Info te reja


Koordinatori për të drejtën e informimit i Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale:

Znj. Briseda Kamemaj

Email:      bkamemaj@uogj.edu.al 

Tel:          +355 8 4263408

Adresa:    Lagjia “18 Shtatori”, rruga “ Studenti”,  Gjirokaster

Orari:        E Hënë – E Premte 08:00 – 16:00



NJOFTIM PUBLIK
PËR PARAQITJEN E APLIKIMEVE PËR TË PËRFITUAR MBËSHTETJE FINANCIARE, NGA STUDENTËT E REGJISTRUAR
NË VITIN AKADEMIK 2023-2024. Shkarko formular aplikimi


Video-materiali në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Mbrojtjes së të Dhënave Personale– 28 Janar 2024. Link i video-materiali: https://www.youtube.com/watch?v=HCiwJkUo404              Për të sjellë në vëmendjen e gjithësecilit se sa të kujdesshëm duhet të jemi gjatë përdorimit të pajisjeve elektronike dhe teknologjisë, në kuadër të ruajtjes së informacionit dhe të dhënat personale.

Zyra e Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale, në kuadër të aktiviteteve për Javën e Mbrojtjes së të Dhënave Personale dhe në funksion të interesit publik, ka përgatitur një poster elektronik ndërgjegjësuese.kliko posterin…                                                  28 Janari është Dita e Mbrojtjes së të Dhënave Personale dhe në botë njihet si Dita e Privatësisë – Privacy Day                

Zyra e Komisionerit kërkon bashkëpunimin për publikimin/vendosjen e tij në faqet zyrtare të internetit të autoritetit/kontrolluesit publik që përfaqësoni, në cilësinë e “nëpunësit të mbrojtjes së të dhënave” (DPO), në intervalin kohor 27-29 janar 2023, për rritjen e njohurive të qytetarëve mbi ushtrimin e kësaj të drejte themelore kushtetuese.


Ju informojmë se Ministria e Mbrojtjes hap  Njoftimin MBI KRITERET E PRANIMIT DHE REGJISTRIMI I KANDIDATËVE, DOKUMENTACIONI I NEVOJSHËM Afati per dorezimin e dokumentacionit: deri ne 11 Gusht 2022


Eja tek ne të mësosh gjuhën italiane!

Në datën 1 shtator rihapen regjistrimet në kurset e nivelit A1, A2, B1 dhe B2 të Institutit Italian të Kulturës, të cilët do të fillojnë më 16 shtator 2022: konsulto sitin tone  www.iictirana.esteri.it ose, për të gjitha informacionet e nevojshme, na kontakto në numrin  +35542379580


Ju informojmë se programi B4Students nga Grupi BALFIN, ka rihapur thirrjet për aplikim nga studentët në: i. Programin e Praktikës & Punësimit dhe ii. Konkursin e Ideve të Biznesit.

i. Programi i Praktikës & Punësimit, për këtë vit, do të ofrohet në dy periudha 3-mujore, mars – prill – maj dhe gusht – shtator – tetor. Për 3-mujorin e parë të praktikës, aplikimet do të pranohen deri më datë 20 shkurt, nëpërmjet www.b4students.com.

 Studentët kanë mundësi të vlerësojnë mundësitë për praktikë në 5 sektorë, 45 kategori punësimi dhe 13 kompani partnere. Për secilën prej mundësive, studentët mund të informohen në detaje mbi detyrat, përfitimet dhe profilin e kandidatit, duke lexuar përshkrimin e punës të publikuar në www.b4students.com sipas preferencës së tyre dhe vijuar me aplikimin online.

ii. Konkursi i Ideve të Biznesit, është një mundësi tjetër për studentët që synojnë të ndërtojnë biznesin e tyre, por ju duhet mbështetje. Për edicionin e dytë të konkursit, aplikimet do të pranohen deri më datë 7 mars, nëpërmjet www.b4students.com.

Për aplikantët me idetë më të mira, B4Students do të mundësojë: i. grant deri në 5000 euro për mbulimin e shpenzimeve të fillimit të aktivitetit, ii. paketë trajnimi për zhvillimin e kompetencave në biznes, iii. mentorim për 6 muaj, iv. mundësi kreditimi nga Tirana Bank, në rast nevoje, si dhe v. mundësi partneriteti me Grupin BALFIN dhe shoqëritë e saj.

Nëpërmjet programit B4Students, Grupi BALFIN synon të luajë një rol të rëndësishëm në edukimin e lartë, duke u angazhuar të ofrojë mbështetje për studentët në zhvillimin profesional, punësimin në profil, si dhe vetëpunësimin nëpërmjet sipërmarrrjes.

Duke ju falenderuar për kohën, lutemi përcjelljen e këtij njoftimi tek struktura e duhur për informimin e studentëve.


CleanScore hap :  Thirrjen për aplikime në Konkursin e Punimeve Kërkimore 3

Gjithmonë do të ekzistojë diçka e re dhe interesante “për t’u zbuluar”!
CleanScore organizon “Konkursin e Punimeve Kërkimore – 3”
Pjesëmarrja në këtë konkurs është e hapur për të gjithë studentët që ndjekin aktualisht studimet në të gjitha universitetet në Shqipëri si dhe studentët që ndjekin studimet në të gjitha universitetet në ballkan që kanë programe studimi në gjuhën shqipe. Punimet që do të pranohen në konkurs nuk kanë kufizim për fushën e studimit.

– Afati i dorëzimit: deri në 15 Maj 2022,
– Shpallja e fituesve në 15 Qershor 2022.

CleanScore ben : THIRRJE PËR APLIKIME – KONKURS ME PUNIME KËRKIMORE

Formati i publikimit te te dhenave per periudhen Janar – Qershor 2021

Kliko: Formati i publikimit te te dhenave per periudhen Janar-Prill 2021


Thirrje për aplikim

Ministria e Ekonomisë dhe Financave shpall thirrjen për aplikime për ngritjen e  Platformës së Partneritetit të Integrimit Europian  MFE – GIZ,  publikuar në Fletoren Zyrtare (Buletini nr. 7, viti 2021).Mund të aplikoni si organizatë, por edhe si individ. Afati i aplikimit është data 15 mars, 2021. Për cdo sqarim komunikoni në adresën elektronike:  laureta.spahiu@giz.de

Ju informojme se Instituti Konfuci-UT, ka nisur regjistrimet për një program veror kushtuar gjuhës dhe kulturës kineze për të gjithë të interesuarit. Në këtë program veror ofrohen nivelet fillestare HSK 1 dhe HSK 2, të cilat do të zhvillohen online në platformen ZOOM.  Bashkëngjitur gjeni dhe linkun për njoftim : Linku


NJOFTIM

Mund të informoheni me projektin e hartuar për  “rikonstruksionin dhe shtesën e re të ish Shtëpisë së Ushtarakëve” duke klikuar si më poshte:

Mund te informoheni për shpallje konkursi për pedagogë të ftuar (të jashtëm) me kriteret dhe dokumentacionin e nevojshem duke klikuar si me poshte:

Ju mund te informoheni mbi ecurinë e procesit zgjedhor në UGJ për autoritetet dhe organet drejtuese për zgjedhjet e dt. 20 prill 2016:


Gjithashtu mund te informoheni duke klikuar mbi:  PROGRAM TRANSPARENCE

Data e fillimit te vitit akademik 16 tetor 2017 Urdheri nr.418