agjensia e Sigurimit të Brendshëm të Cilësisë në Arsimin e Lartë për zbatimin e këtij vendimi, publikimin, dhe lëshimin e certifikatës së Akreditimit brenda një muaji nga data e marrjes së këtij vendimi, si dhe  monitorimin e rekomandimeve  sipas shtojcës bashkelidhur.
  • Vendimi i BA nr. 55 datë 15.12.2021

Link-u i ASCAL :  https://www.ascal.al/index.php?option=com_k2&vieë=item&layout=item&id=93&Itemid=698&lang=sq

PLANI I VEPRIMEVE  TË UNIVERSITETIT “EQREM ÇABEJ” NË KUADËR TË REKOMANDIMEVE TË BORDIT TË AKREDITIMIT

  • Plani i  veprimit të UGJ -së
  • Vendimi i Senatit Akademik për miratimin e planit të veprimit