Pjesmarrja në organizma

Anëtarësimi I UGJ në Organizata dhe Shoqata ndërkombëtare

Universiteti “E.Çabej”  prej 10/02/2006  anetar I Balkan Universities Network. 

Në 20/09/2008 anëtarësohet në  International Association of University,  IAU

Në 24/09/2008 Universiteti u anëtarësua në CUM ( Community of Mediterranean Universities).  Prej 02/11/2008 Universiteti është  anëtar i ESREA – Europian Society for Research on the Education of Adults ,

UGJ në 22/11/2008 u anëtarësua në  Balkan Association of Pedagogical and Related Faculties, Shoqatës Ballkanike të Fakulteteve të Edukimit.

Anëtarësimi në këto shoqata është një pikë e fortë e universitetit, sepse:

  • ndihmon pedagogët për të marrë pjesë në konferenca të ndryshme
  • krijon mundësi për ndërtime bashkëpunimi mes universitetit tonë dhe homologëve tanë në Europë e më gjerë;
  • mundëson shkëmbimin e përvojës mes pedagogëve;
  • mundëson botime artikujsh të pedagogëve tanë në revista shkencore të universiteteve homologë perëndimorë si dhe artikuj të tyre në revistat tona  shkencore.